12 korrik 2012, Radio Kosova, Ne organizim te Grupit Lokal te Veprimit ne Decan, ne Bjeshken e Prilepit u mbajten “Te qethat –Decani 2012”.Riti tradicional i Te Qethave deri me tani eshte mbajtur edhe ne Bjeshken e Lumbardhit dhe ne Bjeshken e Roshkodolit.
“Te qethat” e sivjeme per plakun kesulebardhe, Smajl Imer Latifaj nga fshati Prilepi, jane nje ngjarje e madhe, sa e lumtur poaq me pergjegjesi. Kjo, ngaqe te 60-te delet e tij sot do t´i qeth me ceremonine tradicionale, ku pervec te dhjetera qethtareve, tebanen e tij jane mbledhur edhe mysafire te shumte.
Smajl Imer Latifaj, nikoqir i "Te Qethave 2012" |
“Jemi mbledh per me i qeth dhente. I kam 220 copa,e falimers ZOTIT e shtetit qe na pruni kete liri e po bashkohem e po i qethim t´gjithe bashke. Se kjo asht tradite e bjeshketareve qysh i kemi qeth dhente tanaheret. Se edhe atehere u bajke mire, vec tash edhe ma mire e ma shlire, se atehere s´guxojshim me ba bash shume zhurme...”.
Tradita e te qethave u ruajt me sfida te medha
Bariu Muhamet Halil Mehmetaj,74 vjec nga Isniqi eshte qethtari me i vjeter dhe protagonist i gjalle i organizimeve te dikurshme te te qethave neper Bjeshket e Decanit.
“Une merrem me kete zanat 1e 64 vjet. Nuk e kam lshu kete zanat prejse 12 vjet kur ma ka msu migja. Migja i ka pas ruajt dhente perpara, e ma kane vra n´Milishevc Vuksan Vojkoviqi me komiten e vet ne sene 1921. Na jemi kon me bagti e na i ka vra 40 coban dhe i ka marr 12 mije copa gjo t´Isniqit. Atje ne Milishevc i kemi varret...Atehere ka vazhdu baba me i rujt edhe nuk e kemi lshu traditen kurrnjihere. Me trotura t medha se o kone ligji i serbit. Serbi te digjke, te piqke! Pula, mish, tlyen, ckamos kemi pagu,por traditen leshu s´e kemi prej se ate kohe e knej edhe e kem rujt brez pas brezi.”, thote qethtari Mehmetaj , i cili ne krahet e gereshereve te zeza sheh kujtimet e nje kohe te erret.
Qethtari Mehmetaj barti zejen ne brezat e rinj |
“Perpara kemi pas shume gjo. Isniqi i ka pas 6 bjeshke e na ja nisshim me qeth prej Bellesw, vazhdojshim n´Pleqe e delshim n´Zllonopoje, Roshkodol e Eshtedim. E kem pa zanat mos me pagu se qethshim te njanitjetri, cili i bajke te qethat. E kemi pas traditen e forte e humb nuk e kemi. Tash mashalla ka deshte Zoti ju t´rinjte po e vazhdoni...”.
Riti i te Qethave qe nga paganizmi
Qethtari Muhamet Mehmetaj i njeh 12-te llojet e qethjes se deles, qe nga qethja me rend, rrumbullak, me hene, ne forme gjarperi. Ndersa,se nje qethtar me pervoje dhe me i vjetri nder te gjithe z. Mehmeta i eshte besuar Delja e Kembanes.
“Une qethi 12 lloje, qethi rrumbullak, me rend, me hena, ne forme te gjarperit, me leqe, qyh t´kish qejf. Por tash vjetersia po e ban te veten...Kete dele do ta qeth me hena e me yll se eshte dele e “terrkaqws”. E ka edhe kjo pune njefare arti...”, thote z.Mehmetaj.
Keto elemente i kuptojme nga Rexhep Maksutaj, njohes i mire i riteve tradicionale dhe nismetar per organizimin tradiconal te Te qethave ne bjeshket e komunes se Decanit:
Rexhep Maksutaj njohes i apasionuar i riteve tradicionale |
Sipas z.Maksutaj, riti i te qethave eshte nder ritet me te vjetra, ndersa figurat pagane gjate qethjes jane ruajtur edhe sot e kesaj dite.
