Kompleksi Memorial "Deshmoret e Kombit" ne Gllogjan |
Pas Betejës së Jasharajve në
Prekazin legjendar, cak ishte familja e
Haradinajve, drejt se ciles forcat serbe marshuan me 24 mars ´98, duke formuar
unaza rrethimi ne Gllogjan me c´rast do te hasnin ne nje rezistence e
armatosur. Rasim Selmanaj, veprimtar i qeshtjes kombtare ishte njeri nder dy
deshmitaret e pare te fillimit te shperthimit te luftes frontale ne Dukagjin.
“Me
24 mars jam taku me Daut dhe teksa jemi shku te familja Haradinaj, gjate gjithe
rruges kemi bisedu per numrin e ushtareve dhe menyren se si do te dalim haptas,
pa ditur se ishim te percjellur. Veturen e policise se pari e ka verejt Dauti,
ndersa rritja e shpejtesise dhe sinjalet na therrisnin te ndalojme. Mirepo,
tashme ishim ndare ne dy drejtime dhe kishim krijuar nje distance,Dauti ne të
majte e une ne te djathte, ndera nga d police kane vrapuar pas nesh duke shtene
me arme. Diku ne largesi 7-800 metra mua kane arrit me m´arrestu...“, rrefen veprimtari Selmanaj i cili arrestohet kete dite, dhe mbahet ne burgjet serbe
deri pas përfundimit te luftës kur
lirohet me amnisti .
Gazmendi, Agroni dhe Hima rane ne mbrojtje te nxenesve-peng
Brenda kesaj porte prehen eshtrat e 80 deshmoreve te lirise |
Beteja e 24 marsit te vitit 1998 ne
Gllogjan, ishte beteja e parë frontale në Dukagjin, ku forcat serbe edhe pse
përdorën forca të shumta këmbësorie dhe gjithe makinerinë luftarake, pësuan
humbje të rëndë. Ne kete date, nen udheheqjen e komandanti te Zones Operative
te Dukagjint Ramush Haradinaj, qëndresa e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po hynte triumfalisht në historine qe po
shkruhej me gjakun e njome te deshmoreve te lirise. Forcat serbe te gjetur
perballe nje ezistence sa te fuqishme poaq te papritur, zënë rob disa fshatarë
të Gllogjanit si dhe nxënësit e shkollës fillore “Hasan Prishtina” duke i
përdorur si mur te gjallë. Gazmend e Agron Mehmetaj dhe Hime Haradinaj, te
cilet duhej te takoheshin me bashkëluftëtarët tjerë për të marrë instruksionet
për vazhdimin e qëndresës nga komandanti Shkelzen Haradinaj, me të dëgjuar për
zënien rob të nxënësve nisen per tyre. Por, snajperistët serbë prej
helikoptereve ua prejne rrugen pergjysme dhe ne moshe krejt te re bien ne
altarin e lirise, rrefen z.Selmanaj.
“Aty
ka pas nje rezistence te jashtezakonshme te familjes Haradinaj. Epilogu dihet
edhe realishte eshte problem te shpjegohet se nje familje me aq pak ushtare, ne
kete rast me vellezerit Haradinaj, kane mujt me e sfidu ate situate. Per nje
kohe shume te shkruter jane afru aeroplane, helikoptere, fora te shutma, mirep
deri ne mbremje ata kane mberri me i
zbraps forcat serbe. Mirepo cmimi asaj ditet... Jane vra tre ushtare te
ushtrise Clirimtare te Kosoves Gazmend
Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Hime
Haradinaj, ic il ivdes prej plageve disa dite me vone”.
"Epopeja e Dukagjinit",pergjigje kushtrimit te Jasharajve
Per Ali Gecin, ish-epror i larte i Ushtrise
Clirimtare te Kosoves, kjo beteje ishte nje pergjegje ndaj kushtrimit te
familjes se Jasharajve.
