25 gusht 2012, Dojce Velle, Per
shkak te zhvillimeve ne dy dekadat e fundit ne Kosove, shperthimit te
luftes dhe tensioneve te vazhdueshme ne veri, fshatra te tera te banuara me
shqiptare pergjate brezit kufitar me Serbine jane depopulluar.
Në
11-të fshatra shqiptare të Podujevës dhe të Prishtinës rrëzë brezit kufitar
Kosovë-Serbi, jeta në paqe filloi të zbehej që në fillim të viteve 90-të. Ndërsa
në katër pre prej tyre:në Kalatic, Metrgofc, Bervenik dhe Brain, të ngjeshura
pas njëra-tjetrës si kurorë, depopullimi mori përmasa të mëdha me shpërthimin e
luftës dhe një dekade pasiguri pas saj. Shtëpia
e Agim Avdullahut dhe prona 9 hektarëshe në Bervenik është vetëm një pjesë e këtij
realiteti.
Ne shtepine e Agim Avdullahut n´Bervenik dikur vlonte jeta |
„Lufta ka qënë në krejt Kosovën.
Mirëpo te ne, politika e Serbise ka punuar në atë „principin e patkoit“, ku
banorët e të gjitha fshatrave të zonave kufitare të Podujevës në formë patkoi, ushtria
dhe policia serbe i ka shty tutje në drejtim të Prishtinës. Dhe kshtu, popullata
nuk ka guxu më ta provojë kthimin në këto zona kufitare, kur ka shtëpi që i
kalon kufiri përmes dhomës ndërsa pjesë të tokave tona shtrihen brënda
territorit të Serbisë. Arsyeja tjetër ëhtë se Berveniku ka pas shumë fëmijë të
cilët kanë kaluar nëpër gjithe ato katrahura. Prandaj, ata nuk mund t´i bindësh
të rikthehen të jetojnë në të njëjtën shtëpi;hapt të cilin ne si prind nuk kemi
guxu tamarrim“, thote
z. Avduallhu, i cili që nga viti 1999 jeton larg vendlindjes së tij.
Mungesë investimesh dhe
pasiguri
Në fshatin
fqinj Kalatic, para luftës kanë jetuar 67 familje brenda bashkësive familjare
me gjithsejt 350 anëtarë, ndërsa tani jetojnë vetëm 11-të familje me 56 banorë.
Për dallim, në këtë fshat ikja masive e popullates filloi tri-kater vjet pas
luftës, për shkak të mungesës se infrastrukrurës, investimeve dhe pasigurise, shjegon për DË-në
Imer Zeqiri, ish punëtor i arsimit, i cili pas shpernguljes me 2010-të, la pas
vetes shtepinë dhe pronën 6 hektarëshe.
I. Zeqiri provoi te rifilloj jete ne Kalatic |
Nxënësit udhëtojnë me barka
verës e mbi akull dimrit
Braina
është njëri prej fshatrave më të mëdhenj të komunës së Podujevës, i cili nga të
127 shtëpi me rreth 1,600 banorë tashme është reduktuar në vetëm 47 shtëpi.
Prona 64 hektarëshe e familjes së Hamit Beqiri nga ky fshat, e cila shtrihet
rreth 500 metra vije ajrore nga brezi kufitar Kosovë-Serbi tashme ka ngel djerrë.
Z.Beqiri është drejtor në shkollen e Bervenikut, në të cilën numri i nxënësve
ka rënë dukshëm, ndërsa për nxënësit e mbetur shkollimi tejet i vështirë:
„Në Bervenik aktualisht I kam
53 nxënës,prej rreth 230-ve sa i kisha para luftës. Ndërsa, sfidat ë rrugëtimit të nxnënësve të
shkollës në Orrllan janë të mëdha, mqënse rruga rreth e rrotull liqenit është
rreth 10 kilometra, përderisa po t´i bien përmes liqenit shkurtohet në 800.
