Ngjyrosje druri brenda kulles |
Mazkrekaj e Haxhosaj"n´pune" |
Kulla
e Isufajve, kulle
tipike dukagjinase
e ndertuar ne mes të
shekullit XIX, buze Erenikut dhe rreze Gjeravicese cila pothuajse ishte e shkatërruar
dhe e lënë pas dore ,tash e tutje do te kete nje te ardhme. Kete shprese te
pakten mbjell projekti “Shihemi n’Dukagjin” dhe miresevini ne dukagjin, i cil iparasheh qe pas restaurimit të
shndërrohet në Qendër Rajonale të Turizmit. Por,deri atehere ka ngel edhe pak
pune per t´u bere, ne perfundimin e te cilave do ndihmojne gazetaret. Sali
Shoshaj ,drejtor i Organizates Suedeze Trashegimia Kulturore pa Kufi-Zyra ne
Kosove, me pak fjale njofton per fushaten “Bone Tanden” e cila filloi sot, ne
Junik:
Sali Shoshi(majtas),drejtor i CHWB-se-Zyra ne Prishtine |
“Sot ju kemi thirr per nje aktivitet krejt
te vecante, qe eshte fushata “Make it yours” te cilene ka fillu Trashegimia Kulturore pa Kufi. Ideja
jone eshte qe te shoerndahemi ne disa projekte. Ne diten e pare do t´i
kontribuojme projektit “Shihemi n´Dukagjin”. Ndersa, diteve tjera do t´iu
kontribuojme projekteve te tjera, si p.sh. kemi Kalane e Vuhtrise, nje projekt
qe zhvillohet me ambasaden amerikane, kemi projekte te tjera me SIDA-n suedeze,
duke angazhaur grupe e tjera, si:politikane,Zyra Diplomtaike, femije dhe
komuniteti. Diten e pare e cila i dedikohet projektit “Shihemi n ´Dukagjin”
e filluam me gazetar, ne menyre qe
pervec qe raportoni qe ju qe jo vetem te raportoni per trashegimine kulturore,
por qe ta prekni ate dhe te krijone njefare lidhjeje, njefare rroj pronesie dhe ta beni tuajen. Prandaj,
sot presim qe pervec raportimit per mediat tuaja edhe te na ndihmoni, ne menyre
qe ne me date 21 maj, ne 100 vjetorin e Kuvendit te Junikut, ta inaugurojme Kullen
e Isufajve”.
Gazetarwt do te angazhohen ne 7 sektore
Punët restauruese si guregdhendja,
drugdhendja, murosja, suvatimi, punët e dyshemesë, rregullimi i oborrit kryhen
nga mjeshtërit vendorë te cilet akoma mbajnë gjallë
mjeshtërinë tradicionale.
Ndersa, jane 7
sektore me te cilet eshte menduar se gazetaret do te mund te japin kontributin,
thote drejtori Shoshi.
Mjeshter tradicional i gurit |
“Njeri nga ju do te montoj dhe
ngjyros karriket jashte. Nje tjeter shkallet brenda kulles. Dikush prej jush do
te lyej dyshekllakun e divanhanes. Dy prej jush do te lyejne me gelqere muret e
katit te mesem. Dikush do te pastroje, dikush to te palo gure sepse kemi
problem me hembjen e murit rrethues. dy kane me i ly me gelqere muret e katit
te mesit., dikush ka me u marr me pastrim, dikush me palosje te gureve kemi nje
problem me shembjen e murit rrethues dhe nje prej juve do te merretn rreth
aranzhimit te ekspozites e cila tregon ecurine e projektit. Keto jane 7 pune qe presim t´i kryejme se
bashku me juve, per secilen prej tyre do ta kemi nje ose dy gazetar me nje
punetor te stafit tone”.
