Romani "Teuta", kushtuar mbretereshes ilire |
Ali Binaku, shqiptar i shpronësuar, i përndjekur dhe I dëbuar është personazhi të cilin poeti malazez Radovan Zogovic e kishte zjedhur për të nxjerr në pah vuajtjet dhe mundimet që i shkaktoheshin popullit shqiptar nën sundimin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (1918-1941). Prandaj, edhe ciklin njëmbëdhjetë këngësh “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, i shkruar në vitin 1937 e fillon me mallkimin e tij: “Unë Ali Binaku, të mallkoj gjithë ç`ke deri në farën e gjinisë sate...“.
Poeti malazez ishte zëdhënës i shqiptarëve të Kosovës
Me këtë poemë, ndër më të fuqishmet dhe më të guximshmet e kohës dhe mëpastaj, poeti malazez Radovan Zogoviq i qëndroi pranë popullit shqiptar, edhe me cmimin e përndjekjes, burgosjes dhe persekutimit. Ky poet, prozator dhe publicist malezez, ndër më të mëdhenjt e shekullit 20-të, mbetet i paharrueshëm për popullin si ndër malazezët e paktë i cili nuk pranoi të vendosej në pronën që nuk ishte e tija.
Varri i poetit malazez Zogoviq, ne Decan |
“Zogovici, shkrimtar I madh I Malit të Zi ishte poaq shqiptar. Prandaj, kur vdic kërkoi që të varrosej midis shqiptarëve, sepse e njihte burrërinë dhe nderin e shqiptarëve dhe e dinte se shqiptarët një dite varrin e tij do ta shndërrojnë në tempull!”
Urna e Radovan Zogoviqit prehet në Decan
Varri i poetit malazez është në Decan të Kosovës, të cilin e ndjente si shtëpinë e tij. Ky ishte edhe amaneti I tij, thotë Sllobodan
Vujiqiq, kryetar i Shoqatës së Malazezve të Kosovës.
“Prandaj, tek ne malazezet thuhet se Radovan Zogovic eshte I Kosoves poaq sa I Malit te Zi, sepse ai ne nje kohe kur as vete shqtparet nuk kane pasur guxim te flas per vuajtet dhe mundiemt e veta, ai e ka bere kete permes kenges,aq guximshem dhe aq fuqishem, sa mbahet mend edhe sot e kesaj dite”.
Vujiqiq: "Zogoviq eshte i Kosoves poaq sa i Malit te Zi |
Ushtritë vdesin, mbretëritë kalojnë por vargjet mbesin
“Ato vargje janë më të fuqishme se ushtritë, sepse ato janë vrarë, mbretëritë kanë kaluar por ato kanë mbetur. Sepse ai ishte me popullin shqiptar kur asnjeri nuk ishte dhe vargjet madhështore të Ali Binakut me të cilat I qëndroi pranë popullit shqiptar, janë më të qëndrueshme se gurët, se shkëmbinjtë, se bjeshkët e toka e Kosovës. Atëbotë, ky ishte një guxim vetvrasës! Por, fakti se ne jemi këtu sot bashke tregon se veprat dhe poetët e mëdhenj jetojnë përjetsisht ndërsa mesazhet njerëzore nuk vdesin kurre. Ato vargje kanë larguar xhembat nga rruga që ne të mund të vimë deri te varri I tij: një borxh ndaj shkruesit të këtyre vargjeve dhe ndaj atyre që ua kushtoi”.
Martinovic, autori i romanit"Teuta" |
Martinovic: “Rrugëtova nëpër 24 shekuj për ta rigjetur mbretëreshën ilire”
“Kur dëgjova emrin Teuta, m´u duk si një enigmë e cila thërret të nisem në kërkim të saj. Dhe unë iu përgjigja kësaj thirrjeje dhe udhëtova nëpër 24 shekuj. Kësaj vere ky ekip arkeologësh gjeti një unazë gruaje e cila mund të jetë e mbretëreshës Teuta. Dhe teksa mbaja në shuplakë atë unazë të artë me gurë të cmueshëm e diamante dhe me një figure mbretërore, unë paramendoja gishtrinjtë të cilët e kanë mbajtur dhe pata ndjenjën se ajo dorë po shtrihet urë ndërmjet nesh dhe atyre që jetuan përgjatë këtyre shekujve. Ajo na thotë të shtrëngojmë duart dhe të njihemi, sepse kjo është pasuri, diversitet dhe autenticitet. Ndërsa, nga vizita në Kosovë dhe takimi me njerëz të përzemërt dhe zemërhapur, unë fillova të besoj se ai simbol I Teutës me ka gjetur mua ngaqë ka dashur ringjalljen. Dhe, unë e kam ringjallur atë nëpërmjet libri tim: “TEUTA”.
Sipas poetit të Kosovës Ali Podrimja, autor I dhjetëra vëllimeve dhe përfaqësues tipik I poezisë shqiptare I përkthyer në disa gjuhë të huaja thotë se letërsia i afron popujt dhe i bën ata më të fortë.
“Por, ne duhet të dimë se cka po I ofrojmë lexuesit shqiptar apo lexuesit malazez. Ne si shqiptar duhet të kotnribuojmë në kultivimin e letërsisë malazeze për të dëshmuar se ne jemi të interesuar që popujt fqinj të sillen ashtu sic duhet të sillet vëllai me vëllanë dhe ta ndihmojmë njeri-tjetrin për të ec në rrugë më të ndricuar. Ne duhet ta mundim të keqen me dinjitet. Përndryshe, nese vazhdojme kështu të ecim si të verbër atëherë patjetër do të ndodhin edhe shumë të këqija”,thotë Podrimja.
Podrimja: "Letërsia i afron popujt dhe i bën më të fortë"
Gjate vizite se shkrimtareve shqiptar dhe malazez, ne Decan |
Sepse, do të thoshte shkrimtari malazez Jevrem Brković: “Vargjet e poetëve dhe varret janë shenjtore të cilat iu kthehen të gjithëve. Dhe janë poetët, ata që vëllazëritë dhe dashuritë individuale i kultivojnë dhe i rrisin në dashuri ndërmjet popujve”.