23 gusht 2011, Radio Kosova & Blue Sky, Cfare gazetarie i duhet Kosoves tri vjet pas shpalljes se pavaresise? A ka ardhur koha e zhvillimit te nje gazetarie te mirefillte ne sherbim te shtetit dhe popullit te Kosoves? Keto jane disa nga pyetjet e shtruara ne debatin me temen “Roli i medias ne zhvillimin e shoqerise”, te mbajtur sot ne Decan, i cili vie ne vazhden e debatave te financuara nga Fondacioni gjerman “Fridrich Ebert”, te cilat organizohen nga Shoqata e Intelektualeve te Pavarur(SHIP) ne bashkepunim me Klubin e Debatit, ne Decan.
Ngritja e nje sistemi informativ kombtar i cili do t´ishte promotor i zhvillmeve sistemore ne konsolidimin dhe funskionalizimin e shtetit eshte ajo qe i duhet Kosoves. Keshtu mendon Qani Mehmeti, i cili si gazetar shumevjecar ishte vrojtues i kujdesshem i zhvillimeve ne Kosove dhe deshmitar direkt i i kthesave te medha historike ne dy dekadat e fundit.
Qani Mehmeti, redaktor ne Radio Kosova |
Kontributi i medias dje dhe sot
“Perdersia, kontribui i i masmedias sot ne konsolidimin dhe funksionalizimin e shtetit te Kosoves nuk eshte as ne nivelin as ne pergjegjesine e duhur, vlereson redaktori aktual ne Radio Kosove, Qani Mehmeti. Pse eshte keshtu ka disa arsye, por perse vazhdon te jete keshtu nuk ka asnje arsye. Me ardhjen e Unmikut ne Kosove, duke dashur qe te mbulohet gjithcka qe ky popull te harroje cka ka ndodh, u grumbulluan ne masmediat e informimit nje numer djemsh dhe vajzas te reja te cilet nuk dinin as germat elementare te alfabetit te gazetarise. Kjo, ngaqe keshtu i duhej Unmikut, vetem te fotografojne gjendjen, pa e hapur asnjehere problemin dhe pa e pasqyruar ate si duhet”.
Sipas z.Mehmeti, Kosoves i duhet nje gazetari kritike sa ndaj qeverise dhe institucioneve qeveritare, ndaj opozites dhe shoqerise civile, poashtu edhe ndaj mekanzimave nderkomtbar te cilet megjithese jane ketu per t´na ndihmuar, s´mund te jene te pagabueshem, sic prezantohet ne te shumten ne mediat vendore. Eshte koha e nje gazetarie kombtare e cila per 12-te vjet fare pak iu vu ne mbrojtje vlerave te luftes.
Gazetaria 12-te vjecare fare pak iu vu ne mbrojtje vlerave te luftes
Ne debat u kerkua qe gazetaria te merret me sfidat e Kosoves |
Mediat ne Kosove nuk jane te vetdishme rolit te vet ne demokraci?
Sipas analistit, prof.dr.Nexhmedin Spahiut, nje pjese e madhe e mediave nuk i eshte e vetdishme rolit te vet ne demokraci. Se ato krahas kreativitetit, duhet te jene pjese e politikave te shoqerise dhe te dine si duhet vepruar ne momentte te caktuara. Nderkohe qe kjo nuk eshte bere qe nje dekade e me shume ne problemin me te thelle te shtetit dhe te shoqerise sone: ne veriun e Kosoves.
“Ketu e kam parasysh menjehere pasluften kur jane bere deshtimet me te medha ne kete drejtim. Ne ngjarjet e vitit 2004, kur mediat e Prishtines kane luajtur nje rol negativ duke i shkaktuar nje dem te madh Kosoves, jo vetem materjal ne miliona qe eshte dashur t´i paguaje takspaguesi i Kosoves, por dem ne jete te nejrezve dhe ne perspektiven politike te Kosoves”, tha z.Spahiu ,sipas te cilit as raportimet per ngjarjet e fundit ne veri nuk ishin ne nivelin e duhur.
“Ndersa, deshtimi i fundit eshte ky i aksionit ne veri, te ashtuquajtur Aksion i Njesise Speciale te Kosoves ne veri i cili u propagandua nga qeveria si nje veprimtari heroike ne interes te Kosoves, por qe ne fakt eshte e kunderta. Dhe ketu, shume media dhe shume gazetare rane ne kete gracke duke e prezantuar deshtimin si sukses”, tha z.Spahiu sipas te cilit, Kosoves ne fushen e informimit ne Kosove ka mungese te gazetarise hulumtuese sikurse edhe debati, i cili megjithese nuk eshte i kushtueshem si i pari, si pasoje e mungeses se gazetareve por edhe te vet editoreve per t´u ballafaqur me temat qe jane cytese dhe sfiduese per shqerine e Kosoves.
