|
Gjamia shekullore ne Strellc te Eperm |
30 gusht 2011, Radio Kosova, Pas agjerimit 30 ditësh, besimtaret muslimane ne mbare boten po kremtojne festën e Fitër Bajramit. Kjo festë e cila njihet edhe si Festa e Meshires dhe kujton shpalljen e Kuranit Fisnik, eshte më e madhja në islam pas Kurban-Bajramit.
Mengjes plot diell ne Strellc te Eperm. Rrezet derdhen neper rruget e degezuara e era verore farfurit hareshem neper gjethet e drunjve, sikur edhe ajo te kremtonte. Besimtaret pas faljes ne gjami kane nxituar te urojne familjaret, ndersa ne rruge gjejme vetem plakun plisbardhe Sherif Fazli Fetajn, te cilit sikur nuk i behet vone te filloje kremten qe nuk iu perngjet askund atyre qe ishin dikur...
Festa e Bajramit nuk eshte askund si dikur
|
Sherif Fetaj sapo ka falur Fiter Bajramin |
“Aaa, o kone krejt tjetergjo! Tjeter lezet o kone athere...Jem kone plot qejf e vullnet. E tash boll osht heja e mire, e pjekun e e paster, por pa krype. Atehere o kone nera, respekti e njerezia. Po tash kane mbaru ato... “, thote plaku, perkushtimi i te cilit ndaj besimit te tij megjithate ka ngel i njejti.
„Po kom agjeru, per shpiritn tim e per Allahun xh.h. Jo nuk eshte vshtire! Kush s´ka idikat, qetash e merr uria. Kur t´kish idikat s´osht vshiter hiq!”, thote plaku 80-te vjecar, i cili pranon urimin per Bajram pa u merzitur ne do te pres tjetrin pas tij.
“Me fat e me hajr t´kofte, e pritshi shume ju t´rite se per mu pune e madhe mos pritsha. 80 vjet ma, cka po du ma shume?!”
|
Imami i Strellcit Ajni Ramadani |
Njeri nder kushtet baze te islamit eshte agjerimi i Ramazanit
Imam Ajni Ramadani, nga fshati Zaplluzhe i komunes se Dragashit, menjehere pas perfundimit te studimeve ne Fakultetitn e Azharit ne Kajro u emerua imam ne Strellc te Eperm, ne te cilin nuk e ndjeu veten asnjehere te huaj.
“N´fillim kam ardhe perkohsisht. Por, por deshira e popullit ka qene qe une te qendroj ketu. Gjetem nje gjuhe te perbashket edhe keta m´kane fut ne gjirin e vet dhe une asnjehere nuk e kam ndjere veten si jabanxhi”, thote imam Ramadani, i cili qe 26 vjet pret e percjell festat e Bajrameve me strellcjanet.
|
Ketu falin strellcjanet Bajramit |
“Mas mbarimit e cdo pune eshte mire me u festu edhe na muslimanet ne pergjithesi anembane botes e festojme diten e Bajramit sepse po kryhet, eshte permbushur nje prej kushteve te islamit, qe eshte agjerimi i Ramazanit. Prandaj, perfundimin e tij e festojme me festen e Bajramit qe zgjat tri dite”, thote imam Ramadani.
Ne Festen e Meshires lemosha per te varferit eshte obligim
Sipas imamit Ramadani, sivjet, interesimin e besimtareve per te agjeruar e kane
zbehur gjatesia e dites se veres dhe temperaturat e larta. Mirepo, lemoshen per te varferin dhe skamnorin ne kete Feste te Meshires, eshte i obliguar ta ndaje secili.
