16 qershor 2012, Radio Kosova, Me 1990, ne Lumbardh te Decanit u kurorezua rrugetimi i karvani te Levizjes per Pajtimin e Gjaqeve i cili u shtri ne gjithe Kosoven dhe ne tubimin historik “Te Verrat e Llukes” kulmoi me faljen e mbi 1000 gjaqeve. Ne perkujtim te ketij uniteti kombtar i cili i priu kryengritjes gjithpopullore per lirine e Kosoves, dje(te premten)ne Lumbardh te Decanit u be inaugurimi i memorialit “Kulla e Pajtimit”.
Vrasjes i prine dobesia njerezore, ndersa faljes i prine forca shpirterore. Faljen ofrojne vetem njerezit e medhenj, ndersa e kuptojne vetem ata qe kane forcen te shtrine doren e pajtimit, ne emer te popullit-ne Emer te Zotit! Dhe, karvani i Levizjes per Pajtimine Gjaqeve, i prire nga plaku Anton Qeta dhe profesor te tjere universitar, krere fetare dhe te rinj nga mbare Kosova, filloi rrugetimin ne Lumbardh. Xhevat Efendi Kryeziu ishte njeri nder prijesit e kesaj levizjeje:
“Levizja e pajtimit kombtar i ka rrenjet ne Lumbardh. Dhe, me pastaj prej ketu si lum i bardhe u shtri ne tere Kosoven dhe arriti suksese te lakmueshme te cilat jane evidente edhe sot,sepse ne kte levizje u bene mbi 32 mije pajtime te gjaqeve, plageve dhe ngateresave”.
Familja Ukaj fali gjakun e para
Rexhep Ukaj
ia shtrine doren prof.Anton Qetes(Fot.R.U.1992)
|
“Ndoshta tash keq oshte me thane...Por, unw kam qene iniciator qe kurre ate gjak mos me e fal se ai, djale nuk ka pas e nuk ka lane kend vec nje grua plake.Por, kur erdh Keshilli per Pajtimin e Gjaqeve, per hir te kombit, te popullit e te situates qe ke kriju ne Kosove, une ua kam shtri doren familjes Ukaj.Ka qene moment i veshtire...Tash kam emocione per atehere!Ju kam thane Anton Qetes, Mark Krasniqit, Bajram Kelmendit, Ramiz Kelmendit:”Per hir te situates qe u kriju ne Kosove, per hir te popullit e te Zotit, te qofte fale gjaku i agjes sone, Dervish Ukajt”. Thane:”Qofshi faqebardhe!”, kujton z.Ukaj, me syte e mbeshtjellur ne lote.
Ukaj,shtriu i pari doren e pajtimit
|
“Dhashte Zoti qe me ba krejt Kosova dhe te gjithe shqiptaret kah jane mos me pas vrasje as hakmarrje edhe i deshiroj gjithe popullit shqiptar t´mos kene armiqsi mes veti. Nuk eshte lehte te falesh gjakun...Merzi kemi pas boll, por ia kemi shtri doren e pajtimit gjithe pupullit, me u mbush mend e mos me pas ma gjakderdhje as vellavrasje!”
Karvani per pajtimin e gjaqeve u nis nga Lumbardhi
Zymer Ukaj, ne ato vite anetar i kryesise se Keshillit per te Drejtat e Njeriut-dega ne Decan, eshte deshmitar i afert i ketyre proceseve.
Zymer Ukaj |
Levizja per pajtim kombtar, shembull per brezat qe vine
Memoriali kushtuar rrugetimi te shenjt gjithepopullor per pajtimin e gjaqeve u mundesua nga komuna e Decanit, ne vlere prej 30 mije eurosh. Perderisa, Xhevat efendi Kryeziu thote se nje iniciative e tille duhet te sherbej si shembull per vendet e tjera.
“Une i jam mirenjohes Lumbardhit edhe Decanit, i cili prape po iu prine proceseve sepse kjo nuk eshte bere nga asnje komune tjeter nuk eshte shenuar nje ngjarje e tille. Prandaj, le te jete Decani shembull dhe model per trojet tejera, ne menyre qe vendet ku jane mbajt tubimet per pajtimine gjaqeve, te ruhen, te kujtohen, te shenohen, te ngriten dhe mos te harrohen”.
Xhevat Efendi Kryeziu |
“Në këtë vend ku jemi bashkuar,rinia kishte nisur guximshëm aksionin për pajtimin e gjaqeve, i cili u shtri në tërë Kosovën për të kulmuar pastaj me tubimin e një gjysmë milioni njerëzish “Verrat e Llukës”, i mbajtur me 1 maj 1990”, shtoi Selmanaj.
“Mesazhi nga vendi i Kuvendeve gjithëkombëtare dhe ai i pajtimit të gjaqeve “Verrat e Llukës”, ashtu siç kishte jehuar për pavarësinë e Shqipërisë,jehoi fuqishëm edhe për lirinë e Kosovës”,ka vlerësuar zv. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë,Armend Doçi, i cili shtoi se shteti i Kosovës është ndërtuar mbi themelet e luftës së shenjte.