Me barrikaden ne Rudare te Zvecanit bllokohet magjistralja Mitrovice-Rashke |
Lumi Iber Ketu ndaet Kosova ne jug dhe veri |
Mesdita e fundjavës është koha e nisjes nga Prishtina për në veriun e Kosovës. Dita është me diell, i cili fshihet pas reve të dendura sa më thellë që futemi në veri. Me hyrjen në Mitrovicë fillon një shi I imtë. Lumi Ibër serish aty, si urë lidhëse e ndarëse njëkohësisht, sepse këtu është pika në të cilën Kosova tash 12-të vjet ndahet në jug dhe në veri. Djaloshi që pyes për rrugën, pas një përgjegje të shkurtër për shkaqe sigurie më humbet parasysh me bicikletën e tij. Qarkullimi I automjeteve pa targa apo me targa të Serbisë më jep të kuptoj se hyrja në Mitrovicën e veriut me targat e Kosovës, nuk ishte mencuri, ndaj kthimi prapa dhe marrja një taksie deri në Zvecan, ishte zgjidhja më e mirë. Zvecani është njëra nder tri komunat veriore të Kosovës të banuara nga komuniteti serb, ku jeton I shkëputur nga Kosova dhe funksionon me ligjet e Republikës së Serbisë. Ndërsa në Rudar, në njërin ndër 35 fshatrat e kësaj komune tasqe 14 ditë është ngrehur barrikada më e madhe e serbve të veriut, të cilët kundërshtojnë shtrirjen e e pushtetit dhe ligjeve të Kosovës edhe në veri. Taksia ndalet në radhën e makinave të protestueve e në objektin përballë panoja me mbishkrimin „Kosova është Serbi“.
Tashme vapa e ditës ka filluar ta pllakos edhe këtë fshat rreze malit, teksa helikopteret e KFOR-it fluturojnë përmbi Kodrën e Zvecanit. Turmat nëpër tenda e qadra dielli të kujtojnë refugjatët në zonat e luftërave. Por, nga tryezat e improvizuara me bukë, fruta e pije, këtu nuk mund të flitet për ndonjë krize humanitare, megjithëse Serbia pohon se ka një të tillë. Këto nuk janë ndihmat prej 75 tonë mallëra ushqimore nga rezervat shtetrore të Serbise të hyra në Kosovë para 3 ditësh, se protestuesit thonë se ende nuk kanë ardhë, përderisa blerja e mallërave nga kompanitë e Kosovës as që vi në shprehje. Ata tash dy javë nuk po largohen nga barrikadat e vëna në rrugë, duke mos iu përgjigjur as thirrjes së përfaqeusesve të vet, Borsillav Stefanovic dhe Goran Bogdanovic, që të respektojnë marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e Kfor-it në mes të dyja qeverive, për menagjimin e dy pikave kufitare në veri.
Matane ketij objekti fillojne barrikadat |
Taksisti serb: „Në barrikada janë infiltruar grupe të ndryshmë“
„Nëse jeni shqiptare, ju këshilloj sinqerisht të mos shkoni në Rudare. Ndonëse unë nuk kam qenë asnjëhërë te barrikadat, e di se tek protestuasit janë infiltruar grupe të ndryshme njerëzish. Ju vendosni vet! “, paralajmëron me përkujdesje taksisti serb.
Dobrivoje Milicevic,protestues |
Barrikadat vetëm 50 metra matanë. Për të dyja anët e rrugës shkojnë e vinë burra, gra, pleq e fëmijë, për t´u grumbulluar nën tenda, nën çadra dielli apo nën hije pemësh. Parulla me përmbajtje nacionaliste dhe refuzuese ndaj institucioneve të Kosovës, janë të dukshme gjithandej. 500 metra të kësaj pjese të magjistrales Mitrovicë-Rashkë janë bllokuar me buldozer, grumbuj rëre, goma makinash e krejt në krye të barrikadës, në mes të rrugës është ngulitur një kryq metali prej 7 metrash. Në hyrje të barrikadës Dobrivoje Milicevic, një sipërmarrës privat shpjegon: „Atje të gjithë janë nga Zvecani dhe Mitrovica dhe janë të vendosur të mos lëshojnë pe. Kemi vënë lart kryqin si simbol të këmbënguljes. Thjesht, duam kthimin në gjëndjen e 25 korrikut, sepse ata s´mund të jenë zot në shtëpinë tonë. Ne respektojmë rezolutatn 12/44 të OKB-së, së cilës sigurisht fuqitë e mëdha po provojnë t´i bëjnë lak”.
