23 gusht 2012, Dojce Vele, Republika Federale e Gjermanisë ka vendosur
lehtësime ligjore për punësim të ekspertëve e në Gjermani. Për këtë leje
qendrimi e cila zyrtarisht njihet si „Karta e kaltër BE“ (Blaue Karte EU)I kanë
dyert hapura edhe ekspertët nga
Kosova.
Kushtet e vështira
ekonomiko-sociale, standardi I ulët, ofertat e varfëra dhe joserioze ku
premtimet bien ndesh me realitetin që ofrohet, një pjesë të kuadrove të
kualifikuara të Kosovës kanë shtyrë të kërkojnë perspektivë të re në vendet e
zhvilluara. Disa kanë ngel në mes të rrugës, përderisa të tjerë falë
zgjuarsisë, ambicjes si dhe vullnetit për të carë në jetë, e kanë
gjet veten për mrekulli. Një shembull I mirë qifti Miribane dhe Mentor Sopjani,
të cilët ende pa I mbushur 35 vjet kanë tituj shkencor dhe për DË-në flasin
duke plotsuar njëri-tjetrin.
“Puna dhe sukseset
tona të deritanishme e kanë dëshmuar se në një mjedis të
përshtatshem, suksese edhe më të mëdha do të ishin të garantuara. Rezultatet e
deritanishme në shkencë janë të një niveli të lartë dhe vështirë të arritshëm
edhe nga kolegët e huaj”, thotë
Miribanja.
Mentor dhe Miribane Sopjani |
Mentori, titullin
Doctor I Shkencave Natyrore e mori në Universitetin e Tybingenit, në
Gjermani. Mirëpo, krahas mundësisë së punësimit dhe qëndrimit në
Gjermani. ai me bashkeshorten e tij iu rikthyen Kosovës për të dhënë
kontrobutin në vendin e tyre:
“Para se të
kthehemi në Kosovë, kemi pasur si opsion vazhdimin e qëndrimit në Gjermani ose
në ndonjërin nga vendet skandinave për hulumtime akademike. Ndërsa, ajo që
kemi pritur në vendin tonë është zgjatja e dorës dhe mundësia për vazhdimin e
sukseseve të njëjta edhe në Kosovë. Fatkeqesisht, kjo në kushtet tona është
tejet e vështirë me mungesa esenciale të kushteve për punë hulumtuese akademike
dhe në një mjedis ku nuk ka gradime të bazuara në merita. Si rrjedhojë, mungon
edhe motivi për të bërë hulumtime te stafi akademik”.
Ekspertë nga
Kosova të mirseardhur në Gjermani
Dhe pikërisht të
diplomuarit në Gjermani, ata që kanë doktorature gjermane ose kanë suksese
në hulumtime të dëshmuara si ne rastin e qiftit Sopjani, janë të mirëseardhur
kudo në botë e më se të kërkuar në Gjermani . Prandaj, qeveria e Republikës
Federale të Gjermanisë, me 1 gusht ka lancuar programin “Karta e Kaltër e
BE-së”(Blaue Karte EU)me anë të të cilit janë
lehtësuar parakushtet ligjore për punësim të ekspertëve me kualifikim të lartë
në Gjermani. Në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Informim e Ministrisë
Federale për Pune të Brendshme në Berlin, ndër të tjera sqarohet se:
Mentori me dy profesore gjerman pas mbrojtjes se doktorat. |
“Studentët e
huaj krahas studimeve janë të lejuar të punojnë pa leje të vecantë për
120 ose 240 ditë. Për të diplomuarit në universitetet gjermane, afati i
fundit për të gjetur një punë të mirë është 12 dri ne 18 muaj, me mundësi
ushtrimi të ndonjë profesioni fitimprurës.Të diplomuarit qe kanë gjetur një
punë të mire pas dy vitesh do të fitojnë një leje qendrimi. Përderisa lehtësime
do të ketë edhe për themeluesit e kompanive, për të cilët do të hiqet kërkesa e
përgjithshme për shumën e investimeve prej 250 mije eurosh dhe hapjen e pesë
vendpunimeve”.
Sipas Ambasadës
Gjermane në Prishtinë, „Kartën e kaltër të BE-së“ mund ta marrë një person i
cili ka përfunduar studimet në një insitucion të arsimit të lartë në Gjermani.
