Arkivi

BE përkrah promovimin e kulturës së komuniteteve ne Kosove

 30 maj 2011, Dojce Vele, Në tri qytete të Kosovës është mbajtur edicioni i parë i Festivalit të Kulturës Rome, Ashkalike dhe Egjiptase, me qëllim të promovimit dhe ruajtjes së kësaj trashëgimie kulturore. Projekti dyvjecar i cili financohet nga BE dhe implementohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), vitin e ardhshëm do të shtrihet edhe në qytete të tjera.

Gjimnazistet e pare decanas shembull i punes dhe suksesit

28 maj 2011, Radio Kosova, Gjenerata e pare e gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ka diplomuar ne vitin 1971. Te regjistruar ne vitin e pare 165, per shkak te rrethanave te kohes vetem 84 prej tyre diplomuan. 40 vjet pas, te gjalle jane ne majat e shoqerise duke nderuar profesoret e vet dhe vatres se diturise e ata qe s´jane me, i takojne perjetesise...

Ku janë kontributet e pensionistëve të Kosovës?

27 maj 2011, Dojce Vele, Sipas Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve të Kosovës, sigurimet pensionale dhe invalidore të kontributdhënësve që kalojnë shumën 2 miliardë euro, me suprimimin e autonomise së Kosoves u tërhoqen në Serbi. Ministria përkatëse vë në dyshim ekzistencën e këtij fondi. 

Riatdhesimi i kosovareve, parakusht për liberalizimin e vizave


23 maj 2011, Dojce Vele, Kosova deri më tani ka nënshkruar 12 marrëveshje riatdhesimi, të cilat parashohin ripranimin e personave me qëndrim të pautorizuar në këto shtet. Kosova mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor i cili i nënshtrohet regjimit te vizave, ndërsa marrëveshjet për riatdhesim janë parakusht për liberalizmin e vizave.

Grate decanase mbajne veten

21 maj 2011, Radio Kosova, Ne nje kohe kur si pasoje e papunesise standardi I jetes eshte ne renje, shumica e grave decanase, me mbeshtetjen e organizatave te huaja por edhe me vetiniciative me rpdukte te ndryshme vendore dhe me artizanate tradiconale, po arrine te sigurijne burimet e ekzistences per familjet e tyre.

Sa dihet për dhunën ndaj meshkujve në Kosovë

Symbolbild zu Verletzung, Veilchen

Bild: Fotolia somenski 19973408 13 maj 2011, Dojce Vele, Policia e Kosovës raporton për qindra raste të dhunes ndaj meshkujve, në dhjetëra prej të cilave ushtruese të dhunës janë gratë. Por, edhepse shifrat e errëta besohet të jenë shumë më të larta, për shkak të ndikimit të moralit tradicional denoncimet e tilla numërohen në gishtrinj.

Nw Kosovw janw 11 Strehimore për Viktimat e Dhunës, por nw asnjwrwn prej tyre s´ka vend për meshkuj mbi moshën 15 vjecare.

Huliganizmi ne shkolla

7 maj 2011, Radio Kosova, Duke qene se huliganizmi ne shkolla eshte dukuri shqetesuese, ne komunen e Decanit, bashkepunimi i ngushte I shkollave me drejtorine per arsim dhe me policine, po ndihmojne ne parandalimin e tij. Perderisa, Rregullorja për të Drejtat, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Nxënësve të Shkollave të Mesme po ndikon ne shtimin e disiplines dhe ngritjen e cilesise mesimore ne komunen e Decanit.

Sfidat e mjedisit ne Kosove

Lumbardhi i Pejes
4 maj 2011, Dojce Vele, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor në Kosovë është ministria me nivelin më të ulët të shpenzimeve. Mirepo, sektori po mbështetet nga shtetet donatore dhe Komisioni Evropian, i cili kërkuar nga qeveria e Kosovës zhvillimin e politikave afatgjate për të përballuar sfidat mjedisore.