4 maj 2011, Dojce Vele, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor në Kosovë është ministria me nivelin më të ulët të shpenzimeve. Mirepo, sektori po mbështetet nga shtetet donatore dhe Komisioni Evropian, i cili kërkuar nga qeveria e Kosovës zhvillimin e politikave afatgjate për të përballuar sfidat mjedisore.
Në Kosovë, shumica e qytetarëve mjedisin ku jetojnë ende nuk e konsiderojnë si pjesë të veten dhe përtej shtëpisë dhe oborreve, cdo gjë është e huaj. Me qëllim të vetdijësimit të gjeneratave të reja se mjedisi i pastër është baza e shëndetit, në kuadër të Programit Arsimor është futur Pakoja e Gjelbër. Përpjekja për zgjidhjen e problemit edhe në nivelin lokal shihet në iniciativat e komunave, përderisa debatet e organizuara nga shoqëria civile shumë herë përqëndrohen në problemin e mjedisit.
„Familjet kosovare shume mirë e dinë se cka është mjedisi i pastër dhe rrethin ku jetojnë e veprojnë e kanë shumë të pastër. Por, në momentin kur kalon pragun e shpisë s´vet, ai i hedh mbeturinat pa menduar dy herë“, thotë Haki Mehmetaj, i cili po debaton në njërin nga debatet për mjedisin të mundësuar nga Fondacioni Gjerman “Fridrich Ebert”.
Kosova ka bukuri të rralla natyrore
Ajri i ndotur, deponitë e egra, degradimi i lumenjve dhe i fushave të gjelbëruara, janë faktorët që jetën në Kosovë e bëjnë të pashëndetshme. Prof.Dr.Zeqir Veselaj, është drejtor i Qendrës Rajonale të Mjedisit në Kosovë:
„Ajo që nuk mund të vëhet në diskutim dhe me të cilin mburremi, është natyra tejet e bukur e Kosovës. Por, parametrat mjedisore janë larg standardeve të cilat do ta mundësonin një jetë të shëndetshme në Kosovë, edhepse në këtë aspekt nuk qëndrojmë shume larg shteteve të rajonit“, thotë drejtori Veselaj, sipas të cilit mungesa e qasjes në ujin e pijes dhe në kanalizimin e ujërave të zeza është përditshmëria me të cilën jetojnë një pjesë e qytetarëvë të Kosovës. Madje edhe me keq!
“Një fakt i rëndë për t´u theksuar është se edhe ky kanalizim nga kthehet në ujërat tona sipërfaqësore dhe nëntokësore i patrajtuar, sepse Kosova ende nuk ka një impiant për trajtimin e ujërave të zeza“.
Uji është shëndeti
Qytetarët Adem Lushaj dhe Beqir Kadrijaj, bëjnë thirrje për ndryshim të një raliteti me të cilin jetojnë përditë.
Prof.dr.Zeqir Veselaj,drejtor i REC |
Përderisa, z.Kadrijaj është i vetdishem se uji nuk shërben vec sa për të shuar etjen: „Uji i pijshëm është shëndeti dhe assesi vetëm të shuajë etje. Ministria ankohet për buxhet. Komuna ankohet për mungesë mbështetjeje. Mirëpo, qeveria duhet gjetur zgjidhjen se prioritet kryesor është ushqimi dhe uji. Një rrugë mundet mos me u shtru se rruga s´hahet. Cdo gjë mund të bëhet pas tyre”.
Sa është e shëndetshme të jetohet sot në Kosovë?
Edhepse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor është ministria me nivelin më të ulët të shpenzimeve, përmirësimit të situatës po i kontribuon Komisioni Evropian dhe shtetet të cilat investojne individualisht. Prof.dr. Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje të Mjedisit, flet për përmirësime ne këtë fushë:
Prof.Dr.Ilir Morina,kryeshef i AMK |
Por, krahas përpjekjeve, pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës jetojnë në një mjedis të ngulfatur nga ajri i ndotur dhe mbeturinat. Dr. Ilir Morina, ish-student i Universitetit të Humboltit i cili më së shumti ka mësuar nga përvoja gjermane, thotë se qeverisë së Kosovës vazhdimisht i adresohen projekte: „Ne gjithmonë jemi ambicioz. Nga qeveria e Kosovës kemi kërkuar mbi 56 milionë euro për këtë vit, por kemi marre mbi 5 milionë euro. Pra, një milionë më pak se vitin e kaluar, gjë e cila na ka dëshpëruar shumë si ekolog. Mirëpo, falë donacioneve dhe koordinimit të mirë të punëve me Komisionin Evropian dhe me qeveritë e ndryshme të cilat na mbështesin indiviualisht, ka përparime. Dhe unë besoj se jemi në një nivel me rajonin”, thotë z.Morina.
Eksporti më i madh nga Kosova, metalet-mbeturinë
Femije rom germojne per metale |
"Dhe të gjitha këto institucione të duplifikuara përbëjnë një konglomerat, i cili pa një ndryshim të Ligjit për Mbeturina nuk do të arrijë të bëhet një sistem funksional. Mjafton të shikosh rrugët tona dhe brigjet e lumejve…Dhe, përvecse është një problem mjedisor kjo ngarkesë e ambientit me mbeturina na ka kriju një imazh jo të mirë si shoqëri. Se, me përjashtim të hapave të mirë që janë ba në riciklimin e aluminit dhe deri diku të metaleve tjera, në letër, qelq e plastikë janë ba hapa shumë të vegjël në vendosjen e sistemti të riciklimit. Ju e dini se Kosova sot eksportin më të madh nga vendi e ka nga metalet mbeturinë”, thotë prof.dr. Zeqir Veselaj.
Në Kosovë menagjohen vetëm 50 per qind e mbeturinave
Nga ana tjetër, gjëndja e rëndë ekonomike dhe pamundësia e pagesës së shërbimeve nga ana e qytetarëvë, vështirëson funksionimin e kompanive.
Deponi e eger mbeturinash |
Edhepse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor është ministria me nivelin më të ulët të shpenzimeve, Komisioni Evropian dhe shtetet donatore po vazhdojnë mbështetjen e tyre, duke kërkuar nga qeveria e Kosovës zhvillimin e politikave afatgjate për të përballuar sfidat e mëdha mjedisore në Kosovë.