Agim Ramadani, Anton Cuni dhe Sali Qekaj(foto e terhequr nga "1,000000 shqiptar ne bote") |
Beteja e Koshares eshte nder betejat me te
ashpra te Ushtrise Clirimtare te Kosoves perballe forcave serbe. Ne kete beteje,
“Brigada 131” me komandant Rrustem berishen, “Brigada 134” me komandant Sali Qekun
dhe “Bataljoni Diversanto-Vezhgues” me komandant Anton Qunin, te shkrira ne “Grupin
e Trete Operativ”, me 9 prill 1999 realizuan me sukses misionin qe i kishin
vene vetes: Thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Fadil Hadergjonaj, eshte pjesemarres ne Betejen
e Koshares:
Luftetaret e Grupit te Trete Operativ |
“Beteja
e Koshares mbetet gjithmone ne mendjen dhe zemren time dhe te bahkeluftetareve
te mi. Ne jetojme me ate beteje,angazhimin e pashoq te lufetareve dhe natyrisht,
edhe krenohemi me suksesin e asaj beteje e cila koniderohet si nje nder betejat
me te fuqishme te Ushtrise Cliritimtare te Kosoves, e cila i dha goditjen
perfunditmare armikut. Vet dimenzionei i kesaj betejejkane domethenje te
jashtezakonshme, se derisa politika,regjimi i Beogradit dhe ushtria trumpetonte
se kufitje e jane te paprekur dhe sovraniteti i Jugosllavise se mbetur ishte i
paprekshem, Beteja e Koshares me thyerjen e kufirit ia hodhi poshte gjithe keto
deklarime”.
Beteja
deri ne clirim vazhdon me emrin e Agim Ramadanit
Me 11 maj 1999, nje muaj pas renjes se komandant
Agim Ramadanit, Shef i Shtabit te Informacioneve dhe bashkehartues i planit operacional
per thyerjene kufirit (Agim Ramadani,
Sali Qeku, Anton Cuni dhe Xhafer Gashi)Grupi i Trete Operativ emerohet “Brigada 138-Agim Ramadani”, duke
vazhduar betejen deri ne clirimin perfundimtar te Kosoves nen emrin e strategut
Agim Ramadani, i cili krahas Adem Jasharit, Sali Qekut dhe Zahir Pajazitit nga
presidenti i ndjere Ibrahim Rugova eshte shpallur Hero i Kosoves. Fadil
Hadergjonaj ishte komandant i Bataljonit te Dyte te “Brigades 138-Agim
Ramadani”.
“Beteja
e Koshares kishte domethenje te dyfishte, si ne aspektin juridik poashtu edhe
ne ate kombtar.Sepse, ne mund te flasim dite e nate per bashkimin kombtar,
por vet simbolika e Betejes se Koshares jep mesazhin e qarte per ate qe do ta
kuptoje:fshirje te kufirit ne mes te shqitpareve. Ndersa,argumenti me i forte
eshte se kjo ka ndodh me forcen e armes, nen organizimin dhe udheheqjen profesionale
te oficereve te karrieres sic ishin Rrustem Berisha, Agim Ramadani, Anton Cuni,
Muje Gjakova, Hysen Berisha, Feriz Terzhnjeva”,thote z.Hadergjonaj, i cili
me kete rast permend herozimin e
oficereve nga Shqiperia, si: Adem Dahri, Rakip Sadikaj, Feriz Trezhnjeva, Xaje
Qela, Halil Kuqana te cilet krah per krah me heronjte e kombit Sali Qekun dhe Agim
Ramadanin i prine betejes te pathyer.
Bataljoni i II-te i "Brigades 138 Agim Ramadani", ne Rrase te Koshares |
“Nuk
dua t´i ndaj se secili luftetar qe nga te
paret ne vijen e frontit e deri ne te fundit, ne mbeshtetjen logjistike dhe te
gjiteh ata ushtare nga brenda e jashte Koove qe mbeshteten kete beteje dhe
luften e pergjithshme per lirine e Kosoves, i kane meritat e veta. Por,
nese i ndajme dhe flasim konkretisht per komandant
Salihun, atehere nje intelektual i rangut te Sali Qekut ka qene nje rast i
rralle ne Luften e Ushtrise Clirimtareje. Nje jurist i diplomuar, nje politikan
dhe njeri i cili kishte kaluar neper te gjitha funksionet dhe kolltuqet te
cilat po i gezojne fale asaj lufte, t´braktis te gjitha dhe te kap armen ne
dore duke u shnderruar ne ushtar lirie, kjo nuk ndodh shpesh. Dhe kshtu, si nje
figure e shquar e politikes se kohesu vu ne balle te ushtareve te vet, ne balle
te oficereve dhe ne balle te asaj beteje”.
Sepse, dashuria e Sali Qekut ndaj atdheut
ishte mbi cdo dashuri tjeter. Te tille e njohin te gjithe,te tille e kujton
edhe vellai i tij Musa Qeku.
“Kur
na debuan per ne Shqiperi, erdhi me na pa tek pas nje muaji se megjithese ne
Shqiperi, nuk kishte kohe me ardhe. Dhe,ate dite, na drejtohet mua dhe djalit
te agjes: “Cka po bani ju ktu?Pse nuk po vini edhe ju me luftu perkrah nesh?!
Po m´vjen cudi i Serbia nuk ka ketu asgje edhe vjen e i len eshtrat per vend te
huaj e ju, vendin tuaj nuk i dilni ne
ndhihme?!” Ky ishte mesazhi i pare me te
cilin na terhiqte verejtjen por, mbeti edhe mesazhi i fundit se ne ma tjeter
nuk e kemi pa te gjalle....”.
Beteja e Koshares-Perpjekje titanike per liri dhe shlyerje kufijsh
Fadil Hadergjonaj-Komandant BJESHKA(ne mes) |
Nente hektare toke ne fshatin Koshare, te
shpallura nga Qeveria e Kosoves si Zone e Interesit te Vecante do te
shnderrohen ne nje Kompleks Memorial per
te perjetesuar Betejen e Koshares, ne te cilen me gryken e pushkes u be thyerja e kufirit
shqiptaro-shqiptar. Per vepren sublime te luftetareve do te flasw simbolika e
lapidarit qe do te ngrihet aty ku prehen eshtrat e te 114 deshmoreve te kesaj beteje. Shtigjet
e ecjes me shenja treguese do te shpiejne vizitoret ne vijen e frontit te
Koshares, ne vendqendrimin dhe
rrugetimin e ushtareve si dhe ne vendrenjet e heronjve te kombit Agim Ramdanit
dhe Sali Qekut dhe te deshmoreve te tjere. Ndersa, per lavdine e kesaj beteje
te luftes per liri do te flasin dokumetnacione e sekuenca autentike filmike qe
do te ekpozohen ne muzeun qe do te ndertohet ne kuader te kompleksit.
Amfiteatri veror do te ofroje mundesi organizimi manifestimesh, perderisa
elementi kyq eshte Porta Triumfale, e
cila do te simbolizoje hyrjen brenda kufirit te forcave te Ushtrise Clirimtare
te Kosoves si dhe renjen sublime te 114 deshmoreve ne perballje me forcat serbe
gjate thyerjes se kufirit Kosove-Shqiperi.
“Nuk
e di se cka do te ishte veper e merituar qe do te barazohej me flijimin sublim te
deshmoreve... Natyrisht, ckado qe te behet per deshmoret, invalidet, veteranet
dhe familjet e tyre kurre nuk do te jete
mjaft sepse ajo qe kane sjell ata eshte e pakompenzueshme. Ata nuk kursyen
jeten qe ne ta gezojme sot lirine! Por,
per ne kjo beteje nuk do te ishte aq e madhe po te mos kishin qene ne krye njerezit
e medhenj, qe nga ushtari i fundit e deri te prijesit e betejes, dy prej te
cileve Agim Ramadani dhe Sali Qeku nga presidenti i ndjere jane shpall Heronj
te Kosoves”, thote z.Hadergjonaj.
Memoriali-pasqyre
e perpjekjeve titanike per liri
Kosharja ende e rrenuar dhe e shkretuar... E kujt eshte pergjegjesia? |
Realizimi i kompleksit memorial ne Koshare
nga Ministria e Planifikimit Hapsinor iu besua kompanise “Intech”nga Decani me
ne krye inxh. Shkelzen qorraj. Me qellim qe projekti te nxjerr ne pah ne menyre
sa me te denje betejen historike te Koshares, ne organizim te te Shoqates se
Arkitekteve dhe Nderimtareve te komunes se Decanit dhe perkrahur nga SHIP (Shoqata e Intelektualeve te Pavarur - Deçan),
kompania fituese Intech prezantoi punimet ne projekt, te cilin arkitekte dhe
ndertimtare te komunes dhe me gjere e pasuruan me idete, kritikat dhe
sugjerimet. Arqitekti Blerim Bajraktaraj nenkryetar i shoqates se arkitekteve
dhe ndertimtareve ne Decan thote se:
“Duke
e ditur se Kosharja i tejkalon te gjithe kufijte kombtar, duke e dit se eshte nje veper e cila ka qene ne
sherbim te lirise se nje vendi dhe duke qene te vetdishem perpjekjeve titanike per
ta fituar ate beteje dhe aty kemi edhe kryeheronjte e luftes clirimtare Sali Qekun dhe Agim Ramadanin
me te gjithe deshmoret e tjere qe dhane jeten per liri, e kemi pare si nje
detyre jahtezakonisht te madhe dhe me pergjegjesi. Prandaj, perkudner faktit se
kompania Intech kishte bere pune te mire, qe ajo e tera te konkretizohet me
vepra arti ne, si grup arkitektesh dhe
ndertimtaresh kemi ndihmuar duke dhene sugjerime konkrete”.
Venja
e gurethemelit u be ne 13-te vjetorin e Betejes se Koshares
Venja e gurethemelit te Kompleksit Memorial
ne Koshare u be me 9 prill 2012, ne 13-te vjetorin e Betejes se Koshares. Nje
gezim ky i papershkrueshem per pjesemarresit e kesaj beteje. Por, per
familjaret, nje inciative tejet e vonuar kur per mungese infrastruktures, per
13-te vjet ata u privuan nga vizita ne varrezat e me te dashurve t e tyre. Musa
Qeku, vella i Heroit te Kosoves, Sali Qekut
shprehet i zhgenjyer:
Varrezat e Koshares-deshmoret e anashkaluar qe 13-te vjet |
“Lufta
e Koshares ka qene mbi te gjitha lufterat qe jane bere ne Kosove. Por, perderisa
jane ndertuar varreza ne cdo kend te Kosoves, varrezat e deshmoreve ne Koshare per
13-te vjetkane ngel ne meshiren e fatit. Nana ime, e cila vdiq para dy vitesh
thoshte: “S´po du me u knaq me djale as per e vcekuri, se per se gjalli s´u knaqa
asnjehere”. Se, kerkonte me shku n´Koshare. Kerri nuk shkojke, me ec nuk mujke,
n´shpine nuk u cojke.E qysh?! Edhe sot e keaj dite ajo rruge eshte e
pandertume.Ata me kone si kane shkue gjithe diten me nejt n´bjeshke ner hije
asht dashte mua ua ndertu ate rruge, e jo si e kane dhane me te shtrejten se s´kane
pas ma shume vec pikes se fundit te gjakut per popull e vend te vet”.
Ne betejen e Koshares ne te cilen u be
thyerja e kufirit shqiptaro-shqitpar, ne altarine lriie u flijuan 114 deshmore me ne krye heronjte
e kombit, Sali Qekun dhe Agim Ramadanin. Aktualisht, ne varrezat e Koshares jane
te varrosur 85 ushtare, perderisa trupat
e te tjereve jane terhequr nga familjet e veta per shkak te pamundesise se vizites
ne varreza,si pasoje e mungeses se infrastruktures.Per relaizimine e Memorialit te Betejes se Koshares, qeveria
e Kosoves i ka ndare 200 mije euro perderisa kostoja e projektit pritet te
kaloje 3 milione. E serish, asgje nuk eshte mjaft per ata qe u flijuan per
lirine e Kosoves...
PS:Fotografite nga zona e luftes u terhoqen nga arkivi i forumit "Kosharja-Altari i Lirise".