24 shtator 2011, Radio Kosova, Vazhdojne perpjekjet per rehabilitmin dhe shtrirjen e ujesjellesit ne te gjitha fshatrat e komunes se Decanit. Banoret e fshatit Lumbardh tashme mund t´i gezohen furnizimit te rregullt me uje te pijes, sepse Ndermarrja Sherbyese Publike „Ujesjellesi-Higjiena“ dhe komuna e Decanit me participimin e qytetareve, kane realizuar projektin e ujesjellesit ne vlere prej 145 mije eurosh. Perderisa, fshatra te tjera te komunes se Decanit vazhdojne te perballen me reduktime te gjata apo me probleme ne furnizimin me uje te pijes.
Fshati Lumbardh, rreth pese kilometra ne lindje te Decanit, eshte nje vendbanim i tipit te grumbulluar, i banuar prej 140 familjeve shumices prej te cilave pozita kodrinore e fshatit ua ka veshtiresuar qasjen ne ujin e pijes, perderisa familjet me banim ne lugina jane perballur me uje te ndotur nga shirat dhe vershimet. Vitin e kaluar, me leshimin e ujesjellesit te nje pjese te fshatit, u be zgjidhja e problemit te ujit e pijes vetem per 35 familje. Perderisa muajin e kaluar, Ndermarrja Sherbyese Publike “Ujesjellesi-Higjiena” do te bej zgjidhjen edhe per 100 familje te tjera te ketij fshati.
Lumabrdhi behet me ujesjelles
Zymer Ukaj, aktivist i fshatit Lumbardh |
Dhe, jeta pa ujesjelles ishte tejet e veshtire per banoret e Lumbardhit, thote Zymer Ukaj, activist shumevjecar I ketij fshati.
„Me thane te drejten kemi jetuar nje jete mizerje per arsye se jemi sherbyer me puse dhe prej atje, me nxjerr me litar. Keshtu qe gjinia femerore ka vujt ma s´shumti ne kete drejtim. Disa vende jane kodrinore dhe aty eshte dashur germim ne thellesi deri ne 25 metra. Ana luginore, vershimet. Pompimi eshte nje investim i kushtueshem qe jo secili mund ´tia ofroje vetes por edhe per shkak te rrymes, asnjehere nuk ke qene stabil per shkak te mundeses se rrymes“.
Projekti i mundesuar nga komuna e Decanit, Ndermarrja Sherbyese publike “Ujesellesi-Higjiena” ne te cilin participuan edhe qytetaret, eshte ne vlere prej 145 mije eurosh. Ndersa, realizimi i tij ka ndryshuar shume jeten e banoreve te Lumbardhit, pohon z.Ukaj:
“P.sh, ka permiresu higjienen, qe eshte numer nje per jete, ka lehtesu punen ne familje, ka kriju siguri si ne nuk pime me uje te ndotur. Ka ndryshuar cdo gje!”.
Objekti u ndertua nga qeveria norvegjeze |
Mbeshtetja e NCA-se norvegjeze menjehere pas luftes ndihmoi rimekembejn e ndermarrjes dhe ngritjen e rrjetit te ujesjellesit fshat pas fshati, me c´rast donatori siguronte pjeset fazonike, komuniteti bente gropimin dhe mblumin, perderisa ndermarrja bente kryerjen e puneve ne ndertimin e rrjetit apo rehabilitimin e tij, shpjegon drejtori I Ndermarrjes Sherbyese Publike “Ujesjellesi- Higjiena”, Adem Gjikokaj.
“Me shkuarjen e NCA-se norvegjeze kete rol ka fillu ta marr kuvendi komunal dhe ky rol eshte fuqizuar prej vitit 2008, kur fillon nje bashkepunim shume me i afert i kompanise Ujesjelelsi me kuvendin komunal i cili ka vazhdu me te nejten tradite dhe kem ishku me sistemin fshat pas fshati”.
Komuna e Decanit i ka 39 fshatra, ndersa ne rrjetin e ujesjellesit jane te kyqur rreth 5,000 konsumatore. Por, edhepse disa fshatra jane te kyqura ne ujesjelles vite me heret, ato vazhdojne te perballen me reduktime te gjata. Njeri nder ta eshte Strellci i Poshtem, ndersa Arif Zeqiri eshte vetem njeri nga strllcjanet, te cilet perballen ne vazhdimesi me problemin e ujit te pijes.
“Paj vallahi, une po t´them kurrkund nuk eshte me dobet se ne Strellc te Ulet. Edhe n´Strellc te Eperm ka problem, por ne Strellc te Ulet eshte shume dobet. Uje nga ujesjellesi i kemi dy ore ne dite e 22 ore nuk kemi. Une jam ai si duhet me e rezervu ujin 24 ore neper bure e kusia, e me pi qasi uji”.”, thote Arif Zeqiri i cili edhe sot si perdite ka rezervuar ujin per nevojat e familjes.