Jete e re ne truallin e vjeter
Kulla e Isufajve e ngritur n´forme te re |
Per pronaret e Kulles se Iufajve e cila do te
shnderrohet ne Qender Turisitke per Duakgjin, po fillon nje epoke e re ne
preherin e truallit te vjeter. Fatmir Isufaj,pronar, ndjehet i privilegjuar me
perzgjedhjen e kulles se te pareve te tij per nje projekt te tille zhvillimor
per Junikun dhe me gjere.
“Per mua dhe per mbare Junikun
don te thote shume, per arsye se po promovohet nje qender e cila do ta
menagjoje turizmin e Dukagjinit. Pa trashegimine kutlurore nuk ka te kaluar as
histori. Prandaj, t´i ruajme vlerat tradicionale, t´i kultivojme ato sepse ne
baze te tyre percaktohet identiteti yne”.
Aktivitetet e larmishme begatuan
diten
Tashme, gazetaret i jane perveshur punes. Dita eshte
plot diell. Nje ere e lehte nga Gjeravica sjell freski me ajrin e paster te Erenikut.
Ndersa, frekuentimi i vazhdueshem e puna me zell e inzhinjereve, arkitekteve,
punetoreve lokal dhe gazetareve brenda e
jashte kulles, te kujton bletet ne koshere, sepse kjo dite pune per ne te
gjithe eshte shnderruar ne nje rekreacion te vertet dhe misherimi me
trashegimine kulturore mbillte nje ndjenje te vecante. Muhamet Islamaj eshte
vetem njeri nga mjeshtrit tradicional, i cili u jep gazetareve instrukcionet e
duhura rreth ngjyrosjes se drurit, sepse ai eshte njohes i mire i punes me dru.
Ardian Jasiqi-Express dhe Muhamet Islamaj,mjeshter druri |
“Une ne Kullen e Isufajve kam
qene i angazhuar nga kati i pare e deri ne te lartin, me punime druri. Ketu eshte
perdor druri i geshtenjes per trete, dyshemete dhe oda e burrave jane dru
pishe, dyshekllaku nga bungu, qatia eshte dru bredhi e tera ndersa, dera eshte e
punaur me disa lloje druri. Ndersa, pershtypjet e mia te sotme jane shume te
mira, sepse po punojme se bashku me gazetaret te cilet jane treguar shume te
kujdesshem dhe te zellshem”, thote
z.Islamaj.
Sofra tradicionale ne qilim te
kuq ne oborrin e kulles
Oret ikin pa u ndier. Vetem qilimi i shtruar ne mes te
kulles dhe sofra e madhe ne te cilen po servohen uhqimet tradcionale tregon se
koha e drekes paska ardhur. Ne skaj te oborrit, zjarri i zbehur nen hijen e
kumbulles tregon se edhe flite jane gati. Vahide Qestaj i ka pjekur ato e madje
edhe me shume.
Vahide Qestaj eshte angazhuar rreth drekes tradicionale |
“Une sot e kam pas per detyre me
i qit tri flija, nje pite, nje leqenik. Tash gati jam ne perfundim. Jo,nuk jam
vetem.Jam me shoqen Safeten, e cila ka pas detyre tjeter. Dje qe ia dolem dhe
tash eshte ne perfundim gjithcka. Tashti vec ju bafshin mire e ishalla ju
perlqejne”, thote
Vahidja, e cila eshte pjese e stafit te OJQ-se se gruas “Qershiza” me seli ne
Junik.
Safete Shehu koordinatore e kesaj shoqate, tashme po i
servon ushqimet tradcionale me kujdesin me te cilin jane punuar.
“Ne punojme ushqime tradicionale,
vazhdimisht. Sot kemi pergatit leqenik, fli, tespishte, rovani, etj. Kemi ketu
gazetarte cilet na ndihmojme te perfundojme punimet ne Kullen e Isufajve, e
cila ka me funksionu si qender per zhvillimin e turizmit. Me kete ne presim nje
turizem te mire dhe me kete edhe rritjen e punes ne shoqaten tone”, thote Safetja, teksa servon buken
misernike dhe kosin.
