20 dhjetor 2010, Dojce Vele, Sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenje Sociale, në Kosovë deri më tani janë riatdhesuar 3,690 persona, 620 prej të cilëve nga Gjermania. Por, sa ka kapacitete Kosova për pranimin qytetarëve të vet dhe sa po mund ta gjejnë veten këto familje pas rikthimit në Kosovë?
Familja Rrustemi nga komuna e Skënderajt, megjithëse e riatdhesuar para tetë muajsh ajo ende nuk ka arritur ta kap fillin e jetës në Kosovë. Sepse, jeta në Gjermani për të cilën shiten plang e shpi, pas dy dekadash ju rrënua brënda nate.
„Mirëpo avokati na tha se nuk ka shancë me ju kthy. I thashë: “Mua po m´thonë komuna që duhet me u kthy!” Tha: “A po m´beson mu apo komunës”? Dhe, s´kaloi as një javë dhe policia erdhi në tre të natës…”, rrëfen kryefamiljari 48 vjecar, Bedri Rrustemi, familja e të cilit në fillim të këtij viti u deportua nga Gjermania në Kosovë.
Projekti "URA"mbwshtet tw riatdhesuarit
Projekti Ura 2 I cili financohet nga Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatë si dhe landet: Baden-Vuerttemberg, Saksonia e Ulët si dhe Renania Veriore-Vestfalia, të gjithë të kthyerve vullnetarë dhe të deportuarve nga Gjermania ju ofron mbështetje të shumëfishtë për riintegrim në shoqërinë kosovare. Në tri vitet e fundit për këtë qëllim janë ndarë rreth 4 milionë euro, 630 mijë prej të cilave vetëm për vitin 2010. Nga projekti “Ura” ka përfituar edhe familja Rrustemi, e cila pas shtatë muajsh ndihmë nga URA është gjetur në udhëkryq.
”Shtatë muaj nga projekti Ura kemi marrë nga 300 euro për banesë e 300 të tjera për ushqim. Për këtë kohë nuk e kemi ndjerë krizën. Pastaj na vazhduan edhe dy muaj me nga 150 euro për banesë. Ndërsa prej datës 19-të, Ura s´na paguan as ushqimin as banesën.”
Pritet valw e re riatdhesimi
Në vitin 1999, Gjermania kishte rreth 200.000 refugjatë kosovarë, kthimi I të cilëve filloi pas pavarësimit të Kosovës. Në bazë marrëveshjejes për riatdhesim në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, brënda vitit 2010 parashihej riatdhesimi i 2,500 kosovarëve të tjerë nga Gjermania. Mirëpo, në periudhën janar-shtator 2010, nga Gjermania për në Kosovë janë dëbuar vetëm 620 persona.
“Pra, Gjermania këtë vit s´do të kalojë shifrën prej njëmijë personash të kthyer, që don të thotë se shteti gjerman nuk është I interesuar t´I bëjë trysni Kosovës që të kthejë me shumë për një vit. Ai vetëm do të shohë vullnetin tonë dhe gatishmërinë t´i pranojmë këta përsona kurdo që t´iu vie momenti. Dhe natyrisht, pranimi I tyre është obligim shtetror sepse ata janë shtetas të Kosovës”, shpjegon Muhamet Gjocaj, drejtor i Departamenitt për Mirëqënje Sociale në Ministrinë për Punë dhe Mirëqënje Sociale të Kosovës shpjegon Muahmet Gjocaj, sipas të cilit kjo nuk është edhe aq e thjeshtë, sepse thotë ai: “Unë s´kam marrë asnjë cent shtesë për këtë detyrë shtesë që ka ngarkuar qeveria. Të gjitha mjetet për akomodimin e tyre janë siguru nga Divizioni I Shërbimeve Sociale, të cilat kanë qënë të parapra për tjera qështje. Shpresojmë se qeveria tani do të krijojë një fond të vecantë, I cili është shumë I domosdoshëm për sigurimin e banimit të të pastrehëve”.
Pa strehw as pa burim ekzistence
Ndër këta të pastrehë është qifti Rrustemi nga Skënderaj, e cila si shumë familje shqitpare para 18-të vitesh zbarkoi si refugjatë në një qytet të Saksonisë së Ulët, ku krijoi edhe familjen. Por, në muain e nëntë të riatdhesimit të tyre në Kososvë ata do të shkelin pa një strehë mbi kokë as pa një burim të vetëm ekzistence.
"A ka kund n´botë që tetë muaj mos me lanë kund zyrë pa trokit, nga nivelet ma t´ulta e deri në instancat ma t´larta, e askush mos me ta dhanë një përgjegje positive? Une s´po shoh perspektivë askund. Banesë-jo, shpi-jo, tokë-jo, pasuni kurrfare…Vec n´mëshirën e Allahut” As dy sahat gjumë s´i baj tuj mendu cka do t´bahet nesër. Cka do t´bahet?!”, rrëfen kryefamiljari Bedri Rrustemi, sipas të cilit shkollimi I fëmijëve në Kosovë është një sfidë shtesë.
Problem, integrimi i fwmijwve
„Fëmijët shkojnë në shkolle…Por, djali I madh jo më, se një ditë e ka pas një rrahje në shkollë dhe do nxënësve më të mëdhenj ju ka pa n´dorë armë a thikë, e ka marr frikë. Kush si e con mo s´ka! Drejtori m´tha sille, pork am frikë se do t´vie deri te më e keqja. E n´Gjermani kurrë fëmijët e mi me kënd s´kanë pas problem“, thotë z. Rrustemi, përderisa bashkëshortja e tij Bahrija shton se integrimi i fëmijëve në Kosovë është problemi më i madh krahas atij të papunësisë.
„Edhe unë kam lyp punë cdokund ku mund të punoj një femër, por s´kam mujt me gjet kurrkund. Ndërsa, problemi ma i madh janë fëmijët që s´janë integru asnjë fijese gjithë kohën e kanë mëndjen n´Gjermani, atje ku kanë lind e kanë jetu. Edhe n´shkollë po thonë se po shkojmë kot, se s´po kuptojmë kurrgja. Notat nuk i kanë hic t´mira. Por, me pas me na ndihmu t´paktën një punë me e gjet, bile këtë krizë me e thy pak…“.
Lidhjen me Gjermaninw zbehin rrethanat
Genta, 17 vjecare, vajza e madhe e kësaj familjeje e lindur dhe e rritur në Gjermani, thotë se kapja e mësimit në gjuhën shqipe I bie shumë vështirë.
„Na n´shkollë ekemi shumë ma problem se fëmijët e tjerë. E arsimtaret, ma para bajnë hajgare me mua sesa me ndihmojnë, sepse nuk e di gjuhën. Më thonë: „Pse nuk e din gjuhen? Ti shqiptare je!“, e qesi fjalësh palidhje. Unë s´them asgjë, sepse kot flet kur atyre nuk ju intereson“, rrëfen Genta, dy vëllezërit e së cilës, Atdheu dhe Kushtrimi flasin rrjedhshem vetëm gjermanisht. Përderisa, edhe lidhjet me jetën në Gjermani po zbehen përditë.
“Sepse, nuk kemi mundësi të kontaktojmë. Vec kur shkoj te dajët që hi nganjëherë n´Internet, se tjetër jo“, thotë Genta e re, zgjidhja e vetme për të cilën është kthimi në Gjermani.
„Ma s´miri kish pas me qene me u kthy ne Gjermani“.