Komandanti legjendar Adem Jashari |
“Kur u
sulmua familja Haradinaj pas nje periudhe u mobilizua i tere fshati dhe kshtu
filloi te organizohej i gjithe Dukagjinit. Ky ihte edhe nje kushtrim qe i doli
ne perkahje familjes Jasharaj. U be nje orgnaizmi i ushtrise ciliritmare, pas
ushtrise Skenderbeut nje ushtri ne
formacione. Ai eshte nje organiizm ne nivel te
fshatrave dhe pastaj ne nivel te zonave”.
Me fillimin i luftës frontale në
Rrafshin e Dukagjinit i njohur si “Epopeja e Dukagjinit” familja Haradinaj u be
baze e rëndësishme e UÇK-së dhe embleme e Rrafshit te Dukagjinit, e cila ia dha
lirise se Kosoves dy heronj te kombit, Luan dhe Shkelzen Haradinaj. Faik
Doda, epror i Ushtrise Cliriitmare te Kosoves thote se:
“Ata
kane dhene ate me sublimen: jeten, per nje qellim, ne nje lufte te cliritmare
te paster, te mirefillte, te veshtire, te mundimshme dhe te pabarabarte ne
raport me okupatoirn, qofte nga makineria ushtarake qofte nga numri i njerezve
te angazhuar. Ndersa, aj oqe ka qene jetike dhe pamundesonte vepritmet
ushtarake ishte popullata civile brenda”.
Bota demokratike mbrojti te drejten e nje populli per liri
Fillimi i bombardimeve të NATO -s mbi caqet serbe
vetem nje vit pas, ishte fundi I terrorit ndaj popullit shqiptar në Kosove dhe
fillimi I ndërtimit të një shoqërie demokratike, e cila për më pak se një
dekade shpalli veten shtet. Nje moment ky i shumepritur per popullin e etur per liri.
Gjate raportimit per 24 marsin ne Gllogjan |
“D
o t´thosha shpetimtar ishte momenti kur filluan bobardimet e forcave te
NATO-s se bota demokratike ishte vene ne perkrahje te Ushtrise Clirimtare te
Kosoves per te shpetuar popullin shqitpar nga nje gjenocid dhe shfarosje qe Serbia po pergatiste ne
Kosove-thote Selmanaj,aktulaisht kryetar i komunes se
Decanit, te cilin fillimi i bombardimeve e gjeti ne qeline e burgut e Nishit-Ishte nje gezim i madh sepse po fillonte nje
epoke e re dhe ky ishte veprimi konkret se Serbia ma kurre nuk mund ta sundoje
Kosoven. Nga ana jeter, ihte edhe brenga se cdo te ndodh me familjet tona, se
per fatin tone, ne kemi pas nje ideal
dhe natyrisht pasi po vinte liria ne Kosove, ia vlente edhe vdekja ne burg”.
“Ate
mbremje isha tuj udhtu ne fshatin Papiq vellain tim-tani deshmor. per ne ka qene nje sihariq i madh, meqense na issim numer
simbolik i ushtrise dhe kishim vendos deri ne vdekje, deri ne clirimin
definitiv te vendit apo ne te perfundojme. Ndersa, perkrahja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe botes demokratike per ne ishte nje fitore e
dyfishte”, kujton Ali Geci, aktualisht drejtor i Pallatit te
Kultures “Jusuf Gervalla”.
Nderhyrjen e forcave te NATO-s pasoi debimi masiv i popullates nga forcat serbe
Por,gezimi dhe cilirimi mbi te gjitha i perkiste
mbi te gjitha popullit, pjesa me e madhe e te cilit ishin deportuar dhe te
tjeret kercenoheshin me zbrazjen e mllefit te forcave serbe me vrasje e
masakrime e cila edhe do te ndodhte.
Eksodi 99(Foto Sadovina Seite) |
“Ne
ne njefare menyre ne e dinim se dicka ka me ndodh, se ishte gezim tejet i madh
per te vazhduar si i tille. Dhe ekshute dhe doli! Si pasoje, forcat serbe bene masakra ne popullate, debimin e popullates shqiptare sepse synonin nje Kosove
vetem me erb. Une gjate luftes kam qene ne Kruje, miqte e mi ne Plave e Guci,
ndersa motra me dhender ne Maqedoni. Kush kah ka mujt!”