Strellci i Poshtem,dy ore me uje-22 pa te
Adem Gjikokaj, drejtor operativ i Ndermarrjes Sherbyese Publike „Ujesjellesi-Higjiena“ thote se perkudner temperaturave te larta, gjendja e furnizmit me uje te pijes ne komune e Decanit ka qene e kenaqshme dhe te gjitha fshatrat e kyqura ne ujesjelles ishin te furnizuara me uje 24 ore. Por, te dyja strellcet perbejne nje perjashtim.
“Problem ne vete ishte Strellci, ku kemi pas reduktime te shpeshta edhe shpesh edhe mungese edhe gjate reduktimeve, per shkak te mungeses se madhe te ujit, por edhe per shkak se gati secila shpi ne Strellc posedon rezervoar se paku prej 1 meter kub, ku jane pa valvula dhe bajne humbjen e ujit. Njeherit, rreth 70 per qind te atyre qytetareve nuk posedojne ujemates por e shfrytezojne ujin ne forme paushalle”, thote drejtori Gjikokaj, sipas te cilit, normale per kete pjese do te ishin 18 litra per sekond perderisa sipas matjeve dalin 20 litra ne sekond.
Kroi i Currajve eshte burim i funrizimit me uje per strellcjanet |
Ndermarrja “Higjiena Ujesjellesi” premton zgjidhje te shpejt
Drejtori Gjikokaj pohon se jane gjetur edhe burime te tjera per rritjen e sasise se ujit per fshatin Strellc, konkretisht ne vendin e quajtur Mrizet, me c´rast ndermarrja “Ujesjellesi- Higjiena" tashme ka nenshkruar nje marreveshje me perfaqesuesit e fshatit per nje lloj drenazhimi per rritjen e sasise se ujit. Mirepo, nder veshtiresite me te cilat perballet kjo ndermarrje jane kyqjet ilegale dhe mungesa e infrastruktures juridike per padi mandatore.
Vajze qe shkon te kroi per uje |
5,000 konsumatore ne rrjetin e ujesjellesit-pakica ju pergjigjen obligimeve
Aktualisht, me inciativen e shoqates se ujesjellesve te kanalizimeve te Kosoves, USAIDI-t; gjegjsisht IRD-se, ka filluar Plani Investiv per infrastruturen e ujesjellesit dhe te kanalizimit. Si rrjedhoje, te gjitha fshatrat do te futen ne rrjetin e ujesjellesit, thote drejtori Gjikokaj. Ndersa, edhe sfida me e madhe e shperndarjes se rrjetit primar dhe sekondar ne dhjete fsahtra te komunes, nga Prilepi ne Gramacel, ne te cilat ne vitin 2007 u be nje investim i gabuar i donacioneve te ofruara nga KE, tashme po tejkalohet. Sepse, me mjetet e siguruara nga qeveria e Kosoves kane filluar punimet per furnizim me uje nga burimi i njohur si "Gurrat e Hasan Ages", afer Gjeravices.
„Keshtu qe prej te 39 fsahtrave pas ketij po na mbesin edhe tri fshatra. Na monetalisht jemi tuj e punu projektin e gypit primar per Dashinoc, kemi arrit deri ne fshat. Pas tij po na mbetet edhe fshati Vranoc i Vogel me gjithsejt 15 shpi si dhe Mazniku, si pika me e ulet. Mirepo, meqense kemi shku deri ne Dashinoc, jemi tuj e prit rrjetin primar, por po presim edhe asfaltimin e rruges. Pastaj mbesin edhe Ratishi i Eperm dhe Ratishi i Poshtem, te cilat kane me u ndertu paralelsiht me projetkin e dhjete fshatrave qe e ceka me heret“, thote drejtori Gjikokaj.
Adem Gjikokaj,drejtor operativ i NSHP "Ujesjellesi-Higjiena" |
Ka filluar projekti i ujesjellesit per dhjete fshatra-Dy Ratishet jashte
Tashme, punimet per ndertimin e ujësjellësit ne 10 fshatra te komunes se Decanit kane filluar. Kostoja e projektit eshte 800 mijë euro, 750 mije prej te cilave jane siguruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe 50 mije te tjera nga komuna e Decanit. Mirepo, dy fshatrat Ratish i Eperm dhe Ratish i Poshtem te cilat parashiheshin te perfshihen ne kete projekt, ne momentin e fundit kane ngel jashte tij. Pikerisht per kete arsye, Xhemajl Haradinajn, 63 vjec nga fshati Ratish e gjejme ne korridorin e zyres e kryetarit te komunes, nga e cila pret nje sqarim per vete dhe bashkefshataret e tij.
