Arkivi

Ku janë kontributet e pensionistëve të Kosovës?

27 maj 2011, Dojce Vele, Sipas Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve të Kosovës, sigurimet pensionale dhe invalidore të kontributdhënësve që kalojnë shumën 2 miliardë euro, me suprimimin e autonomise së Kosoves u tërhoqen në Serbi. Ministria përkatëse vë në dyshim ekzistencën e këtij fondi. 

Pensionistët kërkojnë të drejtat që ju takojnë me ligj dhe kërcënojnë me protesta.Edhe në këtë mesdite maji kur në Prishtinë përvëlon vapa, pikëtakimi I  pensionistëve të kryeqytetit kosovar është një sallë e gjërë me dhjetëra tavolina, rreth të cilave luajnë në grupe. Ata shohin ftohtë secilin që ju kalon përbri, ndërsa koha që iu duhet për t´u hapur jep të kuptosh sa shumë janë lodhur nga pritja e kotë për ndryshimet e premtuara. Zhgënjimi ndjehet në cdo shikim, në cdo gjest, në cdo fjalë, sepse ata muzgun e jetës e kishin paramenduar në rrethana shumë më të mira se sa në këtë sallë pa dritë, ku rrezt largohen ende pa perënduar dielli…

Hasan Llapashtica, pensionist
“80 euro i marr për 35 vjet përvojë punë në industrinë e drurit. As për ilaqe s´dalin! Deri ne 150 euro kish ba njeri dicka, përndryshe s´ka jetë. Kurrë ma keq s´o konë. Qe ku jemi, si gjoja. Do shaha I blejmë vet se  kurrkush s´kujdeset. Me konë ishalla ju të rinjtë me përparu se sa për neve, na kemi marue…me ju s´po dimë cka po bahet,si po e kryni shkollën e s´ka punë s´ka kurrgja, se kta edhe hanën e dillin po done me i shit”,
,thotë Hasan Llapashtica, të cilin e gjejmë njërën nga tavolinat e Klubit të Pensionistëve.

“Paj s´mjaftojnë oj bija e bacës kto as për barna. Po na jemi shumë humanitar që I ndihmojmë njeri-tjetrit e fëmijët kujdesen. Por, ka që kërkojnë bukë edhe nëpër kontejnerë për t´mbajt frymën…Fondi jonë asht n´Serbi edhe pushteti s´ka ba kurrgja për kthimin e tyre. N´bote s´ka pension 80 euro për kontributdhënës”, shton Bali Sopi, i cili pas 34 vjetësh kryepunëtor në farkimin e lartë të një ndërtimoreje ka dal në pension si invalid pune.

Klasa punëtore që ndërtoi Kosovën nuk gëzon as statusin e pensionistit

Bali Sopi,invalid i punes
Të rreth 170 mijë pensionistët e Kosovës, mbi 30 mijë prej të cilëve janë kontrbutdhënës, jetojnë me një pension bazë prej 45 deri në 85 euro; vlerë minimale kjo karrshi nevojave. Ndërsa, sipas Hamit Halitit, anëtar i kryesisë së Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punes: „Na qe 10 vjet nuk marrim pension, por i marrim 80 euro në muaj si një ndihmë pleqërie. Ne nuk e kemi as statusin e pensionistëve“.

Sindikata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës e Kosovës, me 31 dhjetor të vitit 1998, numëronte gjithsejt 91 mijë e 635 (91.635) kontributdhënës të kategorive të ndryshme, të cilët kanë deponuar kontributet për sigurim pensional invalidor, ndërsa 2500 lëndët e pranuara në vitin ´98-´99 ishin në procedurë, thuhet në një informatë të 2 majit 2001 të Fondit të Sigurimit Social të Kosovës. Me rrënimin e autonomisë së Kosovës ne vitin ´89, me ligjet e Serbisë kontributet u bartën në këtë republikë shuma e te cilave sipas sindikatës është mbi 2 miliardë euro, thotë profesor Fatmir Fehmiu, i cili si kryetar i kësaj sindikate për dy mandate sjell sqarim më të detajuar:

