Sipas
Agjencionit për Mbrotjene e Mjedisit në
Kosovë, ndotësi më i madh i ajrit është termocentrali Kosova A, në të cilin vetëm
brënda katërmujorit të parë lirimi i pluhurave dhe gazrave është tejkaluar 14
herë. Përderisa mungesa e impianteve, mosmenagjimi i duhur i mbeturinave dhe ujërat
e zeza janë probleme të gjithmbarshme të cilat rrezikojnë shëndetin e qytetarit. Prof.dr. Ilir Morina është
kryeshef i këtij ajgencioni thotë për DË-në se:
“Megjithësë me përkrahjen e Komisionit
Evropian, qeverisë dhe shteteve të tjera, ndërtimi i kanalizimeve është në
rritje e sipër dhe mbi 50 per qind e popullatës tashmë është kyqur, fatkeqsia është
se të gjitha ujërat e gurmbulluara nëpër ato kanale rrjedhin nëpër lumenj, përrocka
apo livadhe, pa asnjë lloj trajtimi. Problemi rritet kur kur kompanitë
prodhuese ato ujëra i derdhin të patrajtuara dhe aty janë evidentuar përbërës të
ndryshëm kimik dhe organik të cilët assesi nuk janë të pranueshëme në bazë
ligjore”.
Menagjimi i mbeturinave
problem në rritje
Menagjimi
i mbeturinave në Kosovë është problem në rritje. Deponite rajonale, donacion
i Bashkimit Evropian, aktualisht janë në
gjëndje të mjerueshme për shkak të menagjimit të dobët dhe mospagesës së kompanisë publike e cila menagjon me
deponitë,thote z.Morina.
Deponi e eger prane pllakes perkujtimore te deshmoreve... |
Se
një problem i tillë do mund të zgjidhej me një plan të mirefilltë të mjedisit
ka menduar Qendra Rajonale e Mjedisit(REC),
e cila që nga prilli 2011 po implementon projektin Plani Lokal i Veprimit ne Mjedis;një obligim ligjor
ky i komunave. Avdullah Nishori, menagjer i këtij projekti thotë për DW-në se:
“Projekti dyvjecar në vlere prej 1 milione eurosh financohet nga SIDA suedeze dhe është shtrirë
në dhjetë komuna të Kosovës.Projekti ka
për qëllim t´i nidhmojë komunat në hartimin e dokumentit të Planit të Veprimit Lokal në Mjedis,
pas aprovimit të të cilit nga asamblete komunale ne nëpër dhjetë komunat e financojme
nga një projekt në vlerë prej 40 mijë eurosh, bazuar në dokumentin që del is
rezultat i vlerësimeve mjedisore”.
“Ta pastrojmë Kosovën” përditë
Qytetaret iu pergjigjen aksionit masovikisht |
“Gjendja
aktuale mjedisore është katastrofale,kjo s´don koment. Me të kthyer kokën,mbeturina
gjithandej, deponi të egra vend e pa
vend, lumenjtë të ngulfatur nga mbeturinat. Të rralla përpjekjet institucionale
t´i pastrpjnë, e t´i parandalojnë asnjë”.
“Në vend se Kosova të jetë një vend ekologjik
për tërheqjen e turistëve, Kosova është shndërruar në një katrahurë mbeturinash.
Neve na duhet një mobilizim i përgjithshëm
e i përditshëm i insitucioneve dhe i vet qytetarëve që ta shndërrojmë Kosovën në një ambient të
shëndetshëm për të jetuar”.
“Jo,une mendoj se institucionet jane fajtore se qytetaret duhet me i hedh
mbeturinat dikah dhe vetdijësimi është në rritje”.
Avdullah Nishori-REC |
REC: Kosova me mjedisin më të
ndotur në rajon
Edhe
Qendra Rajonale e mjedisit(REC),me seli ne Hungari e cila është shtrire në 19
shtete të Evropes, si pasojë e vetëdies së popullatës në përgjithësi,
mosimplementimit të ligjeve dhe moszbatimit të rregullavë për ruajtjen e
mjedisit gjëndjen më të rënduar mjedisore e sheh në Kosovë. Një zgjidhje do t´ishte nisma për
klasifikimin e mbeturinave që në burim,mbështetur nga qeveria gjermane në
Prishtinë dhe nga ajo japoneze, në Prizren.
Kompanite pastruese pasive-mbeturinat digjen |