Prandaj, edhepse është rrezik tejet i madh, familjet kanë zgjedh rrugëtimin me
barka për fëmijët e tyre të cilët ato i drejtojnë vet deri në Orllan, përderisa
dimrit ecin këmbë mbi akull, meqënsë trashësia e tij ariin deri në 30
centimetra,“,thotë
z.Beqiri, sipas të cilit përkundër
interesimit të ministrisë përkatëse për mbajtjen e arsimit gjallë në këto zona,
buxheti i limituar dhe transporti i parregullt janë hendikep i vazhdueshëm për
një rrjedhë normale. Ndërsa, e vetmja e mirë është se tani nuk bëhen më dallime
në shkollim, djem apo vajza“.
Për
11-të fshatra kufitare shërbime mjeksore vetëm paradite
Bukurite e fshatit Kalatic se shpejti mund te ngelin shkret... |
„Për
të gjitha këto 11-të fshatra që gravitojnë në këtë zonë kufitare, momentalisht
punon vec një mjek, një teknik dhe një infermiere. Dhe atë, n´Orllan vetëm
paradite, ku secilit banor të vijës kufitare i bien së paku pesë kilometra largësi
vetëm për një injekcion, me përjashtim të vakcionimit të fëmijëve me ekipin
mobil“.
Lëvizje
të lirë vetëm bletët në kufirin Koosvë-Serbi
Brengat dhe peripetitë që sjellin këta tre ish punëtorë
të arsimit për popullatën e kësaj ane janë të shumta, por se cfarë do t´I
kthente ata serish në vatrat e veta, përgjegja është e njëjtë.
„Nëse rregullojet infrastruktura dhe investohet,
popullata mund t´I kthehet kësaj ane të paktën edhe vec a për të mos lënë tokat
djerrë dhe të zbusim krizën. Por, problem kryesor ëhtë mungea e sigurisë. Se
p.sh., nëse mban lopë në fshatin tonë, ku kufiri kalon midis dhomës së shpisë, lopa
nuk e di cka ëhtë kufiri, ku është Tullari apo Berveniku dhe serbët t´I marrin
ato edhe bariun që iu shkon pas. Kur organizata të huaja na patën pyet pas luftës
se për cka jemi të interesuar, unë iu pergjigja:”Për bletë!”,sepse bleta mund
t´hkojë deri në Leskovc me e marr nektarin e s´mund ta ndalojë as zërë askush”.
Për opinionin janë të njohura disa raste të arresimit
të qytetarëve të Kosovës nga forcat kufitare të Serbisë. Ndërsa rasti me i
freskët është arrestimi i dy policëve 130 metra brenda terrirotirt të Republikës
së Kosoves, e cila megjithësë nga autoritetet serbe u arsyetua „me shkelje të marreveshjes së
Kumanovës“binte ndesh me marrëveshjen për integrimin e kufijve të arritur ne
dialogun Prishtinë-Beograd.
Shtepia e Agim Avdullahut pas lufte ka ngel germadhe |
„Kthimi dhe
riintegrimi në Kosove“,është programi më i fundit i Ministrisë për Komunitete
dhe Kthim dhe Komisionit Evropian ne vlere prej 5.1 milione eurosh, 4 prej të
cilave vetëm nga BE. Dhe, projekte të cilat mundëojnë rindërtimin e shtëpive,
kthimin e qëndrueshem dhe riintegrimin e të kthyerve-pakica të zhvnedosur nga
lufta implementohen vazhdimisht, në një kohë kur bëhet pak apo asgjë për
parandalimimn e shpërnguljes masive të popullatës shumicë. Si rrjedhojë, fhatra
të tëra përgjatë brezit kufitar janë boshatisur si pasojë e infrastrukturës së
rrënuar, mosndërtimit të shtëpive e mbi të gjitha, mungesës së sigurisë sidomos përgjatë brezit
kufitar me Republikën e Serbisë.