Arkivi

Riatdhesimi i kosovareve, parakusht për liberalizimin e vizave


23 maj 2011, Dojce Vele, Kosova deri më tani ka nënshkruar 12 marrëveshje riatdhesimi, të cilat parashohin ripranimin e personave me qëndrim të pautorizuar në këto shtet. Kosova mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor i cili i nënshtrohet regjimit te vizave, ndërsa marrëveshjet për riatdhesim janë parakusht për liberalizmin e vizave.

Ilfete Jollaj nga Irzniqi, u lind dhe u rrit në Bremerhaven të Gjermanisë në gjirin e te cilit u rrit me një imazh krejt tjetër për të ardhmen.

„Vendlindja jeme është n´Gjermani. Kam mendu një jetë ma t´mirë…Mendojsha me u rrit, më e pas shpinë tanë, me I pas letrat, jo me banu pergjithmonë n´Kosovë por vec për pushim e me u kthy n´Gjermani. Vec edhe një herë me mujt me shku atje e s´di…M´duket si ëndërr!”

Nxënësja e Gjermanisë, amvise në Kosovë

Një ëndërr, e cila dikur ishte realitet. Dhe pas 16-të vjetësh jetë në një shtet të huaj që rastisi të ishte vendlindje e saj, Ilfetja dashur pa dashur duhet t´i kthehet shtetit të origjinës i cili asaj i duket i huaj. Me riatdhesimin në Kosovë i nderprehet shkollimi pas klasës së tetë dhe atë, përgjithmonë. Ndërsa, ëndërrat e një qupe të re ndeshen me realitetin e egër, i cili nga bankat e shkollës do ta bart në jetën e amvises.

Elbasani e ka veshtire t´jetoje ne Kosove
„Vështirë asht boll po cka me ba? Si kam kushtet me shku n´shkolle se s´kam pare. Cka baj gjithë ditën? Asgjë…Gatuaj, laj se mamen e kam smutë“, thotë Ilfetja, të cilën e gjejmë me një grusht shkarpa derisa qeni i vogël e ndiqte nga pas.

„Po i bëj vet tana, vec kam qejf një shpi me e pas temen se heredokur kto duhet me e lshu. Nuk na lënë gjithmonë ktu…“.

"Unë s´di t´jetoj n´Kosovë-Jeta ime ka mbet n´Gjermani"

Elbasani i cili pas klasës së nëntë u kthy në Kosovë, ndërkohë po ngjyros muret e një shtëpie të mykur nga lagështia në të cilën jetojnë me qira.

„Unë jam le n´Gjermani. Jeta jeme asht atje. Unë për vete ktu s´muj me jetu. S´di me jetu n´Kosovë” ,thotë Elbasani, jeta e të cilit nuk ndryshon shume nga jeta e së motrës.

“Gjithë ditën s´kam cka me ba. Lypi punë e s´më merr kurkush. Rri n´shpi e punoj qetu nëpër oborr e n´kopsht. Kur t´na thirrin katundi me prashit kallamoq a me hek pleh, shkoj. Me pas me punu diku ndoshta kisha mujt me jetu dicqysh n´Kosovë. Por vshtirë...N´Kosovë përditë po bahet zi e ma zi“.

Familja Jollaj ka dy fëmijë me nevoja të vecanta

Ganimetja nuk e priste kthimin
Dy nga të pesë fëmijët e kësaj familjeje janë me nevoja të vecanta. Dhe kjo mjaftonte që ne të mos i druanim kthimit, thotë e ëma Ganimetja. „Nuk e kam prit se m´kthejnë prej Gjermanise. Jo, nuk kam pas qëndrim të regullt por m´kanë pas thonë si shkaku I dy fëmijëve t´sëmurë nuk ke shancë me u kthy. Por, unë i pata problemet me burrë, se ai ka ba gjithfarë problemesh e m´I bani këto prapësi derisa më kthyenpor n´fakt i ka pas problemet me burre. Ai m´i ka ba tana qeto rpape dhe m´kane kthy…”.

Si rrjedhoje, kthimi vie krejt papritur.

“Jo, jo, jo. Hic, hic, hic! M´kanë thirr n´social jam shku me I mbush do letra. Nuk m´kanë kallxu si janë me u kthy. Kur m´kane kthy n´aeroport m´I kanë kallxu letrat. Unë iu thashë së nuk kam nënshkru me u kthy por me e vazhdu qëndrimin. M´thanë:”Ti ke nënshkru me u kthy edhe fund”. Tash, si sot me nënshkru n´sabah, sonte n´12-të të natës, kanë ardhë policia e m´kanë marrë me m´kthy”, rrëfen Ganimetja.