“Une jam dale per pune te ujesjellesit per dy Ratishet se kam degju se nuk jemi ne ate projekt. Dhe kam dale me e dit a po a jo edhe pse? Atehere mundem edhe me tjere me ardhe, ose po vime me rob e me thmi qetu, ose edhe do te shlyhem prej komune krejt . Me nje fjale, gjeja me elementare per jet eshte uji. E, neqeoftese hine te gjitha fshatrat ne ujesjelles, pse jo ne?”
Furnizimi i ketyre fshatrvae me uje te pijes edhe me tej eshte i veshtire, ndersa ne ditet e vapes banoret perballen edhe me mungese te tij , thote z.Haradinaj.
“Me bunare, me puse, ashtu qe mundemi edhe fare semundjesh me marr. Besa as uje te majftueshem nuk kemi se edhe bunaret nuk furnizojne qysh kemi nevoje, ose nuk jane te pastra, si e gjitha rajonet. Keshtu qe ne kemi mbet me kete uje shume keq”.
Uje ne te dyja Ratishet i kontaminuar
Rasim Selmanaj, kryetar i komunes se Decanit |
Projekti per zgjidhjen e problemit te ujit te pijes per dhjete fshatra te komunes se Decanit, tashme ka filluar. Rrjeti i ujesjellesit shtrihet ne fshatrat: Prilep, Prokolluk, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Dubrave, Baballoq, Gramacel, rastovice dhe Jasiq-fshat prane Gramacelit, me 50-60 shtepi. Mirepo, se brenda tij nuk jane fshatrar Ratish i Eperm dhe Ratish i Poshtem, sic besohej deri me tani e konfirmon per radion tone edhe kryetari i komunes, Rasim Selmanaj:
“Jo, ne kete projekt nuk jane dy Ratishet. Por, do te shikojme qe te gjejme nje zgjidhje edhe per keto dy fshatra, per faktin se gypat qe jane hy ma heret nepermes Komisionit Evropian jane deri ne ate pjese. Keshtu qe do te shikojme me ekspertet se si do te gjejme nje mundesi qe keta gypa te shtrihen deri ne te dy Ratishet”, thote kryetari Selmanaj, i cili premton se komuna nuk do te ndal perpjekjet per zgjidhjen e problemit te ujit te pijes edhe per banoret e ketyre fshatrave.
Komuna premton zgjidhje-Ndermarrja Higjiena-Ujesjellesi”,garanton
“Po, ne gjate implementimitt e projekitit per dhjete fshatra do te shikojme me eksperte te kesaj lemie ta gjejme nje zgjidhje qe edhe keto dy fsahtra ta kene ujin e pijes dhe te perfshihen pikerisht ne kete projekt qe po implementohet. Sa iu perket shpenzimeve qe do t´kishin pas me u kriju, une mund te premtoj mbulimin e tyre. Por nuk kam njohuri ne aspektin rofesional a ka mudnesi qe gypat nga ky pozicion ku ndalet ky projekt te vazhdojne tutje. Sikur kjo e jete e mundur, atehere sa i perket vullnetit te komunes, une jam i gatshem me nda mjete dhe me implementu edhe kete pjese “.
Prej ketu premtohet rrjeti i ujesjellesit per gjithe komunen |
Rrjeti i ujesjellesit prej 16-te kiloemtrash i cil i do te zgjidh problemin e ujit te pijes per dhjete fshatra te komunes se Decanit eshte vazhdim i projektit të mëparshëm te realizuar nga AER-i dhe Komuna, i cili pat dështuar për shkak te instalimit të sistemit të pompimit. Projekti i ujesjellesit me ane te te cilit do te sigurohet uji me renje te lire nga vendi i quajtur “Gurrat e Hasan Agës”, kap kosoton 800 mije euro, 750 prej te cilave i ka siguruar Minsitria e Mjedisit dhe Planifkimit Hapsinor dhe 50 te tjera, komuna e Decanit. Nderkohe, pritet te shihet se kur do te behet zgjidhja edhe per banoret e dy fshatrave Ratish i Eperme dhe Ratish i Poshtem ,te cilet pervec veshtiresive te furnzimit e me uje te pishem ata ju ekspozohen rreziqeve t e ndryshme nga uji i kontaminuar nga puset. Sepse, perballja e qytetareve me mungese te ujit te pijes eshte e papranueshme per nje komune neper te cilen kalojne tre lumenj.