Ktu nuk duhet me lujt me fjalën „grabitje“. Por, me rrënimin e autonomisë është rrënuar edhe sistemi sovran i Kosovës, e cila s´ka pas lidhje me Serbine dhe sigurimet socëiale në përgjithësi e sigurimin pensional invalidor, në vecanti. Por serbët me ligjin e tyre(shih gazetën zyrtare 27/92) e kanë shfuqizuar ligjin e Kosovë dhe në të njëjtën koëe i kanë marre obligimet të cilat pastaj i kanë suspenduar me një vendim gjoja të përkohshëm, me 19 gusht ´99. Mirëp, përmbajjta e vendimit të drejtorit të Fondit të Sigurimit të Serbise është që shiptarët s´mund t´I marrin pensionet. Këtu është ajo dinakëria dhe prandaj, serbët sot e marrin pensionin në Serbi krahas pensionit nga buexheti I Kosovës”, thotë profesor Fehmiu, sipas të cilit, prej vitit 90, filloi ndërprerja e dhënjes së pensioneve familjare fëmijëve të cilët kanë vijuar mësimin në shqip, prej vitit '98, u ndalua dhënja e pensioneve në viset ku u zhvilluan askionet ushtarake e policore serbe, ndërsa që nga fundi I vitit '98 dhënja e pensioneve u ndalua në përgjithësi.

A ekziston apo jo Fondi Pensional I kontributdhënësve të Kosovës?

Minsitri Rashiq premton miratimin e ligjit brenda viti
Lidhur me këtë, ministri aktual për punë dhe mirëqënje sociale në qeverinë e  Kosovës, Nenad Rashic ka një përgjegje të pazakontë: „Nuk dua të theksoj se ndoshta janë shpresa joreale. Por, kur paguhet pensioni „Gjenerata per Gjenerate“ nënkuptohet që ai që punon paguan për pensionistët, varësisht prej buxhetit, mundësiv dhe taksave. Mirëpo, një fond I tillë kurrë nuk ka qënë i krijuar, as në sistemin e Serbisë as në sistemet të cilët kanë të njëjtin sistem pensional. Ndërsa, tashmë kemi një sistem pensional më të avancuarin në rajon, I cili garanton qëndrueshmëri dhe krijimin e një fondi përmes trustit. Por, sistemi i solidaritetit „Gjenerata për gjeneratë“, nuk ka krijuar mundësi të krijimit të një fondi“.

Z.Fatmir Fehmiu, profesor i të drejtës kushtetuese „pa pension“, insiston në atë se në Kosovë kishte sistem te sigurimit pensional invalidor dhe sipas rregullores 14-të të UNMIK-ut, ka qënë i përfshirë zbatimi i ligjeve që ishin në fuqi me 22 mars 1989, si: Ligji mbi Sigurimin Pensional Invalidor; Ligji mbi Sigurimin Shendetesor; Ligji mbi Mbrojtjen Speciale dhe të Fëmijeve si dhe Ligji mbi Evidencen Amë. „Përderisa Republika e Serbise ka marrë obligimet me Ligjin mbi Sigurimin Pensional Invalidor të Serbisë, ata edhe sot e kësaj dite kanë obligim ndaj pensionistëve nga territori i Republikës së sotme të Kosovës. Këtë e dëshmon fakti se për serbët, malazezët dhe të gjithë joserbët që ishin në shërbim të pushtetit të athershëm, ata edhe sot e kësaj dite marrin pensionet në baze të ligjit të lartpërmendur“.

Kontributet e pensionistwve larg xhepave tw tyre
  
Një e drejtë e cila ju takon edhe pensonistëve të tjerë të cilët që kontribuan për këtë ditë. Kontributet tona kanë shku n´Serbi. S´ka ku tjetër, kur drejtoria ka qënë atje. Tash kta duhet me I lyp ato fonde se nëqoftëse kta e kanë pagu kontributin, paret tona janë atje. 44 vjet përvojë pune i kam me vendim e ktu m´i kane pranu 18 vjet, se duket nuk është paguar stazhi…“, thotë  Nexhmedin Humolli, nga Prishtina, i cili punoi si vozitës trenash 44 vjet.

