Shtepi te reja per te zhvendosurit shqiptar ne veri |
10 korrik 2012, Dojce Vele, Vazhdon kthimi i te zhvendosurve shqiptar
ne veriun e Mitrovices. Vetem nepermjet aksionit humanitar “Ndihmo edhe ti”,
jane bere me kulm mbi koke shume familje te shperngulura nga veriu i Mitrovices
tash 13-te vjet.
Aktualisht, 10 mije
shqiptare te veriut vazhdojne te jetojne si te zhvendosur pjesa dermuese e te
cileve ne kater Qendra Kolektive, perderisa 400 prona te tyre jane te
uzurpuara.
Në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, e cila fillon në të djathtë
të Urës së Ibrit, Regjë Avdiu 44 vjec, me familjene tij katër anëtarëshe së shpejti do të fillojë
një jetë krejt ndryshe nga ajo që ka jetuar deri më tani. Dhe kjo, falë
aksionit “Ndihmo edhe Ti”, thirrjes së të cilit iu përgjigjen me të madhe njerëzit
vullnetmirë, duke zëvendësuar vendbanimin e tij të varfër me një shtëpi të re.
Dhe kshtu, lajmi për ndërtimin e kësaj shtëpie për këtë familje mbetet lajmi më
i mirë në jetë.
Behxhet Alaj(djathtas)gjate punes ne shtepine e Regje Avdiut(majtas) |
“U gëzova shumë...Bile edhe
qava! Nga gëzimi kanë qarë edhe gruaja e fëmijët. Tetanë kane pas qejf që na
kanë mbaru shpinë.Edhe kryetari ka ardhë
me ma ba për hajr.E tash gati e mbaruan...”.
37 shtëpi për të zhvendosurit
e veriut nga donatorët
“Remy
Company” është vetëm njëri nga të dhjetëra donatoret vullnetmirë, të cilët iu pergjigjen
thirrjes se aksionit humanitar“Ndihmo edhe ti”. 23 vjecarin Behxhet Alaj, punëtor
i ndërmarrjes “Suhodolli” e angazhuar nga donatori për suvatimin e kësaj shtëpie,
tashmë ka filluar punën e tij.
“Kemi ardhë t´i ndihmojmë kësaj
familjeje dhe do t´iu ndihmojmë shumë familjeve si kjo. Jemi tejet të kënaqur
pse mund të bëjmë dicka për këto familje që kanë nevojë për ndihmën tonë që të
mund të rikthehen në trojet e tyre. Unë i kisha lut të gjithë shqiptarët te
kthehen nëpër shpi të e veta. Ndërsa, secili prej nesh do t´i ndihmojë ata në
bazë të mundësive!”
10 mijë shqiptarë të
zhvendosur dhe 400 prona të uzurpuara
Sipas
komunës së Mitrovicës, edhe 10 mijë shqiptarë të veriut vazhdojnë të jetojnë si
të zhvendosur pjesa dërmuese e të cilëve në të katër qendrat kolektive të
qytetit, përderisa 400 prona të shqitparëve vazhdojnë t´iu mbahen të uzurpuara.
Si rrjedhojë, vie edhe nevoja për aksionin humanitar “Ndihmo edhe ti”, i cili
pas mbrëmjes humanitare në qershor i bëri
me kulm mbi kokë 37 familje. Ahmet Jashari, zëdhënës i komunës së Mitrovicës thotë për DW-në se:
“Vetëm në mbrwmjen humanitare
janë premtuar mbi një milionë e gjysmë euro nga qytetarët tanë brenda
dhe jashtë vendit. Ka edhe prej politikanëve të cilët tashmë i kanë realizuar
premtimet e veta. Ndërsa, nga kompanitë vendore janë premtuar 37 shtëpi, dhjetë prej të cilave janë në rindërtim
e sipër, 6 të tjera filluan të hënën, përderisa një familje tashmë është
vendosur në shtëpinë e re. Puna po ec
mirë, kompanitë vendore kanë filluar punën brënda një afati të shkurtër në
Lagjen e Boshnjakëve, te Tre Rrokaqiejt si dhe do të vazhdojmë punën edhe në
lagjet e tjera veriore të Mitrovicës, duke vazhduar me familjet që kanë më së
tepërmi nevojeë. Prandaj, ne ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që na kanë
mbeshtet dhe të cilët kanë ringjall traditën e solidaritetit, meqënse me
buxhetin e komunës ka qënë e pamundur të mbështeten këta banorë”.
Sfida të shumta për kthimin e
shqiptarëve në vëri
Rindërtimi
i shtëpive dhe kthimi i shiptarëve në veri s´është aspak i lehtë, duke pasur
parasysh rrethanat dhe situatën fragjile të sigurisë në veri, me barriera të shumta
dhe pengesa të lirisë së lëvizjes. Ditë më parë janë lëshuar edhe disa vendime
me vulen e administratës së UNMIK-ut në veri, me anë të të cilave iu kërkohet
pronarëve të shtëpive që brënda një afati të caktuar të ndërpresin punimet.
Por, gjatë një takimi të kryetarit të
komunës Avni Kastrati me zëvendësshefin e UNMIK-ut në Kosovë, Robert E.Sorenson është sqaruar shtëpitë e rrënuara mund
të ndërtohen pa leje, ndërsa duhet të pajisen me leje të gjithë ata që duan të
ndërtojnë shtëpi të reja, thotë per DË-në zëdhënësi Jashari sipas të cilit:
“Ka persona kryesisht të
komunitetit serb që punojnë në administratën e UNMIK-ut në vëeri, të cilët kanë
marr vendime të tilla tendencioze kokë më vete, për të penguar rindërtimin e
shtëpive dhe rikhtimin e shqitparëve atje, cfarë nuk e kanë bërë me serbët të
cilët në kohën kur shqitoarët kanë kërkuar të ndërtojnë në trojet e veta janë
refuzuar, ndërsa serbëve iu është dhënë leje ndërtimi për shumekatëshe në
pronat e blera nga shqitparët”,
Ndërtimi i shtëpive mbështetet
edhe nga qeveria e Kosovës
Ndërkohë,
me mbështetjen e pushtetit lokal dhe të atij qendror, vazhdon ndërtimi i shtëpive të tjera në veriun e Mitrovicës.
Njëra prej tyre është edhe shtëpia e 37 vjecarit Ahmet Prishtina, i cili i
gezohet pa masë rikthimit në truallin e të parëve të tij.
“Qeveria na ka ndihmu vetëm
me materjal ndërtimor, ndërsa punën e dorës e kemi paguar vet, cfarë na vaështirëson
punën. Kemi jetu n´shpi t´huj deri tash. Tash jemi n´përfundim të shtëpisë dhe
pas pak do të vimë të banojmë. Paj..Me t´thanë të vërtetën, për shkak të situatës
gjithmonë prezente është edhe frika. Mirëpo s´kemi ku shkojmë përtej pragut të
derës!”
Shqiptarët e veriut në pozitë
të vështirë
Përderisa,
Istref Voca Magjera, veteran i arsimit të cilit tash 13 vjet i është uzurpuar
banesa në veri, më në fund do të vendoset në truallin e lëshuar nga komuna,
buze Lumit Ibër.
Istref Maxhera fale komuneseshte bere me truall e shtepi |