Gjate bisedes me qethtarun Selmon Ahmetaj |
Dhjetera qethtare nga komuna jane mbledhur sot ne Tebanen e Prilepit. Selmon Ahmetaj eshte vetem njeri nder te dhjetera qethtaret, pjesa dermuese e te cileve eshte nga Isniqi.
“Sot kemi dal me i qeth dhente, tradite e mocme. Edhe une jam msu qysh se 12-te vjet ma s´pari prej vellau ,mandej prej qethtareve. Na i qethim ma ´s forti me pese rende qysh e kemi pas tradite. “Delja terrkaqe” qethet me hene e me diell e me keto, se ajo eshte dele e merakut,e kembanes. Jemi dhjete qethtare e kem me i qeth 60 copa”,thote z.Ahmetaj.
Naser Mulaj vite me radhe mbajti tufen prej 500 delesh |
“Jam tuj e qeth nje dele me pese rende, meqe kjo eshte tradita me e vjeter e Dukagjinit. Zanatin ma s´pari e kam marr prej qethtareve te vjeter, prej Miftarit, Tahir lanit, Ise Mehmetaj i cili asht prezent tuj qeth. Deri ne vitin e kalaur i kemi pas 460 dele. Por, per momentin vellau im i mban 160 cope, pa qengja. Riti i Te Qethave i cili ka qene nje ceremoni mjaft interesante dikur tash eshte bere edhe me e mire dhe ot te gjithe po ndjehemi mire”, thote z.Mulaj.
Projekti “Diversifikimi i Aktiviteteve Ekonomike-Perendim”
Fisnik Shabani, koordinator i projektit “Diversifikimi i Aktiviteteve Ekonomike-Perendim”, i financuar nga Zyra Nderlidhese e Komisonint Evropian ne Prishtine i cili implementohet tah dy vjet ne partneritet me tri komuna te tjera te Rajonit te Pejes, sjell detaje rreth projektit i cili po implementohet ne komunen e Istogurt, Klines, Pejes dhe Decanit, te cilat shquhen me potencialet turitistike”.
Fisnik Shabani,koordinator i projektit |
“Te Qethat”, aset i trashegimise tradicionale te Decanit
Bajram Qeku, kryetar i Grupit Lokal te Veprimit “Gjeravica” thote se ne kuader te projektit Diversifikimi i Aktiviteteve Ekonomike-Perendim” ka vendosur te vazhdoje ritin tradicional te Te Qethave.
Bajram Qekaj, kryetar i GLV-se,Decan |
Koordinatori i projektit z.Shabani thote se me mbeshtetjen e Bashkimit Evropian do te kete vazhdimesi te ketij projekti. Te pakten,ne kemi bere pjesen tone,thote z.Shabani:
“Javen e kalaur kemi bere nje projekt-ide i dhe nje projekt te cilin e kemi dorezuar ne thirrjen per aplikim te Komiionit Evropian. Ai projekt do te jete vazhdimesi e ketyre aktiviteteve dhe do te plotesojne me shume aktivitetet qe lidhen me zhvillimin e turizmit”.
Ekspozite fotografike ne Bjeshken e Prilepit
Fotografi Hadrgjonaj:Ekspozite ne Bjeshken e Prilepit |
Nder koloritet e kesaj dite me aktivitete te larmishme ishte edhe ekspozita e fotografit decanas, Sadri Hadergjonaj, i cili deri me tani i ka hapur 28 ekspozita individuale dhe eshte pjesemarres ne 30 ekpsozita kolektive.
“Ekspozita eshte hapur edhe ne bjeshke per faktin se shumica prej ketyre fotografive jane bere pikerisht ne keto bjeshke, si: ne Bjeshken e Prilepit, n´Bjeshken e Vokshit, ne Bjeshken e Selmit, ne Milishevc, ne Zllonopoje, ne Jedove ku edhe jam rrit.. E dua natyren dhe veprimet e njeriut brenda saj. Ndersa tematika kryesore eshte etnosi i shqitpareve”, thote fotografi Hadergjonaj, teksa rreth e rrotull fotografive te varura perreth rrethojave te vathes me delet qe po qethen, femijet ngarendin te gezuar sepse dita e sotme per ta eshte nje perjetim krejt i vecante.
Mengjes dhe dreke tradicionale ne tebanen e Prilepit
Perderisa grate e tebanes te angazhuara nga Shoqata e Gruas “JETA” tashme kane pergatitur me zell dreken e begate me ushqime tradicionale, ku dominonte mishi i qengjit sipas tradites se Te Qethave per mysafiret e mirepritur nga nikoqiri Smajl Imer Latifaj dhe prejlepasit. Xhevahire Lokaj dhe tash nje muaj me familje si dhe Have Lokaj, kane qene nder te dhjetera grate e angazhuara per pergatije ne ushqimit tradiconal nga shoata gruas. Jeta ne Decan.
Sofra tradicionale per te ftuairt ne dreken e Te Qethave |
“Kam gatu nje buke kallamoqe dhe nje pite po e qes, se i kam te porositura”, thote Xhevahire Lokaj e cila tash nje muaj ka dale me familje per verime ne Bjeshken e Prilepit.
“Kemi pergatit buke kallamoqe, leqenik, maze te zier. Ehte pak lodhje por po ndjehemi shume mire.Inhallah edhe ju kaloni mire”,thote Have Lokaj, e cila te dielen tri jave ka dale me bashkehortitn.
Alpet Shqiptare magjepsese per cdo vizitor
Tashme, kohe e dreke ka kaluar ne kete tebane te rrethuar me bjeshket tjera,si kurore. Magjia e tyre te terheq ne gjirin e vet si me dore, sikur duan terheqin vemendjen per bukurite e tyre. Mirepo, kete nuk e ka te domosdoshme prejlepasi Dervish Dabiqaj, me pune te perkohshme ne Zvicer, i cili qe dia vjet kaloj verimet ne kete bjeshke. nje kompleks i drunjte ne balle te tebanes se Prilepit eshte vendi prej nga kjo familje me banim ne Zvicer, erret dhe qelet tash 2 muaj. Prej atje si ne shuplake te dores shihet tebana perderisa lisat shtatgjate qe puthin qiellin, mahnisin me bukurine e e vecante te thurrur nga dora mjeshtrore e natyres. Dhe jeta bukolike e bjeshkes, me zera femijeh, cicerima zogjsh e blegerima bagetishe eshte menyra me e mire per clodhje dhe zbutjen e cdo brenge te jetes se nje mergimtari i cili per vite te tera jeton larg vendit te tij.
Investime te bashkeatdhetarve ne Bjeshken e Prilepit |
“Ktu vime gjate veres per pushime, i harrojme vuajtjet e punes e brengat dhe qetsohemi. Kemi disa barinj ketu dhe kalojme kohen me ta, shetisim neper keto bukuri e ajr te paster dhe ushqehemi shendosh ne menyre tradicionale”.
Z.Dabiqaj tash 24 vjet jeton ne Zvicer, e cila shquhet per bukurite natyrore. Por, per te, asnjera nga to nuk iu afrohet bukurise se bjeshkeve te tij.
“Sepse, keto jane bjeshket e mia dhe per mua jane me te bukurat ne bote. Ketu ka qene shpat, por ne e kemi rregullu vendin me nje makine, kam ndertu nje mur ne hyrje te oborrit qe te mos shembet dheu qe e kemi sjell per rrafshim dhe kemi ndertu kete stan te bukur.
Krejt kjo ka kushtu rreth 20 mije euro dhe ia ka vlejt”, thote z.Dabiqaj, i cili shkon kohen ne shetitje duke shijuar bukuirte natyrore, ne ndeja e biseda me barinjte dhe kusherinjte qe verojne ne bjeshke.
Burimi, eshte njeri nder kusherinjte i cili ka dale per fundjave ne Bjeshken e Prilepit, ne te cilen kaloi verimet qekur ishte femije.
Familja Dabiqaj cdo vit veron ne bjeshken e Prilepit |
“Kam dal deri n´klase te 7-te, kur edhe ka kris lufta. Tash dal vec per fundjave apo per kete organizim te Te Qethave. Tash po nderojme stan te ri por ende nuk e kemi perfundu”.
Per mergimtaret pushumi me i mire ne bjeshket e vendlindjes
Tusha, bashkeshortja e Dervishit, megjithese jeton me familje ne Zvicer, ajo jetes ne bjeshke i rikthehet gjithmone me kenaqesi.
“Une jam e msume se per cdo vere vi n´bjeshke. Edhe sivjet kam ardhe nje muaj perpara, me femije te kunatit dhe dy nipa te mi. Jeta n´bjehske m´pelqen shume.Cohna heret si gjithmone, i baj punet, i i mjelim lopet, nxo bylmetin, e pergatis buken. Kur t´cohen femijet prej gjumi ua shtroj buken e mandej dalim me shetit. N´mbramje fillojne punet tjera, kthehen lopet prej kullose, i mjeli, e baj darken, rrime deri vone bashke mandej flejme”.
Se dashuria per bjeshket e vendlindjes eshte bartur edhe ne gjeneratat e reja, tregon Lirimi 14 vjecar, i cili mori kete emer ngaqe u lind ne kohen e luftes se Kosoves.
“Mua po m´doket ma mire se eshte vendi im. Per cdo vere vi e nga nje muaj vi edhe n´bjeshke e knaqem me shoqeri. Natyra m´pelqen ma s´shumti ktu. Por, me mujt me ba dicka ne ndertimin e rrugeve e poashtu edhe per skijim, se mua me pelqen shume. Por, meqense per cdo vit po investohet ngapak,ku me e dit? Ndoshta ne dite Kosova bahet si vendet ma t´zhvilluara”.
Lirimi e adhuron vendin e tij, gjuhen dhe traditen. Por, gjuha e rrjedhshme shqipe eshte edhe merite e familjes e tij ,te cilet edhe ne gjiriin e Zvicres vlerat kombtare i ruajne me fanatizem.
Tebane ne Bjeshken e Prilepit |
“Tete vjet per cdo jave jam shku nga tri ore mesim ne gjuhe hqie, ku mesojshim gramatike, histori, gjeografi. Ndersa, edhe n´familje flasim vec shqip-thote Lirimi, enderra e te cilit eshte te behet pediater ndersa kapitalin e tij te ardhshem ta investoje ne Kosoven e tij- Sepse,e di se po investon ne vendin tim”.
Ndersa, lidhjen e ngushte me vendlindjen do t´ua preferonte dhe moshatareve te tij, te cilet kalojne verimet neper vendet e huaja. Ne te kunderten,ata do t´humbasin shume,mendon Lirimi.
“Mendoj, se moshataret e mi qe preferojne me shume vendet e tjera, e humbim nje shance te madhe per t´ardhe me u knaq ne vendet e bukura te Kosoves”.
Riti i te qethave rezultat i tradites ne blegtori
Blegtoria ne komunen e Decanit eshte tradite dhe familje te shumta, per vite te tera burim te vetem ekzistence kishin kopete e bagetive. Nder barinjtë e shumte te cilet kane kaluar gjithe jeten neper kullosa ishte edhe Muhamet Mehmetaj nga Isniqi.
“Prej e 12-te vjec e n´kete ane une prej deleve nuk jam nda,vec kur m´ka nda lufta,e na i mori dhente e na humben tetana e u ba cka u ba...Tash nuk e kam kurrnjo hic.E perpara i kemi pas 300 dhen e 30 lope e 12-13 kuaj”, rrefen Mehmetaj i cili gjithe jeten e kaloi si bari.
Latifaj ka ende tufen 100 krereshe dhe ogiqin |
Sot me dy djem, dy reja dhe pese nipa, megjithese ka kaluar te 70-tat plaku Mhemetaj kujton qarte e me nostalgji kohen ne familjen e tij 40 anetareshe, e cila menagjohej vec nga i zoti i shpise.
“Vallahi jetojshim mire e vallahi e kem pas dallgen e knaqsine.Ktynehere familjet jone kone t´mdha e vec njeri udhhiqke. Cka thojke i zoti i shpise u bajke e secili i kihsimd etyrat tona,dikuh me bagti, dikush n´are,dikuh n´livadh, dikush n´mal. N´dasem?Jo, n´dasem shkojke i zoti i shpise vet”.
Nostalgji per "Te Qethat" e dikurshme...
Te qenit bari i dhenve dikur impononte dhe nevojen e te mesuarit te zejes se qethtarise.prandaj, bariu Mhemetaj me kete zeje u rrit e u plak, duke e bartur ate neper gjeneratat e reja.
“Perpara o kone knaqsi qysh i organizojshimk t´qethat. I thirrsha une:”Hajdi shoke se po du me i qeth dhente!”Edhe u mbledhshim tetane, u ngjitshin edhe prej shpie n´bjeshke, e qeshtu shkojke rend mas rendi neper tetana bjeshket tuj u mbledh neper shoke. Shkojshim me familje e me krejt,se te qethat bahen pasi t´kryhen punet e fushes n´shpi. Per shume vjet kam qeth. Tash ka ardhe brezi i ri. Gati tetane i kam msu me qeth”, rrefen plaku, duke kujtuar sfidat e medha me te cilat ruajten traditen.
Bjeshket e Isniqit me kendveshtrim nga Bjeshka e Prilepit |
“Na me mundime i kemi rujt traditat, se kemi pa sundin e serbit. Kemi pas mundime e tortura por traditen e kemi rujt,nuk e kemi humb. E kemi rujt gjuhen,e traditen e vatanin,e kombin e tetana. E sot, po ndjehem mire por edhe i merzitun e i permalluem. Vec,shyqyr Zotit, sa t´jeni ju t´rinjte po m´doket si edhe tradita ka me u rujt, se jeni tuj shku hapave tane”.
Dhe ngaqe ai gjithe jeten kaloi i bari, ndarja nga ajo kohe dhe tufa e tij sa here e kujton Muhamet Mehmetajt i sjell merzi.
“Paj me mundon...Une nuk hoh endrra n rrafh kurre vec bjehkve me dhen. Gjithe naten hoh enderr me dhen,n´bjeshke te hpia hic. Po normal,per delme me merr malli,per bjehke e per ekte rreth me qeth me shoke,per kete me merr malli”.
Kenget e barinjve-perla burimore
Sepse, bjeshka, verrini, livadhet, bregoret, kudo ku kishte kullosa per tufen e bagetise aty ishte edhe shtepia e ketij bariut,j te cilen e ngrehte rreze nje shkembi apo rreze nen nje pishe. Ne rrethana te tilla, ai edhe kendonte, njeren prej te cilave bariu i vjeter pas lutjesh te gjata e kendoi edhe sot:
Mehmetaj kendoi kengen e barinjve per gazetaret |
“...Natje heret djali ih kon cu/Ni aponge bryma kish vnu,
Dy buke djali i ka gatu-e/Dy magar i ka shilu,
Teshat n´to i ka ngarku/Kumont deshve ua ka vnu
Po shkon rruges tuj burbullu/N´oborr qika ish kon qillu
T´madhe briti:”Ori nane/Zo´cka jon oj nane kto kumone?
Qe po bine kaq mire e holle/Ngryk ua marrsha proma t´zone...”.
Kenga“Hajde shkojme te shpia”e kenduar enkas per ne nga bariu i vjeter Muahmet Mehmetaj u percoll me nje “Goja t´lumte”te njezeshme. Por, entuziazmi qe ndjehej ne mysafire nuk shihej ne fytyren e bariut te vjeter,sepse ai kendonte kur ndjente me se tepermi merzi.
“Knojsha n´bjeshke, me dhen kur mbetsha vetem. Besa edhe gjithe naten n´shi me japonxhe n´kry nen molike rrisha, mos me u zhyt dhente n´torishta. Mbaro duhan e pi duhan e kno, qashtu me humb kohe. Kur jam merzit ma s´forti kam knu...Pse a po ta merr emdnja i ot nuk jam merzit a?!”, pyet plaku duke hedh shikimin kah kurora gjelberore e Alpeve Shqipt, ne te cilat kaloi pothuaj gjithe jeten.
Vitin e ardhshem karvani i "Te Qethave" do te vazhdoje ne nje bjeshke tjeter te Alpeve Shqiptare |