Juniku ka te ardhme turistike
Sofres tradicoionale tashme do t´i bashkangjitet edhe
kryetari i komunes se Junikut, Agron Kuci, i cili eshte optimist per te ardhmen
turistike te komunes se Junikut:
Kryetari Kuci para gazetareve |
“Sic po e shihni, ketu do te
behet perurimi objekti te Qendres Rajonale te Turizmit ne Dukagjin, donacion i
Komisionit Evropian, ne perurimine te cilit do te marr pjese perfaqesuesi i
KE-se, Christof Stock. Ndersa, kjo eshte nje ngjarje e rendesishme dhe paraqet
nje potencial üer zhvillimin e turizmit, i icli ika mungue dhe Junikut edhe
rajonit. Dhe me kete mendoj se dot e hartohen projekte te rendesishme per
zhvillimin e turizmit dhe per aktivitete te tjera qe i perkasin trashegimise
kulturore dhe historike te Kooves dhe te rajonit ne pergjithesi”.
Inaugurimi i Qendres Rajonale te Turizmit do te behet me 21 maj, ne fillimin e festes katerditore
me rastin e 100 vjetorit te Kuvendit te Junikut-komunes rreze Gjeravices, e
cila nderlidh qendrat e Dukagjinit ndermjet vete dhe me Shqiperine.
Trashegimia parw nga brenda
duket edhe me e bukur
Sofres tradicionale ne qilimin e kuq ne mes te onborit
nje nga nje po i afrohen edhe gazetaret e mediave te ndryshme, si:KTV, Klan
Kosova, Express,Zeri, etj., secili prej tyre kishte punuar me zell ne sektorin
e percaktuar paraprakisht. Blerta Aliu dhe Elvira Berisha, gazetare te Kohes
Ditore sapo perfunduan punen ne montimin e kornizave te fotografive per
ekspoziten e se henes.
Elvira Berisha(majtas)dhe Blerta Aliu(djathtas),Koha Ditore |
“Po, edhe une si gjithe te
tjeret kam pas nje detyre dhe ate, se bashku me kolegen Elvira Berisha dhe me
arkitektin Visar Haxhibeqiraj me kolegen Elvira, kemi organizu ekspoziten me fotografi,
te cilat kane perfshi gjithe periudhen e restaurimit te kulles dhe ato do t´i
vendosim neper vende te caktuara. Puna nuk ka qene e veshtire, ka qene shume
argetuese, kemi ba shume qejf edhe ka qene nje pervoje e mire”, thote Blerta.
Per kolegen e
saj Elvira Berishen, futja brenda trashegimise kulturore ishte nje perjetim
i vecante, duke pasur parasysh se ajo percjell nga jashte qe disa vjet sekorin
e kulures.
“Realisht eshte nje eksperience
e re duke qene se ka tri vjet qe e eprcjell sektorin e kutoreu dhe gjate kesaj
epriudhe me ka rastis shume shpeh me shkru per trasheigmine üunoj ne Koehne
ditoe dhe si medium i kushtojme huemr endesi ketij sektori te rendeihsme dhe
eshte shuem eknaqesi dhe ekspereience shume e vecante me ardhe dhe me shiku per
se afermi se si punoeht dhe si reastaurohen objektet e trasjegimise
kutlkurroe“.
Puna ne kulle-rrugetim ne kohe
Ardian Jasiqi, gazetar i Expresit, i cili sot perfaqeson Asociacionin e
Gazetareve Profesioniste te Kosoves, ftesen per t´iu bashkangjitur ketij
aktiviteti e ka pranaur me kenaqesi.
“Kisha nje ndjenje shume te
mire, se realisht ne prekem etnine tone. Une bera ngjyrosjen e hekurave te
shkalleve. Por, edhepse puna ishte paksa e lodhshme, ishte nje ndjenje e
kendshme dhe me pelqeu shume”.
Curr Mazrekaj-ZERI gjate punes ne murin rrethues te kulles |
Perderisa, per Curr Mazrekajn, korrespondent i Zerit,
ndertimi i murit te shembur atje ne skaj te oborrit te kulles e ka kthyer me
vite prapa ne kohe; ne femijerine e
kaluar ne kulle.
“Kam pershtypje shume te mira,
sepse u punua brenda trashegimise. Une punen time e bera ne ndertimin e murit
te shembur te oborrit, i cili sherben si rrethoje e kulles sic ishte zakon.
Dhe, derisa punoja, me kujtohej kulla ime ne Lagjen e Mazrekajve dhe perjetimet
si femije, teksa grumbullonim guret afer mjeshterve nga Dibra, te cilet e
kishin tradite ndertimin e kullave. Dhe, natyrisht, ishte nje cast i bukur
kthimi ne te kaluaren...”.
Te kuptohet vlera e thesarit te trashegimise
Shpeshhere, trashëgimia dëmtohet në mungesë të vetëdies
dhe eshte tejet e nevojshme që njerëzit të kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë
kulturore dhe te mjeshtërive tradicionale. Ndersa gazetaret, pervec rolit tejet
te rendesishem ne senzibilizimin e opinionit per ruajtjen e trashegimise, fale
kontributit te tyre modest, punet ne Kullen e Isufajve jane me afer
perfundimit, mendon Sali Shoshi drejtor i Orgnaizates Suedeze Trashegimia
Kutluroe pa Kufi(CHWB),implementuese e projektit “Shihemi ne Dukagjin.
Safete Shehu(djathtas)koordinatore e OJQ "Qershiza" |
“Sot ishte nje dite e vecante
per neve, per faktin se ne gjithmone
kemi qene ne sherbim te gazetareve duke iu dhene infromacione. Mirepo, ne kete
rast ne kemi kerku qe gazetaret duke
bere dicka per neve, permes punes ne monumente te krijojne nje lidhje edhe me te
vecante me trashegimine kulturore, duke u njohur jo vetem me problemet politike
e buxhetore por edhe problemet teknike te nderteses. Ndersa sot, une jam shume
i sigurt qe ju e dini mire se cilat jane
problemet konstruktive te monumentit, si duhet te mirembahet dhe qe nga sot ju
jeni futur shume me thelle ne problematiken e
fushes se trasheigimise kulturore. Prandaj, shfrytezoj rastin te falenderoj
te gjithe gazetaret qe kane qene te prnaishem dhe kane dhene kontributin e
tyre. Mendoj se kemi kalaur nje dite shume te mire bashke”.
“Miresevini n´Dukagjin”!
Ereniku i Junikut |
Prej Kulles se Isufajve, fushata “Bone Tanden” Do te vazhdoje me grupe
te tjera qofte nga politka, zyrat diplomatike, nxenes shkollash dhe komunitetin
neper objekte te tjera te trashegimise kulturore ne Koove.
“Por, jane gazetaret ata te
cilet dine me se miri te ndajne pervojen dhe pershtypjet me publikun. Dhe
prandaj ky maraton filloi pikeriht me gazetaret”, shtoi ne fund drejtori Shoshi.
Dhe kshtu, ne nje te ardhme krejt te afert, Kulla e
Isufajve ne Junik do të jetë Qendra Rajonale Turisitke per Dukagjin ne te cilen
do te ndalojne vizitoret te pine kafene nen hijen e rrushit, te bejne gjiro me bicikleta rreze Erenikut, te marrin ciceronet te pershkojne Pejen e
Gjakoven apo te marrin hartat dhe te nisen drejt Majes se Gjeravices, prej
gjirit te se ciles gjithmone do te therras mikriptja duakgjinase me refrenin e
perjetshem:
“Miresevini ne Dukagjin!”
Me korrespondentin e "ZERI-t" Curr Mazrekaj, ne dreken tradicionale pas punes ne kulle |