18 korrik 2012, Dojce Vele, Toleranca ndëretnike, fqinjësia e
mirë, marrëdhëniet e mira me shtetet BE-se dhe normalizimi i
marrëdhënieve Kosovë-Serbi, janë disa nga kushtet që duhet plotësuar
Republika e Kosovës në mënyrë që të 27 shtetet e BE-së të flasin me një
zë.
Evropa nuk është e interesuar që me
pranimin e Kosovës dhe të Serbise në Bashkimin Evropian, të tërheq brënda vetes
konflikte të pazgjidhura. Toleranca ndëretnike është vlerë demokratike.
Liberalizimi i vizave kërkon plotësimin e kushteve nga Kosova. Riatdhesimi ,
një garanci se të gjithë qytetarët që hyne ilegalisht në BE, një ditë do të
rikthehen në vendi e origjinës. Ndersa, qëndrimi i
njëzëshëm i 27 shteteve të Bashkimit Evropian kërkon pranimin e “rregullave të
lojës” dhe plotësimin e parakushteve, kryesori nga të cilët është normalizimi i
marrëdhënieve Kosovë- Serbi”, mendon ambasadori i Republikes
Federale të Gjermanisë në Kosovë, dr.Ernst Reichel, i cili të dyja
shteteve ua kujton se refuzimi i kërkesave të BE-së nuk don të thote pengesë e
tjetrit për futje brënda Bashkimit Evropian, por problem për vet atë shtet.
“Dhe në gjithë
këtë, përgjegjësia kryesore bie së pari mbi qeverinë e Kosovës,
pastaj mbi parlamentin, opoziten, shoqërine civile, mediat si dhe
qytetaret,thotë diplomati gjerman. Edhepse Kosova gjatë katër viteve të
pavaresimtit ka bërë mjaft hapa përpara, nëse Evropa ja arrin
qëllimit që Kosovën ta josh me hyrje në BE për të arritur vendimet e duhura si:
në ekonomi, në administratë, në privatizimin e mirëfilltë dhe në fushën e
jurisprudencës, atëherë kjo është një situate fitimprurëse për të dyja palët.
Prandaj, në vend se të pyetemi se kur do të pranoheni në BE, duhet
t´i rrekemi punës dhe t´i plotësojmë kushtet për këtë“.
Cliff:Pa implementimin e Pakos së
Ahtisarit s´ka demokraci të mirëfilltë
Zona e Vecante e Manastirit te Decanit shtrihet ne 800 hektare, perfshire edhe prona private |
Sipas ambasadorit të Britanisë së Madhe në
Kosovë, Ian Cliff, Plani i Ahtisarit mbi bazën e të cilit Kosova me 17 shkurt
2008 shpalli pavarësinë, bazohet në standardet e Bashkimit Evropian, sic janë:
demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut, transparenca , të drejtat e
pakicave dhe e drejta mbi trashëgimine kulturore, të cilat janë të rëndësishme
për Kosovën.
“ Dhe, megjithëse 5 nga të 27-të vendet e
Be-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, megjithatë
implementimi i Pakos së Ahtisarit është e vetmja rrugë që shton numrin
e njohjeve të Kosovës-shtet dhe përafrimin me BE-në. Ndërsa,
respektimi i pakicave dhe i trashëgimisë kulturore që janë të përfshira në Propozimin
e Ahtisarit, është e vetmja mënyrë bindëse për shtetet e tjera që ta njohin
Republikën e Kosovës. Krahas ligjeve tjera, i vecantë është Ligji mbi Zonat e
Vecanta mosrepektimi i plotë i të cilit do ta
demtonte imazhin e Kosovës edhe në sytë e vendit tim i
cili përkrah pavarësinë e saj. Ndërsa në këtë, Kosova ju
nuk po bën aq sa duhet”.
