Thaci:Secili vend ne rajon ka nje problem te quajtur Mitrovice |
3 gusht 2011, Dojce Vele, Kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi I ka thanë ndërmjetësit të Bashkimit Evropian për bisedime me Serbinë Robert Kuper se mbrojtja e sovranitetit dhe integriteti territorial të Kosovës është detyrim kushtetues, ligjor dhe kërkesë e popullit të Kosovës.
Kryeminstri I Kosovës Hashim Thaci në mbledhjen urgjente të qeverisë muzgun e së martës ka thene se ne takimin me z.Robert Kuper, përsëri është prezantuar qartë qëndrimi i Prishtinës për dialogun me Serbinë. "Për Prishtinën janë shumë të qarta viat e kuqe për dialog, respektimi I plotë I kushtetutës dhe rezolutave të Kuvendit të Kosovës, respektimi I plotë I sovranitetit dhe integritetit territorial dhe rregullimit të brendshëm nuk mund të jetë në asnjë rrethanë pjesë e ndonjë dialogu. Rregullimi I brendshëm i Kosovës është I përcaktuar qartë me kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe Dokumentin e Presidentit Ahtisari“, ka thënë kryeministri Thaci, sipas të cilit prekja e kufijve në Ballkan don të thotë ndryshim I përgjithshëm I hartës së rajonit.
“Prekja e kufijve të Kosovës edhe për shtetin e Kosovës definitivisht nënkupton prekjen e kufijve në gjithë rajonin. E rajoni yne dhe cdo shtet brënda tij e ka nga një problem që quhet Mitrovicë“.
Ndërkohë, Zyra e Kfor-it për Komunikim me Publikun ka bërë të ditur se mbrëmë, afër kampit të KFOR-it në fshatin Sllatinë të Leposaviqit, komandanti I KFOR-it gjenerali Erhard Byhler ka pasur një takim të shkurtër përfaqësuesit e qeverisë serbe, Borislav Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq.
Edhe 550 trupa të Bundesverit në Kosovë
“Shkëmbimi i shurtër dhe joformal i pikëpamjeve të komandantit Byhler me të dërguarin e posaçëm Borislav Stefanovic dhe Ministrin Goran Bogdanovic afër kampit të KFOR-it u kushtezua me largimin e protestuesve nga rruga, të cilët me kërkesën e zyrtarëve serb liruan rrugën”, thuhet në këtë komunikatë, në të cilën bëhet e ditur se pas këtij „shkembimi joformal“mund të ketë edhe një takim tjetër.
Pas aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës si dhe eskalimit të situatës, Republika Federale e Gjermanise, si përgjigje të kërkesës së NATO-s do të dërgojë 550 trupa shtesë për të monitoruar paqen në Kosovë.