Arkivi

Banorët e fshatrave të Rugovës të shqetësuar për pronat e veta

Proteste kunder levizjes se kufirit ne Kuqishte te Rugoves
15 shtator 2011, Dojce Vele,  Fillimi i demarkacionit te kufirit me Malin e Zi me përfshirje të përfaqësuesit të Rugovës në Komisionin për Demarkacion, është njëra ndër kërkesat e banorëve fshatrave ndërkufitare, pas marrjes së përgjegjësisë nga ana e Policisë së Kosovës, për menagjimin e kufirit me Malin e Zi e cila i hap rrugë demarkacionit të kufirit.


Jane 15-të fshatra të Bashkësisë Territoriale te Rugoves, dhjetëra prej tyre përgjatë brezit kufitar me Malin e Zi, banorët e të cilave  kanë protestuar disa herë gjate 12-të vjetëve me pretendimin se ka lëvizje të kufirit brënda territoit të Kosovës nga ana e autoriteteve të Malit e Zi. Protesta më e fundit ishte me 3 shtator 2011, në Kuqishtë të Rugovës, me rastin e bartjes së kompetencave nga Kfor-i tek Policia e Kosovës, pwr menagjimin e kufirit Kosove-Mal i ZI. Arianit Demaj nga Shkrel i Rugovës, kryetar i Arianit Demaj, kryetar i Bashkesise
Territorile te Rugoves sjell shqetësimet e banorëve të këtushëm:
Arianit Demaj, kryetar i
 Bashkesise Territoriale,Rugove


“Kërkesa kryesore e banorëve të Rugovës është që të fillohet sa më shpejt demarkacioni i kufirit dhe në atë komision gjithsesi të jetë i përfshirë dikush nga komuniteti rugovas. Edhe me banorët e fshatrave të Lugut të Drinit në pjesën e Kullës, kemi pas disa protesta se Mali i Zi edhe n´atë anë e ka ul kufirin në territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa, nëpër disa zona malore Mali i Zi është futur në zonat e brendshme dhe ka vendos disa gur me mbishkrimin 
“Republika e Malit të Zi”.

Mal i Zi asfalton rrugë në prona të rugovasve?

Për banorët e Rugovës është shqetësues asfaltimi i pesë kilometrave rrugë pranë fshatit Kuqishtë drejt Qafës së Qokorrit, nga qeveria e Malit te Zi.

“Mali i Zi ka asfaltuar diku tri kilometra rrugë në pronën e rugovasve, afër fshatit Kuqishtë në drejtim të Qakorrit ku është piramida. Aty ka qënë kufiri që e dëshmojmë na dhe kufiri i vitit 1974 në të cilin u bazu ministri Bajram Regjepi. Ky mbetet problem aktual tash dhjetë vjet dhe qeveria e Kosovës nuk e ndërmerr asnjë hap që  të paktën me ua shpjegu publikishtbanorëve nëse ka ndonjë marrëveshjetë  paraprake me Malin e Zi”.
Nënkolonel Kamer Jonuzi, kryesues i Departamentit për Kontroll dhe Mbikeqyrje të kufirit  lidhur me këtë sjell këtë përgjegje: 

Policia e Kosoves gjate patrullimit ne kufirin me Malin e Zi


“Ideja është që të ndërtohet një pikëkalim kufitar i përbashkët. Asfaltimin e  kam parë dhe është bërë deri ay ku janë piramidat dhe ku KFOR-i i ka vlerësuar se janë kufijtë e `74-trës. E, në do t´jetë kufiri më poshtë apo më lart, është qështje e demarkacionit.  Ndërsa, prej fsahtit Kuqishtë deri atje qeveria jonë do ta asfaltojë ne vitin e ardhshëm, që të kirjohen kushtet për vendosjen e një pikëkalimi të ri kufitar”.