Zekw Sinanaj, gazetar shumevjecar i cili raportoi edhe nga zonat e luftes, i njeh mire sfidat e gazetarit ne secilen periudhe kohore. Ndersa sot, mungesa e trasnparences dhe e bashkepunimit eshte hendikepi me i madh per gazetarin per te ardhe me shpejtesine e duhur deri te deri te informacioni i sakte nga burimet kryesore, mendon ai.
“Sepse, as ne nivelin qendror institucional as ne nivelin lokal, nuk ka transparence te mjaftueshme. Edhepse eshte miratuar ligji per qasje ne dokumente, qofte ne qeveri apo neper komuna qe te japim informacionet e sakta. Dhe ketu shpeshhere jipet edhe mundesia per manipulime te ndryshme te cilat fusin huti ne opinion. Pra, ne Kosove ne pergjithesi akoma nuk ekziston transaprence e mjaftueshme ne mes te pushtetit dhe mediave ne menyre qe te kemi informacione te sakta”, tha z.Sinanaj.
Gazetari duhet te zoteroje zanatin dhe te jete i guximshem
Gagica: Guximi ne gazetari i domosdoshem |
“Prandaj une mendoj se pas 12-te vjetesh eshte koha e lirise dhe afirmimit e vlerave te gazetareve te medhenj dhe atyre te cilet dine t´i japin kahje me serioze involvimit dhe afirmimit te frymes kombtare duke ruajtur etiken profesionale, poashtu”, tha z.Gagica, per te shtuar se: “Jemi deshmitarw ne keto 12-te vjet se ne shkrimet e ndryshme gazetarie shume pak ndjehet fryma kombtare e cila afrimon kulturen te tille cfare e kemi, afirmon figurat e kombit e ne te shumten e rasteve, jane shume te njeanshme dhe nese jane te njeanshme, gati del qe ka mungese te gazetareve profesionistel. Jo qe s´ka Kosova gazetar dhe intelektual, por ne te shumten e rasteve ata i lene anash. Nuk eshte keq te riperseritet qe, Kosova ne te gjitha fushat e ne vecanti ne fushen e informimit ka nevoje per gazetare te zot, te dishem dhe te guximshem...Nese ne Evrope arrin te sjellesh nje informate te besueshme, ti vec e ke kalu pragun dhe apriori ne kur po e hapim nje gazete, perhere vie pytja: "Athua kush e ka pogu?" Del nje emision, nje debat dhe them:"Kush fshieht pas saj?" Pse? Dmth eshte investu aq shume ne jovlera!”
Ne gazetarine sotme ndjehet shume pak fryma kombtare
Sinanaj(i dyti majtas),Me shume bashkepunim nga institucionet |
“Institucionet e Kosoves duhet te ndalen edhe te shohin seriozisht se cfare gazetarie kane? Kosova ka me pas gazetarine sa ka investuar ne te edhe sa ka investuar ne njerezit te cilet do ta ngrisin kete gazetari. E kam thane dhe e perseris: ka ardhur koha qe t´u thuhet stop ketyre matrapazeve ne masmediat e Kosoves dhe qe te hapet diskutimi se cfare gazetarie i duhet Kosoves dhe cfare eshte pergjegjesia per fjalen e lire ne Kosove?!”
Ne debatin e mbajtur ne Decan ne te cilin moren pjese edhe kryetari i komunes Rasim Selamanj, zyrtar komunal, perfaqesues te prokurorise, gjykatave, policise dhe te OSBE-se u kerkua me shume seriozitet, angazhim dhe guxim nga gazetaret dhe editoret per te hulumtuar dhe debatuar dukurite shqetesuese ne shoqeri. Poashtu, u kerkua me shume transparence e bashkepunim te institucioneve te Kosoves per te mundesuar informimin sa me te drejt te opinionit publik por edhe zhvillimin e nje gazetarie te mirefillte, e cila eshte me se domosdosheme per te pasqyruar realitetin e sotem ne Kosove.
“Roli i medias ne zhvillimin e shoqerise” vie ne vazhden e debatave te mundesuara nga Fondacioni Gjerman Dridrich Ebert, te cilat organizohen nga Shoqata e Intelektualeve te Pavarur (SHIP) dhe Klubi i Debatit, ne Decan.