Barrikadat te Ura e Ibrit dhe barakat e "Rojave te Ures" |
20 qershor 2012,Dojce Vele, Në veri të Mitrovicës së shpejti do të hapet Zyra e parë Administrative në kuadër
të intitucioneve të Kosovës. Ky është hap i parë drejt formimit të komunës
veriore të Mitrovicës sipas Pakos së Ahtisarit, mbi bazen e se ciles Kosova shpalli pavaresine.
Mbyllje
në vete, qëndrim refuzues, qasje plot dyshim është ajo që gjen në pjesën dërmuese
të serbve në veri të Mitrovicës, të cilët sikur janë përbetuar njëzëshëm të mos
flasin. “Nuk jam i disponuar!”,”S´ kam cfarë t´them!”, “Nuk merrem me politikë”,
janë refrene që përsëriten pas cdo tentimi të kalosh përtej këtij muri të
celiktë. Depërtimi në veri të Mitrovicës
mbetet sfidë për cdo gazetar, por më së
tepërmi për ata shqiptar, kur dihet
ekzistenca e grupeve ekstremiste të cilët përcjellin më vëmendje cdo lëvizje, që
nga Ura e Ibrit ku janë barrikadat dhe cadrat e “rojave të urës”e deri thellë në
veri te barrikada tjetër, para së cilës
ndalon një makinë nga Novi Pazari për t´pyetur se: “Kah mund të shkohet në
Prishtinë?”.
Bllokada të tilla rrugësh nga nje “force pa lider” nuk përkahen nga të
gjithë serbët e atjeshëm. Mirepo, duhet kohë për të gjetur ata që kanë guxim ta thonë
këtë haptas, thote Miodragi, 45 vjecar, me banim në veri të Mitrovicës.
Barrikada ne veri te Mitrovices-rruga qe con per ne Prishtine |
“Ligji për Partitë Politike thotë:”Nëse një parti e
nxjerr popullin në rrugë dhe atëhere ndodh dicka, fajtor janë kreret e asaj
partie”. E po të vritet dikush këtu,s´përgjigjet njeri sepse nuk ka ligj dhe ne
jemi përkujdesur të mos ketë. Sepse nuk jemi as me Beogradin as me Prishtinën, por ndërmjet tyre
ku sundon krimi. Ky është definicioni! E them hapur se barrikadat s´janë gjë tjetër vecse konfrontim
dhe shtyerje e popullit në tanksa. Edhe
unë mund të t´them ty:”Gjuaj bombën dhe ik”. Nëse je e marrë,do ta bësh. Por, nëse
unë e bëj i pari dhe ty të thërras pas meje, atëherë unë jam lider i vërtet.Ndërsa,
ky falsitet, kjo cmenduri apo cfarëdoqoftë,
sjell vetëm varfëri edhe më të thellë dhe konlfikt. Dhe kete e do me siguri
dikush me cdo kusht!!”
Se shpejti ne veri te Migtrovices hapet Zyra Administrative
Per kriminalitetin dhe manipulimin e forcave
ekstreme me qytetarët në veri të Kosovës
kanë filluar të shprehen hapur edhe liderët politik në Beograd. Por, se serbve
të veriut nuk iu duhen informata shtesë rreth përditshmërisë në të cilën jetojnë,
deshmon Miodragi i cili duke qënë udhëheqës
i një OJQ-je, është njohës i mirë i rrethanave në të cilat jeton:
Pamje nga veriu i Mitrovices |
“Këtu, punët kryesore janë në duart të atyre që merren me veprimtari të dyshimta.
Jeta e qytetarëve të thjeshtë ecen në një tempo, sepse cdo gjë është e
monopolizuar. Nga ky sistem i padukshëm krimi, diskriminimi është i dukshëm në politikë
dhe në ekonomi. S´mund t´jesh politikan
i mirë kur më pëngon të merrem me politikë.S´mund të kesh ekonomi të shëndoshë
kur s´ lejon tjetrin të hajë bukë. Pra, monopol total!
E në këtë të gjithë janë bashkë, sepse
interesi nuk njeh kombsi. Unë jam për bashkëpunim
me të gjithë njerëzit vullnetmirë dhe qëllimmirë, që konkretisht dhe praktikisht
t´iu ndihmohet njerëzve në terren. Por, mua s´ më lejojnë sepse jam i pastër
dhe normal. Unë jam qytetar! Dhe, në vend të lidhjeve farefinore unë dua të
lidhem me ligjin. Vetëm nëse nuk punoj në
bazë të ligijt, unë punoj vetëm me njërëzit e mi dhe s´me duhet dikush
tjeter.Por, meqë këtu nuk ka ligj, unë atëherë jam gjithmonë ai “Tjetri”!
Sa do t´kete siguri per stafin e Zyres Administrative ne veri?
