30 mars 2012, Dojce Vele, Edhepse fuqizimi i gruas është njëri ndër Synimet Zhvillimore të Mijëvjeçarit, grate e zonave rurale në Kosovë edhe me tej vazhdojnë të jenë të shkëputura nga jeta shoqërore, larg kontakteve me institucionet, të pavetdishme për të drejtat e veta dhe të painformuara rreth obligimeve të pushtetit karrshi tyre. Për të identifikuar nevojat e tyre, OSBE po ndihmon formimin e Grupeve të Grave Asambleiste nëpër komuna të Kosovës.
Shqiponja 26 vjecare nga komuna e Istogut dhe Sadija 34 vjecare nga komuna e Pejës, njëra nënë e tre fëmijëve ndërsa tjetra nënë e një vajze, jetojnë një jetë të qetë në familjet e tyre. Por, edhepse ambicjet e tyre nuk shkojnë përtej shtepisë dhe familjes, ato do të dëshironin një pozitë më të mirë në shoqëri.
“Paj, kisha thanë me i pas të gjitha të drejtat si nëpër shtetet tjera. Por nuk të japin kurrfarë të drejte. Shkon ankohesh e prapë vazhdojnë vetëm në të veten”, thote Sadija, e cila nuk mban mend t´i ketë trokitur në derë dikush nga pushteti që ta pyes nëse ka nevojë për dicka si qytetarë, madje as në kohën e zgjedhjeve dhe vizitat e vetme që iu bëhen janë nga inkasantët e shërbimeve publike, megjithëse ato shërbime në të shumten s´janë as për së afërmi nevojave të tyre.
“Jo, unë për vete s´kam pa as gra as burra të na vinë, përvec gjatë fushatave. Na vinë vec për pagesë të rrymës e të ujit, se tjetrkush kurrë. Se, me ardhë ndoshta kemi dicka ma mire...”, thotë Shqiponja, përderisa Sadija lutet: “Inshallah na vinë,që bile edhe ne t´i dimë të drejtat tona si gjithë të tjerët”.
Gratë e zonave rurale ballafaqohen me vështirësi të shumta
Sadete Terrnava, monitoruese e pushtetit lokal ne OSBE |
“ Dhuna në baza gjinore, problemi i braktisjes së shkollës, ekziston megjithatë një shkallë e analfabetizmit, qasja ndaj j shërbimeve publike është më e veshtirësuar se ato të grave në qytete, liria e kufizuar e lëvizjes e imponuar nga familjet, shqetësimet e varfërisë dhe qështja e punësimit, janë ato që vështirësojnë jetën por edhe mungesën e iniciativave vendimmarrëse, qoftë nga grupet e tjera të interesit. Dhe, për më tepër, mungesa e vullnetit të institucioneve për të punuar dhe hulumutar me tepër këtë problem. E gjithë kjo ndoshta edhe pse gratë bartin në vete frikën e stigmatizimit”, thotë z.Terrnava, sipas së cilës gratë më lehtë jetojne me rrezikun sesa te raportojnë.
Implementimi i Ligjit mbi Barazinë Gjinore jo i kënaqshëm
Montorimi i OSBE-së nëpër komunat e Kosovës lidhur me zbatimin aktual të Ligjit mbi Barazinë Gjinore në nivel komunal i cili rezulton me një pjesëmarrje të vogël të grave në proceset vendimmarrëse, përfaqësim të mangët nëpër komisione të ndryshme dhe mbizotërimi i meshkujve në këte drejtim, ka nxitur formimin e grupeve të grave në nivele lokale për t´i identfikuar brengat dhe nevojat e grave në zonat urbane e me theks të vecante në ato rruale si dhe për t´iu dhënë një zgjidhje sa më të shpejt dhe të drejt problemeve të tyre, thotë z.Tërrnava sipas se ciles shembulli i komunes se Gjilanit me 2009 eshte shperndare neper 20 komuna te Kosoves për faktin se:
Ilirjana Gafurri, Grupi i Grave Asambleiste, Peje |
“Gratë në përgjithësi konsideroj se akoma nuk i njohin të drejtat e tyre mirë, në të kundërtën do të kishin më shumë kërkesa për t´i zbatuar të drejtat e tyre. Andaj, , andaj kinsideroj që me tërë punën e madhe që është bërë dhe ndryshimët të cilat i shohim, ngritja e vetëdies nuk ka arritur deri në ate masë sa të mund të themi se jemi të kënaqur. Shpresojmë se kjo do të ndërtojë një qeveri më të përgjegjshme lokale sa i përket barazisë gjinore. Në përgjithësi, ne do të donim të rritet bahkëpunimi i një trekëndëshi ekzistues : gratë në kuvendin komunal, zyrtaret komunale për barazi gjinore dhe gratë e tjera nëpër komuna”.
Grupet e Grave Asambleiste synojnë përafrimin me gruan në nivel lokal
Kosova e ka Grupin e Grave Deputete ndërsa formimi i Grupeve të Grave Asambleiste ka për qëllim përafrimin me gratë dhe fuqizimin e tyre në nivel lokal, duke identifikuar nevojat e grave të zonave rurale për t´ua prezantuar kuvendeve komunale për aprovim dhe fonde.Ndër të 20 grupet aktuale të grave asambleiste është edhe ai i Pejës, kryesuese e të cilit është dr.Ilirijana Gafurri.
“Ne megjithëse në forumet e grave të subjekteve poltike jemi n´kotnakt me to, si grup i organizuar në këtë mënyrë synojëm që të jemi shumë më pranë tyre në terren, te mos i vizitojmë ato vetem gjate fushatave por t´jemi prane halleve të tyre, t´i bartim ato te kuvendi komunal në mënyrë që të arrimë sa më shumë që t´i zbatojme në realitet. Pra,të jemi pranë këtyre grave dhe t´iu demonstrojmë se cfarë munden, cfarë të drejtash kanë, si mund i fitojnë dhe të luftojnë përm to", thote z. Gafurri.
Gruaja të jetë e përkrahur nga vet gruaja
Teuta Haxhiu, deputete ne Kuvendin e Kosoves |
“Zëri ynë nuk dëgjoht aq sa ne do të dëshironim, por kjo nuk do të thtoë se ne do të kthehemi pas. Një mesazh shumë i shkurter është se vërtet, femra ka nevojë për përkahjen e femrës në radhë të parë. Por neve na duhet një mirëkuptim i gjinisë tjetër për t´kuptu se Kosova nuk do të ec në rrugen të cilen e ka përpara poqese nuk është e përfaqësur femra në vendimmarrje. Nese femra është në vendet udhëheqëse e pa e ndikuar nga gjinia mashkullore ajo do të ecte me hapa më të sigurt dhe do ta conte vendin përpara”.
Formimi i Grupeve të Grave në nivelin lokal, ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e gruas në proceset vendimmarrëse, rritjen e vetëidijes për rëndësine e rolit të femrës, ngritjen e kapcitetete si dhe të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes më të gjërë në nivel qendror.