Arkivi

BE përkrah promovimin e kulturës së komuniteteve ne Kosove

 30 maj 2011, Dojce Vele, Në tri qytete të Kosovës është mbajtur edicioni i parë i Festivalit të Kulturës Rome, Ashkalike dhe Egjiptase, me qëllim të promovimit dhe ruajtjes së kësaj trashëgimie kulturore. Projekti dyvjecar i cili financohet nga BE dhe implementohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), vitin e ardhshëm do të shtrihet edhe në qytete të tjera.

Sami Mustafen, të qenit rom nuk e ka penguar që me 26 vjetët e tij të radhitet ndër regjisorët e mirënjohur të filmit dokumentar. Dhe edhepse ai u shkollua për drejtim tjetër dhe regjinë e mësoi në mënyrë autodidakte, besimi në vetveten dhe dashuria ndaj filmit, i ndihmoi atij të tejkalojë të gjitha sfidat.


“Herë-herë është më veshtirë, por herë tjetër është me lehtë. Lehtë, sepse njerëzit e pëlqejne punën time. Për faktin se jam rom unë fitoj adhurues më shpejt, poashtu, edhepse jo gjithmonë...”.

Dokumentari“Nje diell-Një komb” zhduk paragjykimet

Insert nga dokumentari"Never back Home"
Sami Mustafa është autor i 12-të filmave dokumentar, me të cilët u prezantua në festivale të ndryshme në Kosovë, Evropë dhe Amerikë, me c´rast fitoi edhe cmime. Festivali një javor në kuadër të projektit të financuar nga BE “Mbeshtetja e BE-së për Implementimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Kosovë (EU SIMRAES)”, është një rast tjetër që regjisori Mustafa me anë të dokumentarit 12 minutësh “Një diell-një komb” i prodhuar në vitin 2007 nga Romaëood dhe Ballkan Sonfloëers në fshatin Plemetin të Obiliqit, të prezantojë edhe një herë ngjyrat e jetës së komunitetit të tij.

“Filmi është shfaqur në festivale të ndryshme vendore e ndërkombtare dhe është pritur mjaft mirë. Përshtpyjet e publikut janë se ai ua ndryshon opinionin lidhur me stereotipet që kanë lidhur me romët dhe se është një kënaqësi ta shikosh, ndërsa linja e lehtë e rrëfimit ua mundëson të mësojnë më shumë për fqinjtë e tyre”, thotë regjisori Sami Mustafa, në këtë natë të shfaqjes së filmave në kuadër të festivalit, me c´rast edhe dokumentari i regjisores shqiptare Shota Bukoshi kushtuar këtyre komuniteteve solli një emocion të vecantë tek publiku.

 Mimoza Gavrani, koordinatore
Filmat për komunitetet RAE risi e vecantë për publikun

Këtë emocion e ka ndjerë edhe Muhamet Haxha, i cili edhepse gjatë banimit 13 vjecar në Hamburg të Gjermanisë ka pasur qasje në kinema të ndryshmei ai kenaqësinë më të madhe e ndjeu teksa në murin e kësaj sallë të vogël pa dokumentarin e komunitetit të tij. Madje edhe më shumë! “M´pëlqeu shumë se n´film i kom pas edhe familjen që kanë jetu n´Plemetin dhe o kone mirë që i kam pa njerëzit që i njoh. Jo, kjo është hera e parë që shoh film për romët”.

Ferdi, 16-të vjec, ashkalij me banim në Plemetin, e prek këtë jetë nga afër. “Paj n´Plemetin jetojmë ashtu-kshtu. Ashtu qysh e pamë n´film si s´kanë njerëzit. Po, ma s´shumti m´pelqeu farkëtari dhe atje n´kamp që bajshin muzikë ata gjashtë vllaznia”.

Interesim i madh për festivalin e komuniteteve RAE në Kosovë

Muhameti sheh film rom per here t´pare  
Edicioni i parë i festivalit njëjavor(23-29 maj) me një spektër të gjerë aktivitetesh, ishte mundësi e mirë për t´u njohur më për së afërmi me kulturen e komuniteteve rom, ashkalij dhe egjiptas. Mimoza Gavrani, është koordinatore për media dhe kulturë në kuadër të këtij projekti i cili implementohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

“Qëllimi i projektit është prezantimi i kulturës së komuniteteve rom, ashkalij dhe egjiptas në Kosovë, që t´iu mundësojmë pjesëtarëve të komuniteteve tjera në Kosovë që të njohin këtë komunitet përmes vlerave kulturore. Poashtu, synojmë diveristetin kulturor në Kosovë dhe në të njëjtën kohë të zhdukim paragjykimet dhe stereotipet që të tjerët kanë për këto komunitete“, thotë koordinatorja Gavrani.


Spektër i gjërë aktivitetesh të larmishme



Hapja e festivalit në Prishtinë në Teatrin Kombtar u bë me ekspozitën e fotografisë të realizuar nga të rinjtë e komuniteteve me sekurnca nga jeta e tyre. Në hapësirat e Muzeut Etnologjik u be prezantimi i eksponateve që tregojnë identitetin, punen, veshjen dhe zejet e komuniteteve, sic është farkëtaria-zeje e komunitetit rom dhe poqet e dheut, zeje tradicionale e komunitetit egjiptas. Shfaqja teatrale e përgatitur nga të rinjtë e këtyre komuniteteve e cila u shfaq premierë në Prishtinë dhe Prizren ishte një eveniment tjetër përbrënda projektit. Debati i mbajtur në ditën e katert kishte për temë integrimin e komuniteteve RAE në Bashkimin Evropian nëpërmjet kulturës. Ndërsa, eveniment qendror i festivalit ishte koncerti me pjesëmarrje rajonale i mbajtur në Prihtinë.
Tahiri  kendon ne gjuhe t´vet

“Gjatë ditës u prezantuan artistë vendorë të këtyre komuniteteve, ndërsa në mbrëmje artistë nga rajoni. Koncerti u organizua nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të hapur i cili aranzhoi edhe transportin për të gjithë pjesmarrësit që dëshirojnë të jenë të pranishëm”,shpjegon koordinatorja Gavrani. Ndër adhuruesit e këngës në gjuhën e tij është edhe Tahir Gashi 21 vjec, edhepse ai asnjëherë nuk këndoi diku tjetër përvecse për shoqërine e tij. “Asnjëherë, vec rrallë knoj me shoqni teme. Di me këndu shqip, serbisht, magjupisht”,thotë ai duke na përkthyer tekstin e këngës së sapokënduar. “Ti s´po m´don mu/Unë ty të du shumë/Ti s´më sheh sa shumë po qaj/Ti s´din as vet cka je tuj thanë”,këndon Tahiri.

BE do të mbështes fuqizimin e komuniteteve dhe arsimin e tyre

Ferdit i pelqeu dokumentari rom


Projekti dyvjecar i mundësuar nga BE sivjet u shtri në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë, përderisa në vitin e ardhshëm aktivitetet do të shtrihen edhe në Ferizaj, Gjakovë dhe Graqanicë. Ndërkohë, rezultatet e edicionit të parë të festivalit kanë tejkaluar të priturat, thotë koordinatorja Gavrani:

“Po, rezultatet janë më shumë sesa që kemi prit. Duhet cekur përkrahjen e komuniteti dhe të institicioneve relevante, të cilët kishin rol kyq në implementimin e akitiviteve që ne i realizuam. Jemi shumë të kenaqur dhe edhe sonte, sic po shihni, është një grup i madh i të rinjve dhe pjesëmarrja është në nivel”.


Projekti “Përkrahja e BE-së për Implementimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptas në Kosovë (EU SIMRAES)”është financuar nga BE në vlerë prej 1 milion eurosh (IPA 2009). Brënda tij përfshihen aktivitetet me mediat për fuqizimin e këtyre komuniteteve si dhe përkrahja e arsimit përmes krijimit të 6-të qendrave për studim te cilat ofrojnë asistencë parashkollore për fëmijët dhe prindërit.