„Shteti duhet me i pagu .Na s´kemi punë me Serbi. Kosovës I kemi punu 30-40 vjet. Krejt ndërtimtarinë e kemi ban ne, e tash e han tjeterkush“,shton z.Llapashtica.

Si paskemi punu “Gjenerata për gjeneratë”, kur sot edhe baba jem I merr 40 euro? Pastaj, unë kam punu 40 vjet n´aeroport si meteorolog e m´kanë qit n´rrugë. Dhe merre me mend, unë tash me gjyq I kërkoj rrogat qe m´takojnë. Por, organizata me thotë se ti I ke marr rrogat që të takojnë e pjesën tjetër s´mundesh se s´ka ligj. Ai ligji është dashtë me u ba kaherë, jo me prit 10 vjet derisa të vdesim gjysma!”

Së shpejti Ligji për Pensione nga Shteti

Dhe, kërkesat legjitime të pensionistëve mbeten të njëjtat dhe unike: „Te kemi statusin e pensionistit; që rritja e pensioneve të bëhet sipas të gjitha kategorive të të punesuarve në Kosovë; të aprovohet ligji për pensionistë; të sigurohet me ligj që baza mesatare e pensionsitëve të jetë 40 per qind e të ardhurave mesatare në Kosovë si dhe të bëhet kategorzimi i pensionistëve. Nuk ka arsyetim më: “Ka fond e s´ka fond”. Në kushtetutën në fuqi por edhe në të mëparshmen thuhej që shteti garanton pensionin“, thotë Hamit Haliti, anëtar I kryesise se Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.

Duke pasur parasysh kërkesat dhe kontributin e pamohueshëm të kësaj gjenerate e cila ka ndërtuar logjistiken dhe infrastrukturën e Kosovës, si hap të parë për vënjen në binarë të të gjitha qështjeve, miratimi i Ligjit për Pensionet e Financuara nga Shteti pritet brenda viti, premton misnitri Rashiq. „Kemi një parakusht nga Fondi Monetar Ndërkombtar që cdo veprim të  të jetë brënda ligjit e pastaj, cdo amandamentim është I mundshëm. Jemi afër dhe ne kemi rezervuar edhe mjete për këtë vit“.

Pensionistwt s´iu besojmw premtimeve-Kwrcenojnw me protesta

Nexhmedin Humollit i jane mohuar 26 vjet pervoje pune
“Ktyne me ju besu shkon njeri pa din pa iman. Në qershor 2010 kanë premtu që të ardhurat për pensionistët më 45 të rriten në 65, ndërsa pensionistët me 85 me u ba 100. U harrua…Sot e kemi incizimin kur kryeministri Thaci gjatë fushatës ka nënshkru shtatë kërkesat tona. Asnjë nuk e ka realizu”, përgjigjet inicues I protestave Nazif Berisha, I cili në rast të mospërmbushjes së kërkesave në emër të pensionistëve paralajmëron protesta massive.

Meqënse, qështja e pensioneve do të jetë ndër temat e dialogut Kosove- Serbi, profesori i të drejtës kushtetuese Fatmir Fehmiu mendon se qeveria e Kosoves do duhet të bëjë tash atë që do duhej ta bëntë kohë më pare:
„Qeveria e Kosovës është dashur që ta bëj një elaborat prej vitit 1989 me ata amandamente të „tanksave“ dhe ta elaboroj komplet dëmin materjal dhe dëmin njerëzor. Një prej këtyre segmenteve janë edhe dëmet që kanë pësuar njerëzit e siguruar pensional e invalidor të Kosovës, por edhe njerëzit e pushuar prej punës“.

Nuk ka një shifër të saktë për pesnionistët e Kosovës. Mirëpo është e sigurt se pjesa dërmuese jetojnë në skaj të ekzistencës, përderisa të tjerë kanë ndërruar jetë në pritje të frutit të mbjellur që nuk e volën kurrë. 
                                      (Shenim:Botuar ne DW ne versionin 3,40 min).