Panorame dimri nga Bjeshket e Belegut |
13 mars 2012, Dojce Vele, Trashëgimia natyrore, kulturore, historike dhe natyrore e Rrafshit të Dukagjinit, është fokusi për investime e radhës ne Kosove nga Bashkimi Evropian. Projekti i pare "Shihemi n Dukagjin" do të shtrihet në tri komuna ndërsa projekti "Miresevini n Dukagjin" do të shtrihet në gjashtë komuna të Dukagjinit.
Një kullë shekullore buzë lumit Erenik e rrëzë Gjeravicës, njërës ndër majat më të larta në Ballkan me 2, 656 m lartësi mbidetare do t´jetë Qendra për Zhvillimin e Turizmit në Dukagjin, rrjeti i së cilës do të shtrihet në 14 kulla të tri komunave të Dukagjinit: Pejës, Decanit dhe Junikut. Është kjo kulla rreth 100 kuadratëshe e lagjes Berishë të Junikut e cila me panoramën prej 18 ari truall rrëzë Bjeshkëve të Nemura do t´iu ofrojë vizitorëve mundësinë të prekin nga afër një gërshetim të trashëgimisë natyrore, kulturore dhe historike të Kosovës.
Maja e Gjeravices, me 2656 m lartesi mbidetare |
“Këtu është kufiri në mes të mjedisit historik dhe të mjedisit natyror të Junikut dhe një ndërlidhje e mirë e këtyre potencialeve me të cilat shquhet Dukagjini. Pra, një nderthurje kulturore dhe natyrore e cila është bazë për zhvillimin e turizmit”, thotë Sali Shoshi, drejtor i Fondaiconit Suedez “Trashëgimia kulturore pa kufi”(Cultural Haritage Ëithout Borders) për Kosovës, e cila është implementuese e këtij projekti.
Dhe kjo don të thotë shumë për komunën e re të Junikut, thotë pronari aktual i Kullës, Fatmir Isufaj. “Se, pikë së pari, ruhet trashëgimia kulturore dhe prej aty menagjohet krejt turizmi i Dukagjinit. Besoj se me këtë qendër Junikut edhe kullave tjera dhe t´iu kthehet nami i dikurshem, për Junikundo t´hapet një përsepktivë e re si dhe do të hapen vendpunime. Dhe kshtu, duke ruajtur trashëgiminë e të parëve tanë Juniku do të njihet edhe ne nivel më të lartë, në atë evropian”.
“Shihemi n´Dukagjin”
Panorame vere ne Bjeshken e Strellcit |
Projektet “Shihemi n´Dukagjin” dhe “Mirësevini n´Dukagjin” të cilat plotësojnë njëri-tjetrin në vlerë prej një milionë eurosh, janë investim i Bashkimit Evropian me një pjesemarrje prej 10 për qind nga komunat dhe organizata implementuese CHËB, të cilët kanë për qëllim revitalizimin e objekteve trashëgimore, zhvillimin e turizmit rural dhe hapjen e vendpunimeve. Drejtori Shoshi vjen me rezultatet e pritura nga projektit dyvjecar “Shihemi n´Dukagjin”, implementimi i të cilit do të vazhdojë deri në nëntor të këtij viti.
„Rezulatet i parë është themelimi i Qendrës së Turizmit në Junik, ndërtimi i infrastrukturës fizike dhe restaurimi i kullës,e cila është përzgjedh përmes një konkursi në mesin e 14 kullave dhe pritet të përfundojë në maj të këtij viti.Pasta, këtu do të vendoset administrata e Qendrës së Turizmit e cila do të menagjohet nga një bord i themeluar nga komuan e Junkut, Decanit dhe Pejës dhe do t´ jetë një qendër e përhershme”, thotë drejtori Shoshi sipas të cilit kjo pasohet me trajnimin e 180 personave, kryesisht në fushën e turizmit, përderisa ekipi i ekspertëve ndërkohë po harton tranjnimet për gastronomi, hotelieri, menagjim biznesi,etj.
“Mirësevini n´Dukagjin”
Projekti “Mirësevini n´Dukagjin, në vlerë prej 450 mijë eurosh, i cili do të vazhdojë deri në dhjetor 2013, synon përzgjedhjen dhe renovimin i 20 shtëpive tradicionale në 5 komuna të Dukagjinit: në Pejë, Istog, Decan, Junik dhe Gjakovë.
Ne Kullen e Mazrekajve tashme zhvillohet turizmi rural |
“Projekti parasheh përmirësimin e infrastrukturës fizike me cfarë nënkuptohet përmirësimi i hapësirave të 20 shtëpive tradcionale në Rrafhin e Dukagjnit në të cilat do të krijohet hapësirë e përshtatshme për turizem, kryesisht për bujtina ose për restorane. Procesi do të kalojë përmes një konkursi dhe ketu zgjidhen rastet më të mira, ku krahas objekteve edhe pronarët janë vërtet të interesuar të hynë në botën e biznesit dhe duke prezantuar planet e biznesit cili rast përfiton nga 10 mijë euro ndihmë“ , thotë drejtori Shoshi sipas të cilit për secilën komunë do të përzgjidhen nga 4 shtëpi, pronarët e të cilave do t'i gëzojnë rreth 10.000 euro për renovim të tyre dhe përshtatje për turizëm.
Ushqimi tradicional shërbehet me veshje tradicionale
Projektet implementohen në partneritet të ngushtë që nga donatori, Komisioni Evropian i cili ka Zyren për Zhvillim Rajonal në Pejë, ChËB si implementues, komunat partnere dhe shoqëria civile si pjesë e pandashme dhe secili ka rolin e vet. Ndër OJQ-të e angazhuara është edhe Rrjeti i Grave “JETA”në Decan, e cila do të gatuajë ushqimin tradicional.
Safete Gacaferi, kryetare e Shoqates se Gruas "JETA" |
„Gratë e shoqatës varësisht nga kërkesat e vizitorëvë përgatisin ushqimet tradicionale, si: pite, fli, bukë misernike, etj. Poashtu, ushqimintradicional në kulla e shërbejmë të veshura në veshjen kombtare në mëynrë që vizitorët ta ndjejnë atë atmoferën e vërtet të jetës së parardhësve tanë në kullë”, thotë Safete Gacaferi, kryetare e kësaj shoqate me rreth 2000 anëtare, e cila nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është licencuar si trajnere për përgatitjen e ushqimit tradicional dhe tashmë ka nën menagjim Kullën e Mazrekajve në Dranoc.
Kosova prezantoi atrakcionet turistike edhe në Panairin e Berlinit
Ndërsa, për produktet e rralla turistike të Kosovës tregon interesimi i madh i vizitorëve të panairit të sapopërfunduar të turizmit në Berlin në të cilin Republika eKosovës u prenzatua me produktet e veta, thotë drejtori Shoshi.
“ Për herë të parë këtë vit ishim në Berlin, ku i prezantuam produktin e parë turistik të komunave: Pejë, Decan dhe Junik. Ishtë një përfaqësim modest se jemi ne fillet tona, por shpresoj se në të ardhmen do të kemi më shumë produkte për prezantim në Berlin por edhe ne vendet e tjera. Ndërsa, besoj se Qendra e Turizmit në Junik do t´jetë një qendër e vërtet e ila do ta njoftojë botën me potencialet turistike dhe kulturore qe i ka Kosova“.
Pushimore ne Boge te Rugoves |