PK bën menagjimin e kufijve të Kosovës, përvec atij Kosovë-Serbi

Në pajtim me Strategjinë Kombtare të Republikës së Kosovës për Menagjimin e Integruar të Kufijve dhe mbështetur në udhëzimin për transferin e përgjegjësive nga KFOR-it te Policia e Kosovës, aktualisht Policia e Kosovës është  pozicionuar në të gjithë kufijtë e Kosovës. Përderisa përgjegjësitë nga KFOR-i janë marrë deri në kufirin me Republikën e Serbisë; brez kufitar në gjatësi prej 380 kilometrash. Nënkolonel Kamer Jonuzi, kryesues i Departamentit për Mbikëqyrje dhe Kontroll të Kufirit,  sjell me shumë hollësi: 

“Fillimisht, përgjegjësia është marrë me Republikën e Shqipërisë,  me 28 prill 2010, i cili përfshin një territor prej 113 kilometrash. Kemi vazhduar me Republikën e Maqedonisë, në një territor prej 170 kilometrash i cili është marrë në tri faza. Dhe së fundmi, me 3 shtator 2011 kemi marrë kufirin me Malin e Zi, në shtrirje prej 80 kilometrash”.

 Mirëpo, një hap i tillë s´mund të pritet në një të ardhme të afërt edhe në kufirin Kosovë-
Serbi, meqë për shkak të vështirësive  për shtrirjen e autoriteti t të institucioneve të Kosovës në veri, në udhërrëfyesin për bartjen e përgjegjësive  nuk është paraparë marrja e përgjegjësive edhe me Serbinë, thotë për DW-në nënkolonel Jonuzi. “Aktualisht, ne kemi  dy togje patrulluese të cilat operojnë në kufi me Serbinë. Ne asistojmë, por kjo hapësirë prej 380 kilometrash ende është nën përgjegjësinë e KFOR-it”,  thotë nënkolonel Jonuzi, sipas të cilit janë gjithsejt 420 policë të togjeve patrulluese të Policise Kufitare të Kosovës, të cilët mbikqyrin vijën e gjelbër të kufirit të Kosovës.
Nenkoloneli Jonuzi,Departamenti per
menagjim kufiri

A është e vendosur Policia e Kosovës cdokund në kufijtë e `74-trës?

Janë të njohura deklaratat e autoriteteve vendore dhe ndërkombtare se territori i Kosovës është i paprekshëm dhe kufjitë e vitit ´74 do të respektohen në përpikmëri. Nënkolonel Jonuzi tregon se ku janë të pozicionuar Policia Kufitare e Kosovës: “Sa i përket kufirit me Shqipërinë nuk kemi telashe. Në kufirin me Maqedoninë ka pas disa ndryshime. Por, është vija e cila është përcaktuar nga komisioni për demarkacion dhe ne jemi të vendosur aty. Ndërsa, sa i përket kufirit me Malin e Zi, ne së bashku me KFOR-in dhe me autoritetet malezeze jemi pajtuar që bartja e përgjegjësive të bëhet mbi bazën e kufijve ekzistues. Ndërkohë që është duke punuar Komisioni për Demarkacion me Malin e  Zi”, përgjigjet nënkolonel Jonuzi.

Patrullim i PK-se pergjate vijes se gjelbert te kufirit


Patrullim i PK-se pergjate vijes se gjelbert te kufirit
Me demarkacionin e kufirit me Maqedoninë, me 2009 dhe kthimit te 2500 hektarëve tokë të Kosovës të cilat me anë të një marrëveshjeje Beograd-Shkup me 2001 i ishin falur Maqedonisë, tek vendi i njohur si Kodra e Furrës në fshatin Debëlldeh, 17 hektarë të territorit të Republikës së Kosovës megjithatë i kaluan Republikës së Maqedonisë. Nëse ankesat e rugovasve kanë një bazë, Ministria e Punëve të Brendshme për DW-në nuk dha përgjegje. Ndërkohë, mbetet të shihet nëse kufijtë e Republikës së Kosovës me Malin e Zi do të respektohen apo do të ketë një tkurrje të re, si në rastin e demarkacionit të kufirit me Republikën e Maqedonisë.