Reichel:Lufta kundër krimit të
organizuar-Kusht per liberalizimin e vizave
Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të
vetmit në rajon të cilët i nënshtrohen regjimit të vizave. Ndërsa, njëri ndër
kushtet teknike për liberalizimin e vizave është shkatërrimi i grupeve
kriminale, në të cilën fushë Kosova ka shënuar rezultate të dukshme. Vetëm të
martën, në aksionin më të fundit të Policise së Kosovës në Mitrovicë dhe
Prishtinë, falë bashkëpunimit me Malin e Zi, Hungarinë, Austrinë dhe Zvicrën u
arrestuan nëntë të dyshuar për kontrabandë me migrantë, falsifikim të
dokumenteve dhe kontrabandë me armë dhe municion. Ndërsa,
fakti se të gjitha shtetet e rajonit e kanë fituar liberalizmine vizave dëshmon
se kushtet që ka parashtruar Evropa për pranim në BE nuk jane te
parealizueshme, mendon diplomati gjerman, Reichel.
Qytetaret e Kosoves,te vetmit ne rajon me regjim te vizave |
“Por, nëse liberalizimi i vizave bëhet
aktualisht në Kosovë, ku secili njeh secilin dhe mund të sigurohen gjithfarë
dokumentesh, atëherë Evropa nuk do t´kishte kurrfarë kontrolli mbi njerëzit që
hynë brënda saj me një identitet të rrejshëm. Nëse
qytetarët qëndrojnë për kohë të gjatë dhe ilegalisht, atëherë Evropa duhet të
ketë garanci që këta qytetarë mund të rikthehen në vendin e origjinës dhe të
integrohen, në mënyrë që pas kthimit mos të ulen përsëri në të njëjtin autbous
për t´u kthyer prapa në shtetet e Be-së. Kjo është ana tjetër e medaljes e
lirisë së lëvizjes. Prandaj, liberalizimi i vizave do të varet nga
plotësimi i kushteve të cilat vlejnë jo vetëm për Kosovën po për të gjitha
shtetet e rajonit. Ndërsa, për moszgidhjen e deritanishme të
problemitt të veriut, faji nuk bie mbi Kosovën por mbi Repulikën e Serbisë,
cila vazhdon financimin e strukturave paralele në atë pjesë të Kosovës”.
Integrimet
e evropiane janw njw proces kompleks
Në takimin e tretë plenar
te Qeverisë së Kosovës dhe
autoriteteve të Brukselit, të mbajtur javen e kaluar në Prishtinë, Komisioni
Evropian kërkoi nga institucionet e Kosovës përparime konkrete në: sundimin e ligjit, integrimin e minoriteteve,
reformat në administratë, reformat zgjedhore dhe zhvillimin e tregtisë së lirë,
të cilat konsiderohen si parakusht për të shtyrë përpara procesin e
stabilizim-asociimit.
„Kosova është vendi më pro-evropian.
Mirëpo, vetë integrimet evropiane janë një proces kompleks në të cilin sa më
thellë futesh, komplikohet edhe më shumw”, deklaroi Samuel Zhbogar, Përfaqësuesi i Posaçëm dhe shefi i Zyrës së
Bashkimit Evropian në Kosovë, duke premtuar mbeshtetje në menagjimin e
integruar të kufijve dhe luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit në
Kosovë. Atë ditë kryeministri i Kosovës Hasim Thaçi i siguroi përfaqësuesit e
BE-së me përkushtimin e qeverisë që ai drejton për përmbushjen e kritereve të kërkuara
duke treguar përkushtimin në vazhdimin e fuqizimit të strukturave
institucionale për integrim në Bashkimin Evropian.
Te 27 shtetet e BE-se nuk flasin me nje ze (Foto DW) |
Toleranca ndëretnike, fqinjësia e
mirë, marrëdhëniet e mira me shtetet BE-se dhe normalizimi i
marrëdhënieve Kosovë-Serbi, janë disa nga kushtet që duhet plotësuar
Republika e Kosovës në mënyrë që të 27 shtetet e BE-së të flasin me një zë.
Regjimi i vizave vazhdon të aplikohet. Rikthimi i të zhvendosurve dhe
riintegrimi i të riatdhesuarve ngelen sfidë.P ërderisa, edhe shumë punë mbetet
për t´u bërë në zhvillimin e ekonomisë, në administratë dhe në fushën e
jurisprudencës. Mirëpo,të kontaktuara nga DW zyrtarë të lartë shtetror dhe
perfaqësues ministrishë nuk shprehën gatishmërinë të flasin për hapat e bërë në
këto fusha, sfidat gjatë ecjes drejt BE-së dhe edhe sa kohë i duhet asaj për
t´u bërë pjesë e familjes evropiane?