Fotografi Sadri M. Hadergjonaj |
Arti
fotografik eshte nje profesion i rralle ne Kosove. Por, ne vitet 50-te, ne nje
kohe kur dihej fare pak per fotografine, nga Pobergja, fshat malor i komunes se
Decanit na del nje e papritur e bukur, kur nje 17 vjecar fillon te zhvillojw zanatin
per fotografine e cila qe aty do t´i behet pjese e pandashme e jetes. Eshte ky
Sadri Miftar Hadergjonaj, i cili qe ne vitin ´57 me ane te aparatit te tij
fotografik ndaloi ne kohw castet me interesante te jetes me theks te vecante
ato te jetes ne fshat dhe ne bjeshke, ku edhe u lind me 12 maj te vitit 1940.
Dhe kshtu, arti i tij i cmuar ia dha nje vend te vecante ne boten e artit dhe
te kultures shqiptare ne Kosove, rajon dhe me gjere.
Fotografia,art ne vete(Foto S.M.H.) |
Dashuria per artin fotografik
qe ne bankat e shkolles se mesme
Ambicja
e fotografit Hadergjonaj per te gdhendur zanatin e fotografise vazhdoi tutje, qe nga kursi per fotografine ne
Peje, ne akcionet punuese si vullnetar per te mos iu ndare deri ne zoterimin e
plote.
Me fotografine qe nga mosha 17 vjec |
Hadergjonaj me fotografine e
tij mbjell e perhap dashuri
Por,
megjithse redaktor, themelues i
programit ne shqip ne Radio-Televizionin
e Sarajeves, korrespondent i televizionit nga Sarajeva ne Kosove por edhe
ansjelltas, si dhe per Lublane dhe Zagreb, Sadri Hadergjonaj gjithmone mbeti nje
fotograf i apasionuar. Sepse, sic do te thoshte miku i tij, Salih Kabashi gazetar dhe editor:
"Keci i xha Qazimit"(Foto S.M.H.) |
Motivi kryesor-Etnosi
shqiptar
Sadri
Hadergjonaj deri me tani i ka hapur 28 ekspozita individuale dhe eshte pjesemarres
ne 30 ekpsozita kolektive. Ekspozita e fundit individuale me 100 fotografi ne Decan, paraprakisht u hap ne Bjeshken e
Prilepit ne organizimin e ritit tradicional “Te Qethat-Decani 2012”.
Ekspozita ne"Te qethat-Decani 2012" |
Nje dashuri tjeter-Skulpturat
nga natyra
Brenda
forografise se Hadergjinajt ka edhe skulturpa nga natyra, ic eshte Loja e
gjarpinjeve nga rrenjet e geshtenjes, koka e demit etj. Te 1300 eksponater e tij ., te cialt i ka emeruar “Skulpturat e mia
naive” jane te skpozuara ne muzeun personal ne fshatin e lindjes se tij,ne
Pobergje.
"Here-here edhe nje lule kenaq sa nje pranvere e perjetshme..." |
Prandaj,
footgrafite te tij mbesin te kerkuara dhe te cmuara tek artdashesit, megjithese
jo ne cdo vend dhe ne cdo shtrese...
”N´perendim ka mjaft interesim
dhe fotografite jane mjaft te kerkuara,sepse cdo gje eshte burimore. Madje edhe
kornizat i kam nga druri i pishes,me te cilin te paret tane kan ndez zjarrin e
kane bere drite,nje dru i bute dhe i kendshem me te cilin jane punaur koritat e
qumshtit, baballaret na kane punu hajmali me maje brisku . Por,brenda vendit jo edhe aq shume se jo secili e kupton artin.
Mendojne se arti forografik eshte vec nje shkrepje. Ndersa une, per te
fotografuar nje shqiponje apo nje hardhucw kam humbe ore te tera...”.
Motivet kryesore-Jeta ne bjeshke e ne fshat (Foto Sadri Hadergjonaj) |
Por,kritika
te nivelit me te lart vine nga ata qe e kuptojne dhe dine ta vleresojne artin e
se bukures. Gani Xhafolli shkrimtar, Sadri Hadergjonajn e pershkruan si nje artist te paemitueshem me nje shqise te vecante per fotografine dhe
ngjyren.
“Brenda saj eshte jeta, eshte
dhembja dhe bukuria magjike. Nepermjet ngjyrave flasin ndjenjat, flasin te gjitha qelizat, flet shpirti. Here-here edhe nje lule ne bore
kenaq sa nje pranvere e perjetshme. Kur e fotografon edhe nje peme ky artist i
rralle shnderrohet edhe ne gjeth dhe jep frymen e vet. Here here edhe pikave te
gjakut u jep drite te perjetshme.
Dhimbjen dhe dashurine e sheh edhe ne nje rige shiu edhe ne nje dege te thyer edhe
ne nje cope guri te vetmuar”.
Sipas
z.Xhafolli, Sadri Hadergjonaj eshte nje fenomen i pazakonshem i cili ka nje energji
magjike qe me syrin e nje aparati ta ze edhe lotin e ajrit dhe enderren e nje
pylli dhe te nje kroi.
“Vazhdimisht kerkon tensione dramatike,
kerkon kulme te artit dhe metafora te nje thellesie artistike qe sheron
neurozat e kohes...Perbrenda nje luleje ne shi dhe nje kulmi te djegur shihet
plaga e nje shekulli. Ritmi muzikor edhe struktura, hija, drita dhe ritmi i nje
kulle te shnderruar ne histori e balade. Sepse ka ardhur koha qe ai qe nuk ka fotografi
nuk ekziston. Sadri Hadergjonaj eshte ne kerkim te fotografoje edhe shpirtrat e te zhdukurve nga
barbartet...dhe enderrat e te gjithe yjeve te lisire...dhe t´i ringjalle edhe
te gjithe ata qe mungojne”.
Nga rimat elegjike te kapjet
e hareshme e portretet gazmore
Edhe kjo eshte pjese e rrugetimit te fotografit Hadergjonaj |
“Ato ishin imazhe te shkrumbit e te prushit,
ne te cilet ishte djege vendi i tij. Ishin imazhe te lotit e te vajit te njerezve
qe kerkonin te humburit e pa varr e te pa nishan. Ato ishin rima elegjike...Por,
natyra opitmiste e Sadriut nuk mundi te qendroje gjate ne denesjet e ne vajin e
shkatrrimeve te luftes. Ai iu kthye portretve gazmore dhe kapjeve te tjera me
te hareshme, me te gjalla. Me shkrepjet e tij sikur edhe ne periudhen e mesiperme,
vazhdonin me mgulm shenimet fotrgrafike
per kroniken e shnderrimeve te ngadalta por te sigurta te ecjes kosovare
perpara. Nderkohe qe te gjitha pamjet e tij te kapura vetetimthi kane nje tipar
karakteritik:bukurine e natyres dhe te njeriut”-vlereson z.Kabashi ne kritiken e tij, te cilen e perfundon me urimin: