Ban Ki Moon(Foto DW) |
24 korrik 2012,Dojce Vele,Zgjidhja
e tensioneve në veri, marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, qështja e të
pagjeturve, të drejtat e pakicave dhe ruajtja e trashëgimise kulturore ishte
mesazhi që Sekretari i OKB-së ia përcolli Prishtinës. Vizita e sekretarit Ban vie
në kuadër të një turneu në shtetet e dalura nga ish- Jugollavia.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve
të Bashkuara Ban Ki-Moon, mesazhin për rëndësinë
e një fqinjësie të mirë dhe mirëkuptimi të ndërsjellë e percolli edhe tek liderët e Kosovës dhe te populli
i saj, i cili sic u shpreh, ka vuajtur shumë nga konflikti dhe është në kërkim të një të ardhmeje në paqe
dhe prosperitet. Ndërsa, Prishtinës dhe Beogradit iu bëri thirrje për intensifikimin
e qështjes së peronave të pagjetur, si një e drejtë fundamentale njerëzore dhe
një hap për pajtim të ndërsjellë.
Ban
ki Moon:”Zgjidhje e problemeve nëpërmjet dialogut pasqor”
Ura e barrikaduar e Lumit Iber ne veri te Mitrovices |
“Mbetem
i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe eskalimin e tensioneve përgjatë
viteve të fundit. Është thelbsore që qëshjtet
e ndjeshme dhe komplekse të lidhura me veriun e Kosovës të zgjidhen nëpërmjet
një dialogu të sinqertë e paqsor.Pikëpamjet e komuniteteve të cilët preken
drejpërsëdrejti nga këto tensione janë parësore. Zërat e tyre duhet të degjohen,
ndërsa të drejtat e tyre bazë dhe nevojat duhet të prezantohen në mënyre
demokratike”.
Në konferencën e shkurtër për media në
Aeroportin Ndërkotmbar “Adem Jashari”, në të cilin sekeretari Ban Ki Moon u
takua me presidenten Atifete Jahjaga dhe
me kryministrin Hashsim Thaci pa asnjë element protokolli shtetor, kërkoi angazhim
më të fuqishëm në normalizimin e marredhnjeev me Beogradin nepermjet nje
dialogu te perkushtuar dhe te sinqerte-kerkese kjo sipas tij,e shtruar paraprakisht
tek lidershipi i Beogradit. Ndersa ne fund, ngushelloi popullin e Kosoves per
humbjen e Ali Podrimes, “poetit tw madh tw Kosoves dhe artistit te njohur
nderkombtarisht”.
Thaci:
“Vazhdimi i dialogut, pas implementimit të marrëveshjeve të arritura”
Kryministri i Kosovës Hashimt Thaci, viziten
e Ban Ki Moon-it në Kosovë e vlerësoi si historike. Ai theksoi se sekretari Ban
njeh realitetin e ri ne Kosovë dhe repekton aspiratat e popullit të Kosovës për
një të ardhme evropiane, duke ia sugjeruar të njëjtën edhe presidentit të sapozgjedhur
serb, Tomislav Nikoliq.
Kryeministri i Kosovesss Hashim Thaci |
“Së
pari duhet të ndodh implementimi i të gjitha marrëveshjeve që janë arrit në Bruksel dhe pastaj të
shqyrtohen mundësitë e vazhdimit të dialogut teknik për fqinjësi dhe normalizim
të marrëdhënieve ndërshtetore në mes të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë. Ndërsa,
mesazhet për luftë nga presidenti Nikoliq, janë mesazhe të mentalitetit të Sllobaodan
Miloshevicit dhe shefit të tij, Sheshelit”.
Ban
Ki Moon takohet me liderët fetar
Pas takimeve me komandantin e KFOR-it,
shefin e EULEKS-it dhe atë të misionit të OKB-së në Kosovë, sekretari i
organizatës më të madhe botërorë Ban KI-Moon është takuar edhe me krerët fetar
në Decan dhe në Prizren.
“Duke parë
Manastirin e Decanit, unë ia di vlerën
edhe më shumë këtij monumenti të trashëgimisë kulturore, i cili është nën
mbrojtjen e UNESKO-s. Ndërsa, unë percolla mesazhin tek institucionet e Kosovës
për ruajtjen e kësaj trashëgimie, e cila është edhe njëra ndër kërkesat tona ”,i tha sekretari Ban Ki Mund igumenit të
Manastirit të Decanit Sava Janjiq i
cili e informoi atë për rëndësinë e këtij objekti të ruajtur nga popullata
autoktone përgjatë shekujve.
Kishat dhe Manastiret objekte përafrimi dhe jo
grindjeje dhe përqarjeje
Manastiri i Decanit eshte nen mbrojtjen e UNESKO-s |
Pas takimit me dyer te mbyllura, nuk pati
prononcim për media. Ndërsa, igumeniJanjiq tha për DW-në se vizita e sekreatrit
Ban nuk kishte karakter politik.
“Është shumë e rëndësishme që sekretari Ban ki
Mun është njoftuar me këto vlera kulturore ,sic e tha edhe ai, të cilat prezantojnë
nje pasuri të madhe të gjithë popullit të Kosovës dhe se manastriret dhe kishat
duhet të jenë vende të pajtimit dhe të përafrimit ndër njerëz dhe jo të
grindjeve dhe të përqarjeve. Të njëjtën e konfirmuam edhe ne., ngaq qendrimi se
duhet të punojmë në rritjen e mirëkutimit dhe të pajtimit ndërmjet vete e
ndajme të gjithë përfaqësuesit fetarë në Kosovë. Sepse, ne kemi jetuar së
bashku ndër shekuj dhe kështu duhet të bashkëjetojmë edhe me tutje”, tha Janjic.
Vizita e sekretarit Ban-Historike për Kosovën
Nga baza e KFOR-it në Decan, sekretari
Ban Ki Moon në masa të rrepta sigurie u bart me helikopter në bazën e KFOR-it në Prizren, ku paraprakisht vizitoi klerin
katolik në Katedralen e Zonjës Ndihmëtare si dhe atë ortodoks në Kishën e Shën
Gjergjit. Përderisa, në Gjaminë e Sinan Pashës sekretari Ban ulur këmbkrq në mësin
e krerëve fetar tha se:
Sekretari Ban ne Manastirin e Decanit |
”Njerëzit janë të lirë të besojnë në atë që dëshirojnë. Vizita ime në Prizren është bërë me qëllim që
të shoh nga afër bashkëjetesën ndërfetare dhe nderetnike. Kosova është një
shoqëri shumë etnike dhe shumë fetare dhe në kuadër të kësaj, njerëzit duhet ta
gjejnë harmoninë dhe gjuhën e përbashkët të komunikimit. OKB angazhohet gjithmonë
për avancimin e kësaj bashkëjetese”.
Vizita e sekretarit
Ban Ki Moon në Kosovë vie në kuadër të një turneu në shtetet e dalura nga ish-
Jugosllavia dhe është vizita e dytë e një kreu të OKB-së pas asaj të Kofi Anani-it me 2002, kur Kosova
ishte nën administrimin e kësaj organizate.