Bistrica e Shales, njera nder tri fshatrat e izoluara |
19 gusht 2011, Dojce Vele, Gjëndja e rëndë ekonomike, vështirësitë sociale, pasiguria dhe mungesa e lëvizjes së lirë janë pjesë e përditshmërisë së banorëve të tri fshatrave shqiptare në kuadër të komunës së Leposaviqit, e cila administrohet nga strukturat paralele serbe. Ndërsa, barrikadat e vëna në Rudarë nga serbët e veriut i kanë futur në geto për kohë të pacaktuar.
Fshatrat Bistricë e Shalës, Cerajë dhe Koshtovë shtrihen përgjatë magjistralës Mitrovicë-Leposavic, në veri të Kosovës. Në kushte normale, në të tri fshatrat e banuara me shqiptarë të cilat kufizohen me fshatra serbe, shkohet për një orë e gjysmë me një minibus të ofruar nga ministria përkatëse. Mirëpo, me vënjen e barrikadës në Rudarë dhe hapjes së një rruge alternative nga komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me qeverinë e Koëovës, rruga është zgjatur në tri orë. Kjo gjëndje vazhdon prej 25 korrikut, kur filluan përpjekjet e para të qeverisë së Kosovës për të vënë nën kontroll dy pikat kufitare Bërnjak dhë Jarinjë, në veri të Kosovës, shpjegon për Dojce Vele-n Lulzim Hetemi, përfaqësues i këtre tri fshatrave.
Lulzim Hetemi,perfaqesues i fshatrave |
“Pas vënjes së barrikadës në Rudare, po udhëtojmë në drejtim të fshatrave të Shalës së Bajgorës. Prej Cerajës, Koshtovës dhe Bistricës ka një largësi deri në 35 kilometra, e cila u ndërtua duke ju falenderu kryetarit të komunës së Mitrovicës dhe qeverisë së Kosovës. Tash, prej këtu deri te Miniera e Stari Tërgut ecim në këmbë nga 5-6 orë nëpërmjet shtatë fshatrave serbe. Vështërisitë dihen...”.
Barrikadat në veri kanë bllokaur cdo pore të jetës
Bllokadat e vëna nga serbët në veri të Kosovës për më shumë se tri javë, kanë bllokuar cdo pore të jetës së banorëve të fshatrave të cilët qarkullonin nëpërmjet magjistrales Mitrovicë-Rashkë. Ndër to është edhe mungesa e qasjes në shërbime shëndetsore, thotë Mursel Mruseli nga fshati Koshtovë, i cili punon si tektnik medicional në ambulancën e cila i ka nën përkujdesje këto tri fshatra.
Serbet kane bllokuar rrugen ne Rudare |
“Rruga alternative mund të jetë e kalueshme deri në rënjen e shiut të parë dhe që nga ai moment jemi të bllokuar për automjete. Kjo për një ambulancë është e pakapërcyeshme, se nëse pacienti është në gjëndje të rëndë, deri në arritjen në qëndrën emergjente në Mitrovicë, mund të vdes se si të ketë riga shiu, automabulanca nuk kalon në këtë rrugë. Mjeku s´osht tuj na ardhë prej datës 25 korrik dhe për momentin jemi në kushte shumë të vësthira”.
Banorët e tri fshatrave veriore nën përkujdesje të askujt
Meqënse fshatrat Cerajë, Koshtovë dhe Bistricë e Shalës janë në kuadër të komunës së Leposaviqit e cila udhëhiqet nga strukturat paralele serbe, banorët e tyre që nga shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, nuk kanë ku t´i adresojnë shqetësimet e veta. Këtu mungon mbështetja e institucioneve të Kosovës, përderisa nga komuna e Leposaviqit ata ndjehen të përjashtuar.
Femije tek lozin ne fshatin Bistrice |
“Komuna e Leposaviqit nuk do me na pa me sy, vec pse jemi shqiptar! Atyre nuk po iu intereson për qeveri as për shtet të Kosovës e lëre për kto tri fshatra si njëqind herë e në forma të ndryshme kanë provu me i zbarz. Shqiptari i thirrur për t´u perkujdesur për ne në Zyrën për Komunitete dhe Kthim asnjëherë nuk ka shikuar interesin e përgjithshëm dhe nuk do t´ia dijë për hallet e qytetarëve. Vetëm më ndërrimin e tij ne shohim zgjidhje, përndryshe me njerëz të tillë që shohin vetëm interest përsonale s´mund ecim perpara”, thotë Driton Hetemi, arsimtar në shkollën e tri fshatrave në Bistricë, sipas të cilit për shkak të vendosjes së Zyrës së Regjistrimit Civil, Zyrës për Komunitete dhe Kthim, ambulancës dhe policisë përbrënda një objekti të vetëm, ka pengesa të vazhdueshme në procesin mësimor.
Si funksionon Zyra për Komunitete dhe Kthim e komunës së Leposaviqit?
Sipas Haki Imerit, shef i Zyrës për Komuntiete dhe Kthim në komunën e Leposaviqit, me seli në Bistricë, arsye e mungesës së iniciativave nga kjo zyrë për ngritjen e mirëqënjes së qytetarëve të këtushëm është mënyra e funksionimit të kësaj zyre, e cila praktikisht nuk është e lidhur direkt as me pushtetin lokal as nën pushtetin qendror.