Pjesëmarrja në protestë kusht për ruajtjen e vendpunimeve?
Fadil Begolli, nga Mitrovica |
Protesta e serbëve të veriut që nisi më 27 korrik u përshkallëzua dhe si pasojë e dhunës gjeti vdekjen një polic i Njësisë Speciale të Kosovës, në kohën që ajo donte të merrte kontrollin ndaj dy pikave kufitare: Bërnjak dhe Jarinje, kjo e dyta tashmë e djegur nga protestuesit. Fadil Begolli, shqiptar nga Mitrovica, thotë se midis protestuasve janë përfshirë shumë elementë.
„Grupet kriminale kanë brënda tyre: ushtarakë, oficerë të shërbimit serkret të Serbisë të cilët rrinë me ta dhe i udhezojnë. Me një sirenë, me një alarm, të gjithë me gra e me fëmije janë të detyruar të grumbullohen. Nëse nuk marrin pjesë në protestë, kanë me u largu prej punes. D.m.th. ua kane kriju atë gjendje dhe t‘u i mashtrue, I kanë shti n´rrugë pa krye.„.
Rrebelim i serbve të veriut deri në akte vandale dhe vrasje. Përse?
Qasllav Sofronijeviq, kryetar i Rudarit |
Por, me ketë nuk pajtohet kryetari I fshatit Rudarë, Qasllav Sofronjieviq, i cili radhit për Deutsche Welle-n, arsyet e rrebelimit:
„Askush këtu, as serbët as shqiptarët nuk dëshirojnë luftë. Neve na vjen keq për policin shqiptar të vrarë në anën tjetër të Kollashinit dhe sigurisht kjo nuk do duhej të ndodhte. Ne me qëndrimin në rruge duam t´I tregojme atij shtetit ilegal të Kosovës, bashkësisë ndërkombare dhe KFOR-it se komuntieti serb në veri të Kosovës nuk dëshiron të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës. Ne kemi një shtet të vetëm dhe ai është Serbia. Pra, nuk ekziston asgjë që mund të mund t´na ndryshojë mendjen, se nuk mund ta ndash fëmijën nga e ëma për t´i thënë se më e mirë është njerka. Besoj, me këtë i thashë të gjitha!“
Serbia aplikon masat për qarkullimin e mallrave që nga 2008
Serbet e veriut ne barrikada |
Serbia i aplikon masat për qarkullimin mallrave qysh nga viti 2008 duke mos pranuar në vend importin e mallrave që mbajnë vulën e Republikës së Kosovës. Ajo vazhdon të refuzojë njohjen e vulave të doganave të Kosovës duke shkaktuar një luftë tregtare, sepse njohja e tyre do të ishte një hap drejt njohjes juridike të ish-provincës së saj jugore. Kosova me 25 korrik filloi zbatimin e masave te reciprocieteti dhe me një aksion policor vuri nën kontroll dy pikat doganore në veri të Kosovës, Bernjak dhe Jarinjë, të cilat për 12 vjet ishin jashtë kontrollit të Prishtinës. Kjo i nxori serbët në rrugë, shumica prej të cilëve nuk janë as të informuar sa duhet.
Flamuri serb dhe foto e Jelzinit ne barrikada |
„Kemi dalë t´i ruajme foletë tona, vendpunimet, popullin tonë se nuk kemi ku të shkojmë. Paj, I ruajmë prej këtyre që duan t´na grabisin çdo gjë. Jo, nuk na kanë sulmuar por, ne nuk duam të jetojme sipas rregullave të tyre, sepse ne jemi shtetas të Serbisë dhe llogarisim se jemi ende në Serbi. Do të qendrojmë këtu derisa është nevoja, sepse ne nuk kërkojmë asgjë përtej asaj që na takon. Masa reciprociteti? Jo, unë s´di për atë“, thotë Milica Savic serbe nga Mitrovica, për të cilën s´bëhet fjale blerja e artikujve në dyqane shqiptare.
A ka vërtet krizë humanitare në veri të Kosovës?