Nëse studimet nuk janë përfunduar në Gjermani, atëherë varet nga ajo, nëse
kryerja e studimeve është njohur apo personi i është nënshtruar një
provimi të krahasueshmërisë në Gjermani. Përveç kësaj, parashtruesi i kërkesës
duhet të dëshmojë se në Gjermani do të marrë një pagë
vjetore-bruto në vlerë prej së paku 44.800 Euro, e cila mund të bëhet
nëpërmjet paraqitjes së një kontrate të punës apo një oferte të
obligueshme për një vend të punës. Për persona me kualifikim të lartë në
profesione në profilet në të cilat ka mungesë të fuqisë punëtore vlenë një
kufizim në i ulët i pagës prej 34.944 Euro. Në këto profesione vend te vecante
zene: inxhinierët, shkencëtarët e shkencave natyrore
,matematicientët, ekspertët në fushën e
teknologjisë informative (IT), si dhe mjekët e mjekësisë familjare.
Kosova gjithmonë e
hapur për bashkëpunim me Gjermaninë
Behxhet Gaxhiqi, keshilltar ne MPMS |
Në bazë të të
dhënave të Minsitrisë për Punë dhe Mirëqënje Sociale të Kosovës, në zyrat
komunale për punësim janë të lajmëruar 200 mije punkërkues të profileve
të ndryshme, jashtë së cilës mbesin edhe mijëra të tjerë të palajmëruar
ndonjëherë apo të përjashtuar nga sistemi për shkak të mosaktualizimit të
kërkesave. Ndërkohë që ministria mbetet e hapur për cdo lloj bashkëpunimi me
autoritetet gjermane ne këtë drejtim, thotë Behxhet Gaxhiqi, këshilltar I
në këtë ministri:
“Në momentin që do
t’kemi kërkesë nga autoritetet gjermane për të evidentuar kuadrot për të cilat
ata kanë nevoje, si psh: mjek, inxhinjere të teknologjisë informative apo të
profileve të tjera, ne do t’iu përgjigjemi, gjithsesi. Dhe, megjithëse për profiling
IT-ve ka kërkesa të shumta edhe në Kosove, sa iu përket mjekve, në Zyrat
Komunale për Punësim kemi të lajmruar një numër të mjaftueshëm. Në kuadër
të kësaj, para disa ditësh përfaqësues nga Gjermnaia ku kanë shprehur interesim
për teknik medicional të cilët do t’ punonin në shtëpitë e të moshuarve.
Prandaj, në kuadër të kësaj jemi duke I nxjerr të dhënat konkrete dhe në
momenitn që do ta kemi një shkresë zyrtare drejtuar MPMS/së, ne do t’iu
përgjigjemi”.
Pas 2-3 vitesh,
mundësi qëndrimi të përhershëm
Në fillm „Karta e
Kaltër BE-së“ lëshohet për aq kohë sa zgjat edhe kontrata e paraqitur e punës,
me 3 muaj shtesë dhe me një vlefshmëri të kufizuar për më së shumti katër
vite. Përfituesit e saj, pas 33 muajsh qëndrimi mund të
marrin një leje me të drejtë të qëndrimit të përhershëm e në rast se
dëshmojnë njohuri të gjuhës gjermane të nivelit B1, leja e përhershme e
qëndrimit mund të jepet edhe pas dy viteve. Me këto dhe fakte të tjera, opinioni
I gjërë në Kosovë është informuar nëpërmjet Ambasadës Gjermane në Prishtinë,
prandaj kuadro të profileve te ndryshme janë vënë në lëvizje për të përfituar
nga kjo mundësi. Dhe, Kosova ka kuadro të vlefshme për tregun gjerman të punës,
mendon ambasadori I Gjermanisë në Kosovë dr. Ernst Reichel, sipas të
cilit:
Universiteti i Bonnit |
„Në Gjermani ka mungesë të fuqisë punëtore në një sërë profesionesh të kualifikimit të lartë. Parakushtet, pas përmbushjes së të cilave absolventët e shkollave të larta dhe universiteteve mund të punësohen në Gjermani, që nga 1 gushti, janë reduktuar ndjeshëm.Unë jam i bindur se pikërisht në Kosovë ka njerëz, të cilët i përmbushin këto kushte dhe të cilët për shkak të lidhjeve familjare, historisë së tyre jetësore, apo të njohurive gjuhësore kanë edhe lidhje të ngushta me Gjermaninë“.
Nënshtetasit e Republikës
së Kosovës nëse kanë një diplomë të studimeve në një shkollë të lartë apo
universitet të akredituar gjerman apo një diplomë të krahasueshme me një
shkollim të tillë e cila të njihet nga institucionet gjegjëse arsimore
gjermane, mund të marrin vizë me një vlefshmëri të kufizuar deri në
gjashtë muaj me qëllim të kërkimit të punës, të cilën kohë mund ta shfrytëzojnë
për kërkim vendpunimi në Gjermani. Me rastin e paraqitjes së kërkesës, duhet
dëshmuar se shpenzimet e jetesës për kohëzgjatjen e qëndrimit në Republikën
Federale të Gjermanisë mund të sigurohen në mënyrë të pavarur. Viza
megjithatë nuk nënkupton edhe të drejtën e punës.