Kosova plotëson kushtet për liberalizimin e vizave

Meqënse Kosova mbetet vendi I vetëm i Ballkanit Perendimor I cili I nënshtrohet regjimit te vizavre, marrëveshjet për riatdhesim janë parakusht për liberalizimin e vizave. Si rrjedhojë, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës deri më tani ka nënshkruar 12 marrëveshje riatdhesimi me shtete të ndryshme, në radhën e të cilave është edhe Republika Federale e Gjermanisë, thotë Bardhyl Jashari, këshilltar politik i ministrit të punëve të brendshme të Kosovës:

Bardhyl Jashari,keshilltar ne MPB 
„Numri të riatdhesuarve pritet të jetë diku 15-të mijë. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se të gjithë do të kthehen brenda një periudhe të shkurtër kohore. Sepse ne gjatë negociimit kemi has në mirëkuptim me palën gjermane dhe kemi garanci nga shteti gjerman që fluksi I të kthyerve të jetë në mënyrë graduale, duke marrë për bazë kapacitetet tona për ripranimin e shtetasve tane dhe rriintegrimin e tyre në shoqërinë kosovare. Vitin e kaluar nga Gjermania janë kthyer mbi 1100, mirëpo varësisht trendit të marrëveshjeve nuk e kalon shfiren prej 5000 qytetarëve të të kthyerve brenda një viti kalendarik, cfarë janë edhe kërkesat dhe pritjet tona”, thotë z.Jashari.

Komunat kanë një rol të rëndësishëm nw procesin e riatdhesimit

Prej 7 dhjetorit të vitit 2010, në Aeroportin Ndërkombtar ëe Prishtinës është instaluar Zyra për Pritjen e Personave të Riatdhesuar, e cila në intervale të rregullta kohore përcjell të dhënat te Zyra për Integrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tek komunat, në të cilat nëpërmjet koordinatorëve lokal menagjohen situatat gjatë procesit të riatdhesimit. Nezir Balaj, zyrtar për Kthim dhe Integrim në komunën e Decanit, është njëri nga ta:

Nezir Balaj, zyrtar per kthim dhe integrim
„Program ka fillu sivjet dhe brënda tij ne kemi identifikuar tri raste në komunën tone, aplikacionet e të cilat do t´I dorëzojmë në ministritë përkatëse që resorët e caktuar të përkujdesen varësisht prej statusi të tyre dhe gjendjes ekonomike. Këto familje presin riintegrimin në shoqëri dhe ne jemi në përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm për shërbime mjeksore, shkollimin e fëmijëve etj., që t´ua mundësojmë riintegrimin sa më të lehtë në shoqëri”, thotë z.Balaj.

Qeveria gjermane ndihmon të riatdhesuarit e Kosovës

Projekti “Ura” i financuar nga Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatë dhe tri lande gjermane ofron këshillime, trajnime si dhe mbështetje të shumëfishtë për riintegrim të të kthyerve vullnetarë dhe të deportuarve nga Gjermania. Nga ky project kanë përfituar familje të shumta ksovoare, ndër të cilat është edhe familja Jollaj.

Deri qetash i kam pas pak punët mirë se m´ka ndihmu Prishtina me projektin URA. Gjashtë muaj ma ka pagu qiranë dhe m´i ka dhanë nga 200 euro për vete e për fëmijë. Jo, prej askujt tjetër deri më tash s´kam pas ndihmë, vec ndoshta tash e mas. Por, pas këtij muaji unë s´marr ma kurrgja prej e s´di cka ma tutje?“, thotë kryefamiljarja, Ganimete Jollaj, për të cilën ndërprerja e shkollimit të fëmijeve është ndër problemet bazë.

Shkollimi I fëmijëve të riatdhesuar, sfidë shtesë për Kosovën

Familja Jollaj ndihmohet nga projekti Ura
Ndërkohë, shkollimi I fëmijëve të riatdhesuar është një sfidë e re për Kosovën. Por, edhepse qeveria e Kosovës ka parashtruar problemin para shteteve negociuese, vendimet janë sjell varësisht nga politika e emigracionit te shteteve përkatëse. “Mirëpo, në baze të strategjisë për riintegrim qeveria e Kosovës ka paraparë veprime konkrete për të gjitha minsitritë e linjës të cilat preken nga procesi I riatdhesimit në raporti qytetarë-institucione”.

Me gjithë kapacitetet e limituara, Kosova mbetet e hapur për të gjithë shtetasit e vet. Dhe, edhepse cdo marrëveshje riatdhesimi paraqet një barrë shtesë për Kosovën, Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron nënshkrimin e 7 marrevëshjeve të reja riatdhesimi, me qëllim të përmbushjes së kushteve për libralizmin e vizave dhe trasimit të rrugës kah integrimet evropiane.