12 mars 2012, Dojce Velle, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Ministria Arsimit, Shkencës dhe Tekonlogjisë vazhdojnw tërheqjen në anë të
kundërta rreth shkollimitt e vajzave me mbulesë para moshës madhore. Ministria thirret ne respektimin e Kushtetutës dhe të ligjit në fuqi, përderisa Bashkesia Islame ankohet për diskriminim në baza fetare dhe shkelje të të drejtave të mbrojtura me konventa nderkombtare.
Në Kosovë, për vajzat e mbuluara nën moshën 15 vjecare, pragu i shkollave publike është i pakapërcyeshëm. Në këtë pikë, tërheqja në anë të kundërta në mes të Minitrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjise dhe Bashkësisë Islame të Kosovës është e vazhdueshme.
“Fatkqesisht, këto shqetsime vazhdojnë për shkak se kemi një numër të vajzave që preferojnë të shkojnë në shkollë me mbulesë. Mirëpo, ne jemi thellesisht të bindur se një shoqëri demokratike sic mëton të jetë Kosova, do ta tejkalojë këtë situatë me urtësi dhe maturi duke iu garantuar të gjithë nxënësve të Kosovës që të mësojnë pa prejudikuar për veshjen e tyre të jashtme e cila në shumë raste po konsiderohet si një qëhtje e ndaluar”, thote Sabri efendi Bajgora, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kryeimami Sabri efendi Bajgora |
Ndalesë e mbuleses apo e zhveshjes në shkollat e Kosovës?
Por, kryeimami Bajgora në vend të sanksionimit të vajzave të mbuluara sugjeron r sanksionimin e zhveshjes së tepruar të vajzave nëpër shkolla.
“Shpeshherë, Ministria e Arsimit thirret thirret në një kodmirësjellje ntë cilin gjoja janë bazuar. Mirëpo, unë mendoj se më e ndershme do t´ishte që në atë kod moral të sanksionohej zhveshja e nxënëseve tona dhe jo mbulesa e tyre, se fatkeqsisht të gjithë jemi dëshmitar të kësaj dukurie në shumë shkolla të Kosovës. Prandaj, unë edhe një herë ftoj Ministrinë e Arsimit që ta shfuqizojnë këtë udhëzim administrativ dhe t´ua mundësojnë të gjtiha vajzave shkollimin edhe me mbulesë”, thotë kryeimami Bajgora.
Në nenin 8-të të Kushtetutës së Kosovës thuhet se: “Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”. Në paragrafin 4 të nenit 38 të Kushtetetutës thuhet poashtu se: “Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë”.Për të kërkuar të drejtën e tyre disa vajza iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
MASHT:”Aktualisht, nuk ka bazë ligjore për të vepruar ndryshe
Ragip Gjoshi, keshilltar ne MASHT |
“E drejta për ankesë ekziston për të gjithë qytetarët,por bazë për të vendos ndryshe aktualiht nuk ka. Sic dihet, arsimi parauniversitar është tërëiht në duar të komunave, ndaj udhëheqja komunale vende-vende, duke mos qënë e gatshme të ballafaqohet me këtë problem ka hedh topin në adresë të ministrisë. Andaj, iu bëjmë thirrje që të përballen me zgjidhjen e këtij problemi duke i bindur prindërit dhe nxënësit që të sillen konform dispozitave në fuqi”, thotë keshilltari Gjoshi.
Përjashtimet nga shkollat publike të vajzave më shami u përcollën me protesta të nxënësve të cilet u solidarizuan me moshatarët e tyre e kohe pas kohe, edhe nga organizata të ndryshme të cilave ju bashkangjitën qytetarë të shumtë. Për Bashkësinë Islame, kjo është shkelje drastike e të drejtave të njeriut.
B.I.: “Përjashtimi i vajzave me shami-diskriminim në baza fetare”
Prane Fakultetit per Studime Islame |