Ndihmat nga Serbia s´iu kane arritur ende |
Tashme vapa e ditës ka filluar ta pllakos edhe këtë fshat rreze malit, teksa helikopteret e KFOR-it fluturojnë përmbi Kodrën e Zvecanit. Turmat nëpër tenda e qadra dielli të kujtojnë refugjatët në zonat e luftërave. Por, nga tryezat e improvizuara me bukë, fruta e pije, këtu nuk mund të flitet për ndonjë krize humanitare, megjithëse Serbia pohon se ka një të tillë. Këto nuk janë ndihmat prej 75 tonë mallëra ushqimore nga rezervat shtetrore të Serbise të hyra në Kosovë para 3 ditësh, se protestuesit thonë se ende nuk kanë ardhë, përderisa blerja e mallërave nga kompanitë e Kosovës as që vi në shprehje. Ata tash dy javë nuk po largohen nga barrikadat e vëna në rrugë, duke mos iu përgjigjur as thirrjes së përfaqeusesve të vet, Borsillav Stefanovic dhe Goran Bogdanovic, që të respektojnë marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e Kfor-it në mes të dyja qeverive, për menagjimin e dy pikave kufitare në veri.
Polici i rene ne venje te kufirit Kosove-Serbi eshte shpall "Hero i Kosoves"
Enver Zymberi, i vrare ne venje te kufirit eshte shpall Hero i Kosoves |
Qasllav Sofronievic, kryetar i fshatit Rudarë shprehet i vendosur për vazhdimin e protestës deri në përmbushjen e kërkesave të tyre: „Nuk do të lejojmë shtrirjen e institucioneve në veri te Kosovës. Nuk do të lejojmë doganierë në vijat admisntriatrive, sepse me rezolutën 12/44 ky nuk është kufi. Ne nuk flasim për ndonjë ndarje, por nuk do të futemi në kuadër të institucioneve shqiptare. Për ne Kosova është pjesë e Serbisë. Me thuani, çfarë është e mira që ofrojnë institucionet e Kosovës? Le ta bindë dikush këtë popull se ka diçka të mirë në të ashtuquajturin shtet dhe nese po, cila eshte ajo e mirë, në ç´fushë?“
Sipas Xhavit Hajzerit nga Mitrovica: “Pikat kfuitare duhej të vëheshin nën kontroll të institucioneve të Kosovës dhe akte vandale e aq më pak vrasje, nuk duhej të ndodhnin. Në kufi duhet të jetë Policia e Kosovës, doganierët tanë sepse kjo është Kosovë. Serbia është matanë kufirit”.
Veriu I Kosovës I ngjashëm me Mostarin
Përderisa, Fadil Begolli mendon se: “Çështja e veriut nuk është problem midis serbve dhe shqiptarëve, por është problem ndërkombëtar. Shkurt të them, kjo gjëndje është si në Mostar e cila si e tillë ka dominuar për nëntë vjet. Po të duan ndërkombëtarët dhe këtu si atje e rregullojnë për dy ore“.
Veriu i Mitrovices |
Kosova në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare shpalli pavarësine nga Republika e Serbisë me 17 shkurt 2008, të cilën e kanë njohur 76 shtete të botës. Veriu i Kosovës për 12 vjet ishte jashtë kontrollit të Prishtinës, gjëndje e cila krijoi terren për lulëzimin e kontrabandës dhe të krimit. Bazuar në një marrëveshje të qeverive të Ksoovës dhe Serbisë, ndërmjetësuar nga KFOR-I, menaxhimi i përkohshëm i dy pikave kufitare në veri do të bëhet nga policia e Kosovës dhe KFOR-i. Kjo marrëveshje nuk pranohet nga serbët e veriut dhe as nga dy partitë më të mëdha opozitare të Kosovës, AAK dhe Vetvendosje, të cilat e konsiderojnë këtë hap si zbrapsje të qeverisë nga vendimet dhe premtimet e veta. E, nëse banorët e Rudares do të heqin dorë prej barrikadës së tyre, kjo pritet të mësohet pas takimit të shpallur për të martën ( 09.08.2011) mes kryetarëve të komunave, që veprojnë si struktura paralele në veri te Kosovës.
Artikulli gjendet poashtu ne linqet e bashkangjitur:
Deutsche Welle-Albanisch:http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15301537,00.html
Deutsche Welle-English: http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15303071,00.html
Artikulli gjendet poashtu ne linqet e bashkangjitur:
Deutsche Welle-Albanisch:http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15301537,00.html
Deutsche Welle-English: http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15303071,00.html