|
Nga gjamia ne gjirin e familjes per urime |
“Mirepo edhe ata qe nuk kane agjeru jane te ogliguar te paguajne Sadaka Fitrin; nje lemoshe zakonore e cila jepet ne fund te ketij muaji, ndihmohen skamnoret, varfanjaket, nevojtaret, ne menyre qe edhe ata te kene mundesi te festojne Bajramin si gjithe te tjeret. Ata e dine mire ku kane miq, dashamire, shoke vllazni, e din cili eshte i vorfun edhe gjithkush eshte i lire me dhane aty ku ia merr mendja se eshte me e drejte dhe me se miri. Shuma ka qene dy euro, ndersa une nga xhemati im kam mbeldh rreth 600 euro, se popullata i ka dhane te te afermit e tyre, ku e ka pa ma te nevojshme. Ndersa, meqense ne jemi ne kuader te Bahskesise Islame, mjetet do te shkojne per Medresene dhe Fakultetin”.
Bajrami i pare pas 20 vjetesh ne Kosove
|
Keta djem dalin te paret per Bajram |
Tashmë, besimtarët janë tërhequr nga gjamia mbi dyqind vjecare dhe brenda mureve te lashta ka ngel vetëm jehona e lutjeve. Fëmijët e strukur rrëzë gjamisë, kanë ikur me duar plot monedha të falura nga besimtarët. Dhe, perderisa perbenda shtepive degjohen urime te perzemerta, femijet kane kapluar rruget e degezuara dhe sipas tradites trokasin dere me dere per sheqerka. Karakteristike eshte veshja e shumices ne veshje kombtare, nder te cilet edhe dy djem e nje vajze prej 6 deri ne nente vjec. Shqiptimi i veshtire i fjaleve ne gjuhen shqipe tregon pafjale se ata jane femijet e njerit prej mergitmareve tane, mirepo veshja kombtare dhe shkelqimi ne fytyrat e tyre reflekton dashuri per festat dhe traditen e te pareve te vet.
“Po dalim per Bajram neper katund”, thone ata njezeri, duke ngarendur te shijojne festen e cila ka fillaur me mbeldhjen e sheqerkave.
|
Keta femijet qe kremtojne Bajramin
e pare ne Kosove |
Jane keta femijet e Zeqir Hasanramajt, i cili tash 20 vjet jeton dhe punon ne Shetet e Bashkuara te Amerikes. Fiter Bajrami i sivjeme per te eshte feste e dyfishte i cili i sjell nostalgji te papermbajtur.
“Ky eshte Bajrami i pare pas 20 vitesh. Eshte kenaqesi shume e madhe...”, thote Zeqiri, te cilit i mbetet fjala ne gryke nga nostalgjia.
Kjo nostalgji bartet edhe tek motra e tij, Mona, e cila ka lene familjen e saj ne Lubeniqi per t´iu bashkangjitur te vellai ne kremtimin e festes.
|
Mone Hasanramaj-Alimehaj |
“Jemi dy vllazen e pese motra. Te gjithe jane n´Amerike e ne Zvicer. Edhe baben e kam me ta e nana na ka vdek. E vetmja une jam n´Kosove...Tetane kisha pas qejf me i pas e me ardhe, por nuk munden se larg. Une e kam familjen n´Lubeniq, por jam ardhe me ia ba per hajr Bajramin si e pret n´Strellc pas 20 viteve. Jam e knaqne dhe gezueme shume...”, thote Mona, duke fshire lotet ne syte.
Mesazhi i Bajramit: Dashuri, paqe dhe pajtim ndernjerezor
|
Femijet fillojne festen me mbledhjen e
sheqerkave |
Perdersia, mesazhin e perhershem te Bajramit per dashuri dhe unitet sjell imami i Strellcit te Eperm, Ajni Ramadani:
„Qe mos me pas zili, mos me pas urejtje, por me pas dashni, harmoni, me e vizitu njeri tjetrin, neqoftese s´ka fol me te ose ka mbajt inat me u pajtu dhe me ia zgjat doren,sepse kjo na nevoijtet ne”.
Me festen e Fiter Bajramit kremtohet shpallja e Kur´anit Fisnik me anë të të cilit vërtetohet edhe një herë ekzistenca dhe Madhështia e pamohueshme e Zotit Fuqiplote.