Nje objekt i suvatuar ne jeshile, ne zemer te fshatit Lloqan, eshte shtepia ne te cilen banoret e ketushem organizojne aktivitete te ndryshme. Ndersa, flamuri ne qati te saj apo porta e hapur, jane shenjat identifikuese te nje gazmendi apo rasti vdekjeje.
Per shtepine perkujdeset familja Shabanhaxhaj |
“Jane zhvillu te gjitha aktivitetet qe kane qene nevoje e banoreve. Takime te ndryshme, mbledhjet e fshatit, aktivitetet rinore, cdo gje eshte mbajt ketu”.
Për mirëmbjajtjen e objektit përkujdeset familja Shabanhaxhaj
Per mirembajtjen e shtepise dhe aranzhimin e organizimeve ne kete objekt, i cili nga nje magazine mallerash para luftes tashme eshte shnderruar ne nje shtepi fshati ne sherbim te te gjitheve, perkujdeset familja e Shkelzen Shabanahaxhaj, nga fshati Lloqan.
“I gjithe burimi i donacionit prej kesaj organizate eshte terheq nga baba im i ndjere, Bajram Syle Shabahaxhaj me vajzen e tij, Aferdtia Bajram Shabanhaxhaj, ne koordinim me ato dy femra nga Amerika dhe eshte rindertu prej fillimit. Pastaj ka investu edhe fshati nje pjese te madhe. Kemi mbajt ambienitn si brenda ashtu edhe jashte. Eshte si Shtepi Kulture per tere fsahtin i cili e ka si per dasma si per vdekje, si per gazmende, kujt cka t´i nevojite. Nuk eshte prone e nje individ por eshte prone e gjithe fshatit”.
Objekti në mes të fshatit-shtëpi e të gjithëve
Asim Cenaj |
“ Pra, nga A deri ne Zh dhe asgje nuk mungon. Toaleti eshte jashte-banja brenda. Ndersa, ne nje dhome te vogel lihen ato qe duhen per ahengje e vdekje, drute e dimrit per stufe ne ode, flamujt, gjithe cka kemi nevoje per fshat. Ajo eshte ne sherbim te te gjithe banoreve te fshatit Lloqan dhe atë mund të shfrytezoje secili që ka nevoje. Si adrese kontakti kemi z.Shabanhaxhaj i cili mban celesin dhe bën aranzhimin e organizimeve te ndryshme. Deri tash ka funksionu shume mire dhe eshte mirembajt nga banoret e fshatit. Kohe pas kohe kemi intervenu me renvoime, e kemi vesh ne dru, kemi ba rrethojen me c´rast na ka ndihmu edhe komuna, kemi mbjell pisha dhe cdo gje eshte sic kerkohet”, thote z.Cenaj.
Se fale banoreve te Lloqanit brenda kesaj shtepie jane te gjitha paisjet,varesisht nga ceremonite, ploteson edhe z.Shabanhaxhaj.
Nje Shtepi Fshati ka edhe Carrabregu |
Kete shembull ndoqen edhe fshatrat Carrabreg dhe Voksh
Aktivizimi i nje Shtepie Fshati, eshte nje mundesi e mire per te kursyer te mijera eurot e konsumuara ne ahengje te ndryshme neper restorane. Nje shembul te tille e kane percjellur edhe fshati Voksh dhe fsahti Carrabreg te cilet kane ndertuar shtepi te tilla ne sherbim te te gjithe banoreve te vet.
“Absolutisht! Mendoj se nuk ka shembull me te mire ne komunen e Decanit se ne Lloqan. Nje shtepi e tille me vetfinancim eshte bere edhe nga banoret e fsahtit Carrabreg dhe eshte edhe nje me vetfinancim te banoreve te fshatit Carrabreg, nje lloj kampshtepize e drurit e cila shfrytezohet per te njejtat arsye. Dhe une jam i bindur se na kane marre shembull neve”, thote z.Cenaj, per te cilin investimi ne kete shtepi eshte nje arsye me shume meqense brenda oborrit te saj ka te ngritur lapidarin e babait-deshmor, Dine Cena, trupi i te cilit nuk eshte gjetur ende.
Shtepia e Fshatit, mundesi e mire per kursimin e mijera eurove
Perderisa, menyra e organizimit te fshatit Lloqan duhet te sherbej si shembull per te
Shtepia e(Fshatit) Kultures ne mes te Lloqanit |
gjithe banoret e komunes se Decanit. thote z.Shabanhaxhaj, i cili njeherit eht edhe eprfqeues i fshatit Lloqan.
“Te gjitha i kemi te perbashketa dhe asgje s´kemi te ndame. D.m.th.,si fshat jemi te organizuar shume mire. Edhe infrastruktura pothuaj po kompletohet. Nje rruge dykilometershe presim te asfaltohet shume shpejt per te cilen e kane dhene kontributine edhe lagjet Shabanhaxhaj, Cenaj dhe Stojkaj”.
Objekti ne qender te fshatit Lloqan, i cili eshte ne sherbim te lloqanasve tash dhjete vjet eshte i pari i ketij lloji ne komunen e Decanit, shembullin e te cilit e kane percjell fshatrat Carrabreg dhe Voksh. Nderkaq, nje model i tille do duhej te sherbent per te gjitha fshatrat anekend Kosoves, sepse vetem ne kete menyre edhe i pasuri edhe i varferi kane mundesine e babararte per te kryer ceremonite mortore apo per te kremtuar gazmendet familjare.