“Kete akt e kam perjetu si gezimin ma t´madh ne jete. Kam qene ne
shtepine time dhe ne momentin kur kem degju bombat ne Qabratine Gjakoves, m´aht qel dera. Ka dal me gezim ne
oborr dhe mezi kam prit te shoh bobardime tjera,sepse jeta ishte bere e rende,
e padurueshme, kishin filluar edhe deportimet”.
“E
rendesishme sshte se bota demokraktike ne ate kohe pas nje viti te plote mori
vendimin qe te sulmoje caqet serbe perkatsisht pakti veri-atnaltnik NATO ne
krye me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe perfundimisht qeshtja e Kosoves u
kry”.
Perkujtohet
14-te vjetori i shperthimit te luftes frontale ne Dukagjin
14
vjet pas shperthimit e luftes frontale
ne Dukagjin dhe 13 vjetori i fillimit e bombardimet te forcave te Nato-s mbi
caqet serbe, qytetare te trojeve mbareshqitpare, krere insticuonesh dhe
partishe politike, veterane e invalide te luftes, familje te deshmoreve dhe te
te pagjeturve u mblodhen ne Gllogjan per te kremtuar kete feste te dyfishte. Manifestimit gjithpopullor, te cilit i homazhe
te varrezat e deshmoreve u organizua nen patronatin e komunes se Decanit ne
Kompleksin Memorial Deshmoret e kombit ne Gllogjan.
Mijera qytetare nga trojet mbarekombtare serish ne Gllogjan |
“24 marsi
perpos qe nijhet si fillim i
luftes frontale te Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne Dukagjin ,gjithashtu eshte edhe
dite e fillimit te rekrutimit te qindra mijera lufetareve nga te gjitha trojet
mbareshqitpare.Prandaj, jane te mireseardhur te gjithe ata qe kane qene pjese jona
ne ditet me te veshtira, kur ishte qeshtja te jesh ap ote mos jesh. Ata e kane
pjesen e vet te hises te barabarte me te gjithe te tjeret, e kane pjesen e vet
te asaj historie dhe sigurisht ne te gjitha manifestimet ka pas dhe do te kete delegacione
nga te gjitha trojet mbareshqitpare,
qofte nga shqiptaret e Maqedonise, qofte nga shqiptaret e Malit te Zi,
nga Lugina e Presheves apo nga Shqiperia”, thote z.Doda sipas te cilit 24 marsi eshte date
e cila mblodhi rreth nje qellimi mijera vullnetare te trojeve mbareshqiptare.
Ne hapesirat
e Memorialit Deshmoret e Kombit ne Gllogjan ku prehen eshtrat e mbi 80-te
deshmoreve te rene per liri, Rasim Selmanaj kryetar i komunes ne fjalen e
hapjes se manifestimit kujtoi krismat e para te fillimin te betejes frontale ne
Dukagjin kunder forcave serbe.
“Krismave te luftës per liri iu bashkua
populli, sepse dhuna e poshterimi kishte arritur kulmin. Ate dite rane ne
altarin e lirise Agron e Gazmend Mehmetaj dhe Hime Haradinaj. Vetem nje dite pas, forcat demorkatike te shteteve perendimore u
vune ne perkrahje te luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosovës”, thote z.Selmanaj,
njeri nder protagonistet e pare te asaj dite, ish i burgosur politik i
arrestuar ate dite.
Epopeja
ne Prekaz dhe Gllogjan mobilizoi mijera luftetare
Marsi i vitit 1998 me epopene ne Prekaz dhe me
Gllogjan mobilizoi mijera lufetare nga te gjitha trojet mbareshqitpare per
betejen finale dhe ngadhnjimtare, tha ne fjalen e tij kryetari i kuvendit te
Kosoves, Jakup Krasniqi.
Ushtari i lirise(photo unknown) |
“E ne, gjithmone do te mbajme te gjalle krenarine dhe lavdine e luftetareve por
edhe dhembjen per sakrificen sublime qe ata u desh ta bejne per nje te drejte
natyrore te njeriut e te kombit”.
Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci tha se me t´u
permendur ngjarje te tilla na vine ndermend protagonistet e ketyre ngjarjeve,
ndersa ketij tubimi i mungon kryetprotagonisti, z.Ramush Haradinaj.
“Por
ne, qeveria e Kosoves, te gjithe
qytetaret e vendit por edhe bota demroaktike i beson luftes se drejte te
Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Beson se populli shqiptar e ka fitu luften me
drejtesi dhe drejtesia do te fitoje dhe
ai do t´i bashkohet familjes dhe bashke do te punojme per ta bere Kosoven shtet
anetar te NATO-s, te Bashkimit Evropian, per ta bere krenar krah kombeve tjera te lira”.
Thirrje
per unitet dhe permbushje te amanetit te deshmoreve
Perfaqesuesi i familjes legjendare te Jasharajve,
Rifat Jasharaj, percolli mesazhin per
unitet te te gjitha strukturave per te cuar ne vend amanetin e deshmoreve, duke
kerkuar edhe lirimin e Ramush haradinajt.
“Mesazh
gjithe shqiptarise per t´i kujtuar bijte edhe bijat ma te mira te kombit tone
qe e dhane jeten per liri e pavaresine qe ne sot e gezojme. Mesazh per te
gjitha strukturat politike dhe te gjithe neve qe te jemi unik dhe te vazhdojme
rrugen bashke dhe te cojme ne vend amanetin e deshmoreve tane. Dhe, nese ka drejtesi ne bote, le ta ngris zerin
dhe sa ma pare Ramushi te kthehet ne mesin tone dhe ta vazhdoje rrugen aty ku e ka lane”.
Deputeti i AAK-së Ahmet Isufi tha se marset
gjithmone na gjejne bashke, si marsi i vitit 1998 kur ne Drenice e Dukagjin u
dha kushtrimi i luftes per clirim.
Homazhe ne Kompleksin Memorial "Deshmoret e Kombit" |
“Andaj, me maksimen se “cdo goditje nuk na rrezon, ajo vetem se na forcon”, ne
po perpiqemi ta kryejme punen tone, realizimin e porosisë se deshmoreve te kombit per Republiken e Kosoves
nga veriu ne jug dhe nga lindja ne perendim. Ruajtjen e kufijve si dhe
fuqizimin e shtetit qe e kemi amanet te te reneve dhe askush nuk guxon ta
kaloje kete vije te kuqe. Te pakten, ne nuk do te lejojme!”.
“Rruga
e drejte-rruga e deshmoreve”
Perderisa, sipas Albin kurtit, lider i levizjes “Vetvendosje”,
rruga e deshmorev duhet te jete rruga e te gjithe neve.
”Rilindja
kombtare prej Lidhjes se Prizrenit te Ismail
Qemali e Hasan Prishtina e deri te 5, 6 e 7 marsi i vitit 1998 ne Prekaz, e 24
marsi i viti 1998 ne Gllogjan, paraqesin te vetmen rruge te drejte ne te cilen
ne duhet te ecim”.
Kryetari i Partise Shqiptare te Maqedonise Menduh
Thaci tha se shqiptaret matane edhe me tej rrahen e maltretohen dhe porosia e
tij ishte se ja vlen beteja per liri. Ne emer te familjes Haradinaj foli Daut
Haradinaj, i cili tha se liria e fituar me gjak edhe do te mbrohet me
gjak.Ndersa, ne fund te manifestimi u be inaugurimi i varrezave te 79
deshmoreve te trojeve mabreshqitpare, ehtrat e te cileve prehen ne Memorialin
deshmroet e kombit ne gllogjan.
Vlerat
e luftes clirimtare ende nuk gezojne vendin e merituar
13 vjet pas, kur lufta e Ushtrise Cliritmare te
Kosoves me perkrahjen forcave aleate u kurorezua me lirine dhe pavaresine e
Ksooves, pjesa dermuese e atyre qe sollen lirine jane te harruar,thote Pren Marashi,
ish- komandant i Bataljonit IV te Brigades 138 Agim Ramadani dhe aktualisht kryetar
i Organizates se Veteraneve te UCK-se ne Peje.