Qeveri
a e Republikës së Kosovës po përgatitet të hap Zyrën Administrative në veri të
Mitrovicës; hap i pare ky në formimin e komunes së Mitrovicës së veriut, mbi
bazën e Planit të Ahtisarit mbi të cilën u shpall edhe pavarësia e Kosoves me
2008. Por,sa është i mundur funkisonaliteti i kësaj zyre dhe sa janë të sigurt stafi
brenda saj, duke pasur parasysh ekzistencën e grupeve ekstremiste, cak i sulmeve
të të cilave krahas shqitarëve jo rralë janë edhe forcat paqeruajtëse të
NATO-s?
Shetitorja ne jug te Lumit Iber |
“Siguria individuale e secilit prej këtyre njerëzve mbetet preokupim
yni.Por, ne do t´jemi në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me të gjitha insitucionet revlenate vendore
dhe ndërkomtbare, për të siguruar funksionimin
e kësaj zyre në një ambient të qetë dhe të sigurt”, thotë për DW-në Besnik
Osmani, sekretar i përhershëm në Ministrine e Administrimit të Pushtetit Lokal,
në Prishtinë.
Miodrag
është i mendimit se paraprakisht do duhej të hapen bisedime me banorët lokal, në
mënyrë që ata të jenë më mirë të informuar dhe të bëhen pjesë e procesit, pa përmendur
se refuzimi i tyre ka qënë indikator në zvarritjen e iniciativave të shumta nga
Qeveria e Kosovës.
“Meqë ka qëndrime të ndryshme
rreth asaj zyre, për këtë duhen bisedime dhe marrëveshje të pushtetit lokal nga
të dyja anët dhe mbi bazën e atyre bisedave
dhe marrëveshjeve të hapet zyra. Fatkeqisht, ju po silleni më shumë në mënyre
burokratike dhe po implementoni institucione me dhunë, pa marrë parasysh
vullnetin e njerëzve.Dhe kshtu, kemi ndërtim institucionesh me qytetare të injoruar”.
30 per qind e aplikimeve nga veriu-Aplikantët
shantazhohen
Ne hyrje te Ures se Ibrit kah jugu i Mitrovices |
Ministria
e Administrimit të Pushtetit Lokal tashmë ka përfunduar përgatitjet teknike dhe
ndërkohe po bëhet rekrutimi i stafit menagjerial. Është qështje ditësh derisa
qeveria e Kosovës të bej konfirmimin e zyrtarit kryesor, zëvendësit dhe të
drejtorëve të 7 drejtorive përkatëse, ndërsa faza e dytë e rekrutimit vazhdon në
ditet e ardhshme, shpjegon z.Osmani, sipas të cilit.
“Vendimi është që atje të punësohen
55 veta për pozitat administrative që parahihen në kornizën ligjore për funksionim
e organeve në qeverisjen lokale në Kosovë. Ne kemi pranuar mbi 1,040
aplikaocione, 30 per qind prej të cilave nga Mitrovica veriore dhe nga tri
komunat në veri të Kosovës, Zvecan, Zubin Potok dhe Leposavic. Stafi i cili do
të rekrutohet në këtë zyrë ka qënë edhe përpara pjesë e tafit komunal, të cilët
janë në një presion të vazhdueshëm.
Kemi shantazhime poashtu, me c´rast
aplikantet thirren dhe preferohen që të mos apikojnë dhe mos të punojnë në këtë
zyrë. Përkundër të gjithave, numri i madh i aplikuesve tregon vendosmërinë se
ata do ta përballojnë këtë sfidë dhë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me
institucionet e Kosovës.”
Lideret e Prishtines dhe te Beogradit duhet te zbresin ne mase
Por,
që problemet të zgjidhen përfundimisht dhe Kosova të funksionojë si duhet, liderët
e Prihtinës dhe Beogradit duhet të zbresin në masë dhe atë seriozisht, sugjeron
Miodrag, sipa të cilit:
“Problemi nuk zgjidhet nga Beogradi e
Prishtina me qendrime asimetrike të cilat përplasen mbi kokat e qytetarëve të veriut, por duke
zbritur në masë, duke mbeldhur qytetarët pulbikisht dhe duke pyetur për brengat e tyre, heqjen e
të cilave garanton vetëm ligji. Por, të gjithë janë bërë si laviret. Beogradi
thotë:”Jemi për bashkëpunim”, e në anën
tjetër, nuk lejon. Prishtina thotë:”Duam bashkëpunim!”,por nuk zbresin në masë.
Kemi një retorikë për publikun dhe një të vërtet krejt tjetër, nën tryezë. Për pasojë,
kemi gjëndje ankthi”.
Lumi Iber-sinonim i ndarjes se Kosoves ne jug dhe veri |
Ndërkohë,
situata në veri të Kosovës mbetet e njëjtë.
Serbët e atjeshëm mbeten të ndarë në mes
të Prishtinës dhe Beogradit. Shqitparët, në ankthin e pasigurisë. Grupet
kriminale vazhdojnë sulmet e
kohwpaskoshme përfshirë edhe forcat vendore dhe ndërkombtare të sigurisë,. Por,
qytetari me emrin Miodrag mbetet i vetmi serb nga veriu i Mitrovicës i
cili në ktë ditë me vapën që përvëlonte pranoi të flas për këtë realitet, hapur
e normalisht.