Arkivi

"Epopeja e UCK-se" ne Gllogjan

6 mars 2012, Radio Kosova, Ne diten e dyte te manifestimit “Epopeja e UCK-se”, kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i shoqeruar nga kabineti i tij qeveritar dhe udheheqja  komunes e Decanit, ka bere homazhe para lapidareve te heronjve te kombit, Sali Qeku dhe Luan Haradinaj ne Decan si dhe ne kompleksin memorial “Deshmoret e Kombit” ne Gllogjan.

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaçi vizitën e tij në varrezat e deshmorëve e ka vleresuar si nje  përjetim të veqantë per faktin se bashkeluftaret e tij dhe deshmoret e rene per lirine dhe pavaresine  e Kosoves nderohen ne menyre shtetrore.
Kryeministri Thaci dhe kabineti i tij
gjate homazheve

“ Sot bëjmë ndërime shtetrore këtu në të gjitha varrezat anekënd Kosovës me respektin dhe pietetin me të lartë për familjet e të rënëve, invalidëve të luftës dhe në veçanti për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës. Prandaj, sot ne përulemi me respektin më të lartë para varrezave të dëshmorëve, gjithashtu para kontributit të jashtëzakonshëm të familjes Haradinaj dhe të gjithë atyre që kontribuan për çlirimin  e vendit”, tha kryemisntiri Thaci sipas te cilit ky eshte nje rast i marrjes së energjive të reaja për konsolidimin dhe forcimin e shtetit  për integrim në NATO dhe BE si dhe nje dite mesazhi për unifikim, afrim dhe tejkalim të kornizës politike në mënyrë që të gjithë, pa dallime politike te punojme per shtetin e Kosoves.

Njeri nder prijesit e luftes per liri gjykohet per krime lufte

Por, kryeministri Thaci refuzoi  t´i pergjigjej cdo pyetjeje tjeter, duke care turmen e gazetareve me nxitim. Ndersa, fakti se nje dite te tille njeri nder prijesit e luftes per clirim z.Ramush Haradinaj po gjykohet per krime lufte ne Gjykaten Nderkombtare te Hages , per babain e tij Hilmi Haradinaj eshte tejet i rende.  

Ilmi Haradinaj
“Per mua si prind eshte dite e zorshme. Por, me siguri edhe kesaj do t´i vie fundi nje dite. Mesazhi im do t´ishte qe sa ma shume te respektojme te miren dhe te nderojme gjakun e te reneve“, tha z.Haradinaj per Radio Kosoven.

Idealet e luftetareve per liri edhe me tej te lena pergjysme

Ndersa, sipas Prenw Marashit kryetar i njeres nga Organizatat e Veteraneve te Luftes per Dukagjin, amaneti i deshmoreve edhe me tej mbetet i pergjysmuar.

“Sepse, te gjithe ne kemi pas ideal bashkimin e  kombit ne nje shtet, nje gjuhe, nje flamur dhe me simbole te njejta. Kjo eshte realizu pjeserisht. Dhe fatkeqesia me e madhe eshte se, 13 vjet pas luftes luftetaret e lirise edhe me tutje ballafaqohen me akuzat e montuara sic eshte edhe rasti me komandantin Ramush Haradinaj i cili padrejtsisht mbahet ne burgun e Hages. Kjo mjerisht vjen edhe si pasoje  e  deshmitareve dhe fakteve te montuara si dhe nje pjese nga faktori nderkombtar“.
Pren Marashi, OVL Peje

Paraprakisht, homazhe dhe kurora lulesh ne varret e deshmoreve u vune nga perfaqesues te disa komunave te Dukagjinit, anetareve te Shoqatave te Veteraneve te Luftes, pjesetare te familjeve te deshmoreve, martireve dhe invalideve te luftes. Homazhe te varrezat e deshmoreve kane bere edhe perfaqesues te disa komunave te Dukagjinit, pjesetare te shoqatave te luftes, familjare te deshmoreve, martireve dhe invalideve si dhe pjesetare te FSK-.se te cilet iu kane bere deshmoreve roje nderi.