“Lufta Clirimtare e Kosoves nuk ka qene lufte klanesh,
fisesh apo partishe por ka qene e lufte e karakterit clirimtar e cila
kishte per qellim heqjen e thundres se Serbise nga keto troje nje here e
pergjithmone, ndaj zvarritja e miratimit te ligjit per vlerat e luftes shkon ne
dem te forcimit te shtetit te Kosoves dhe me pasoja te pakompenzueshme
ekonomike e dhe socialeper keto kategori, te cilat me vetdije te plote i kane
dale perballe nje force dhe nje maqinerie cfare ishte Serbia”.
Perderisa vizioni per Kosoven, larg atij qe
kishin luftetaret e lirise, thote Ali Geci, ish epror i larte i Ushtrise Clirimtare
te Kosoves.
“Jo,vizioni
per Kosoven e lire ishte krejt tjeter...Ne nuk kemi luftu qe t´na zbrapsin me
dialogje te imponuara e fusnota, duke lene ne pikepyetje te ardhmen tone. Dhe
si nje i kyqur qe gati 30 vjet ne veprimtari politike dhe pastaj ne lufte, e
them me pergjegjesi te plote morale e politike se politika se Kosova nuk udhehiqet nga njerez qe dine dhe munden por
nga njerez te gabuar”.
Gjykimi
i atyre qe mbrojten pragun-Gabim qe nuk do ta fal historia
Per me teper, ata qe iu vune ne mrtoje popullit
dhe pragut e shtepisse gjykohen per krime lufte ne gjketen dnerkotmabre te
hages, pereria kriminelet e vertet bredhin te lire;nje parejtesi, te cilen nuk do ta fal historia, mendon
z.Selmanaj.
“Mendoj
s e padrejtesia me madhe qe ka mee u shenua ne histroine e gjakte nerkotmbare
te hages eshte peirksith rati i ss rasmush ahradinajt. Edhe btoa e doin se
ramushi ka bere lufte te drejt. Nile dot´thosha eshte rast i rralle s´mudnt a
gjesh ne hsitroij n te lufterave ne gjithe boten nje ushtar nje komandant qe ka
ebre lufte emt e apster se ramush haradinaj. Dhe unebesoj fuqishme se ramuhi do t tkhehet ne koove, ku perket me e ndihm
uvendine vet popullin e vet dhe proceet
neper te ciltpo klon kosova”, mendon z.Selmanaj i cili shton se:
“Ne
te gjitha vendet e botes, ata te cilet dhane me te shenjten per atdheun, qe
jane deshmoret dhe bashkeluftetaret e tyre, kane nje trajtim te vecante. Ndersa Kosova ka pas sfida te shumta, luftetaret jane perballur me procese te montuara dhe jane shume larg vendit te merituar. Perkunder te gjithave, ne jemi te sigurt se Ramushi do te kthehet fitimtar si gjithmone, sepse ai deri sot nuk e ka humb asnje beteje”.
Ramush
Haradinaj: “Historia dhe e verteta jemi ne vet”
Ramush Haradinaj, ne njerin nga pervjetoret e 24 marsit |
Pervjetor i fillimit të bombardimeve të NATO-së në caqet e ushtrisë dhe policisë
serbe gershetuar me Epopene e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rrafshin e
Dukagjinit e cila pasoir epopene e UCK-se ne Prekaz, eshte date historike e
lirise se Kosoves e cila u fitua me vetmohimin dhe flijimin e popullite qe nga
foshnjat ne djep e deri ne pleq. Ndersa, agu i cdo 24 marsi kujton ne
rezistencen e Dukagjinit te prire nga komandanti i Zones Operative per Dukagjin,
Ramush Haradinaj jehona e porosise se te
cilit percillet tek populli tij edhe ne mungese:
“Jeto te shkruash histori te
pashkruar.Kete histori te cilen jane mundu te na e marrin te tjeret. Por ne
kemi jetuar pert´i dalur Zot vet
historise dhe te vertetes sone. Askush nuk mund te na e marre ate, sepse
historia dhe e verteta jone jemi vet ne!”