Haki Imeri, Shef i ZKK-se ne Bistrice |
“Me gjithë përpjekjet, për shkak të rrethanave, as unë nuk jam i kënaqur me punën time, sepse ne si zyrë nuk kemi kompetenca për shkak se kemi mbet jashtë sistemit logjor të Kosovës, kudnër të cilit nuk jemi të itneresuar të punojmë. Mirëpo, këtu vlen të theksohet vendimi i 2008-tës i kryeminsitrit të Kosovës i cili nuk i njeh institucionet e dalura nga zgjedhjet serbe të dala në maj të vitit 2008. Këtu është këputur zingjiri dhe ne nuk kemi kontakte me komunën, përvec me disa drejtori, si atë të financave, të prokurimit etj. Pra, ne kemi fonde por nuk kemi mundësi ekzekutimi dhe shfrytëzimi të ligjshëm, për shkak se komuna vë pengesa”.
Deri në shpërthimin e luftës në Kosovë me ´98-´99, në tri fshatrat në veri të Kosovës jetonin rreth 1,300 banorë. Aktualisht, jetojne vetëm 350 prej tyre. Sipas z. Imeri, pak është bërë edhe në kthimin e këtyre banorëve, pjesa dërmuese e të cilëve edhe më tej jetojnë si refugjatë përbrënda Mitrovicës apo rajonit të saj.
Pasiguria dhe mungesë përpjekjeve për kthim nxiti shpnërgulje masive
Driton Hetemi, arsmtar ne Bistrice |
Përderisa, shqetësim i vazhdueshëm është është pasiguria dhe pengimi i lëvizjes së lirë. “Siguria nuk është në nivel për shkak se në tri fshatrat nuk ka polici të vazhdueshme as trupa KFOR-i, prandaj është kriju një lloj paniku, për faktin se këtu janë në mes të fshatrave serbe. Vetëm në ndërrimin e parë është një nënstacion i policisë i cili funksionon vec në ndërrimin e parë, pesë ditë prej orës 8 deri në ora 16-të. Përderisa, pasdite dhe natën banorët janë në mëshirën e askujt dhe janë organizuar vet për t´u mbrojtur nga ndonjë e papritur”, thotë z.Imeri, sipas të cilit janë drejtuar kërkesa të vazhdueshme në institucionet gjegjëse t´i kenë nën mbikëqyrje këto fshatra për të parandaluar eskalimin e situatës.
Pasiguria është arsyeja kryesore e shpërnguljes së banorëve të këtushëm, thotë Lulzim Hetemi, përfaqësues i këtyre fshatrave: “Thonë se ka siguri dhe nuk është e vërtet! E vërteta është se ne gjithmonë jemi maltretu dhe dikujt i ka konvenu që ta mbaj problemin të izoluar. Për cdo vit ka pas shpërngulje e cila vazhdon. Pardje është shpërngul një familje nga fshati Bistricë e cila me siguri nuk do që t´i vuaj fëmija siv vuan vet e i kanë vuajtur prindërit. Dhe, nëse nuk shtrihet dora e pushtetit edhe në këtë pjesë, fsahtrat do të zbrazen tërësisht”.
A ëshë ndërprerë vërtet kontrabanda nga Serbia në veri të Kosovës?
Mursel Murseli, teknik medicional |
Mungesa e shtrirjes së pushtetit të Prishtinës në veri të Kosovës, për 12 vjet mundësoi lulëzimin e kontrabandës dhe të krimit. Pas vendimit të qeverisë për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, qeveria e Kosovës pohon se masat e reciporocitetit në fushën e tregtisë me Serbinë po zbatohen me perpikmëri dhe me këtë është ndaluar kontrabanda. Mirepo, deklarata të tilla vënë në dyshim banorët e këtushëm të cilët janë vrojtues të drejtpërdrejt të asaj që po ndodh në veri.
“Ndoshta qeveria e Kosovës ia ka dal të ndalojë kontrabandën në pikat kryesore të kufirit, të cilat tashmë janë zona ushtarake dhe deri me 25 shtator janë nën mbikëyrje të KFOR-it. Mirëpo, rrugët anësore prej qyteteve të Republikës së Serbisë janë tërësisht jashtë kontrollit. Vetëm në komunën e Leposaviqit janë dy-tri rrugë që nuk janë të kontrolluara as nga Policia e Kosovës as nga KFOR-i. Ndërsa, një rrugë më kryesore përmes fsahtrave Rudine dhe Rragozne në drejtim prej Novi Pazarit deri në Banjskë të komunës se Zveqanit, cdo natë ka lëvizje të pandërprera të kamionëve, kerreve e autmojeteve të ndryshme transportuese. Pra, vazhdon kontrabanda nga Serbia”, dëshmon Mursel Murseli nga fshati Koshtove.
Shpresë për ditë më të mira...
Ahmet Musa nga Koshtova shpreson nje jete normale per pasardhesit e tij |
Përkundër të gjithave, shpresa se një dite institucionet e Kosovën do të fusin nën ombrellën e vet edhe këto fsahtra, qëndron. Ndërsa, thirrjet e banorëve vazhdojnë.
“Përfaqësuesit e Republikës së Kosovës duhet të vinë ta njohin këtë vend, ta shohin ku jemi tuj rrnu se jam i bindur se nuk e dinë ku jemi e qysh rrnojmë,se nuk kanqë qënë asnjëherë-thote Dritoni, i cili shton: Dhe, mesazhi për ta është që t´i kthejnë sytë prej këtyre fshatrave se edhe ne nëse shpërngulemi, atje nuk po mbetet asnjë shqiptar...".