Pyjet e Bjeshkes se Prilepit |
Qindra hektare pyje te djegura |
29 gusht 2012, Radio Kosova, Komuna
e Decanit qe nga fundi i korrikut eshte perballur me
dhjetera vatra zjarri,te cilat nga era jane bartur tutje neper bjeshke tjera te Decanit.
Nder shkaqet e zjarrit besohet te jene pakujdesia e qytetareve, temperaturat e
larta, perderisa nuk perjashtohen as zjarret e qellimshme. pervec disa vatrave
te vogla ne Bjeshken e Strellcit, zjarret jane lokalizuar fale bashkepunimit institucional is dhe
solidaritetit te qytetareve.
Vatrat
e zjarrit fillimisht shperthyen ne pjesen e fundit te korrikut kur zjarri fillimisht
shpertheu ne Bjeshket e Carrabregut per t ´u shtrire ne Bjeshken e Jedoves, ne
Bjeshken e Bellese, te burimi i ujit mineral dhe ne pese lokacioen te zonave
rurale: ne Carrabreg, ne Strellc, Lumbardh dhe ne Dashinoc. Sipas drejtorit per
Sherbime Publike, Mbrojtje dhe Shpetim Admir Hasanaj, Njesiti i Zjarrfikeve te
Decanit ne bashkepunim me rojat e pyllit
dhe qytetarw tw shumtw, punuan intenzivisht per lokalizimin e zjarrit megjithese shuaraj e tij
ishte pothuaj e pamundur me nje kapacitet prej 13 zjarrfikesisht:
Pyjet e prera pastaj te djegura(foto Y.Thaci) |
“Demet jane te konsiderueshme. Ne Bjeshket e Jedoves
eshte bere djegja nje pyll te ri, bredh rreth 6 metrash. Ne Bjeshket e
Carrabregut pisha e bredha. Ndersa,te burimi i ujit mineral prane manatirit
jane djeg pishat nen hijen e te cilave pushonin qytetaret gjate veres,qe perben
nje shkaterrim te bukurive natyrore. Ne menagjimin e situates ka ndihmuar
sidomos forca e sigurise se Kosoves me 34 pjesetare,por edhe te reshurat e djeshme
te shiut”.
Zjarri 7 ditor la pas vetes deme te konsiderueshme
Sipas
Nasim Haradinajt, drejtori per Bujqesi dhe Pylltari ne komunen e Decanit, edhepse
zjarret shtriheshin kryesisht ne pronat shoqerore, solidariteti i qytetareve
dhe operatoreve ishte per t´u pershendetur. Perderisa, komisioni per vleresimin
e demeve se shpejti te dal me rezultatet perfundimtare.
“Shumica e pyjeve kane qene
prona shoqerore, ndersa verifikmet do t´i bej nje komision i cili se shpejti do
te dal me rezultate. Por ne nuk presim te dalim me deme te medha, me perjashtim
te Bjeshket e Carrabregut ku eshte djeg pishe e re. Une kam bere edhe nje
kerkese ne polici per rishikimin e ndonje zjarrvenjeje te qellimshme. Dhe nese
jane shkaktu nga faktori njeri, ka ndodh nga pakujdesia sepse eshte terreni aq
i thate saqe mjafton hedhja e nje cigareje qe t´shperthejne zjarret. Une falenderoj shume operatoret individual dhe
qytetaret te cilet na kane ndihmu shume ne shuarjen e ketyre zjarreve. Tri ditet
e fundit kemi pas angazhim te FSK-sw. Ndersa, shiu i djeshem eshte ai qe e shoi
zjarrin ne teresi”.
Dite te tera perpjekje per shuarjen e zjarrit(foto Y.Thaci) |
Pas perpjekjeve 7 ditore te Njesitit te Zjarrfikesve te Decanit dhe Junikut, pjesetareve
te FSK-se, te Agjencionti Pyjor te Kosoves,
qytetareve dhe te FSK, e cila me 34 anetarw dhe reshjeve te shiut gjate pasdites
se djeshme, zjarri u shua. Nderkohe, pritet te zbardhet nese ishin zjarre
te qellimshme apo te paqellimshme per cfare Policia e Kosoves ka filluar
hetimet per disa lokacione, thote Sejde Dobraj, komandant i Sacionit Policor ne
decan, sipas te cilit bahkepunimi i rojave te pyllit me policine eshte nen cdo
nivel,cfare hedh dyshime per keqperdorimet e shumta ne demtimin e pyjeve.
“Niveli i bashkepunimit me
rojat e pyllit eshte zero. D.m.th, nuk kemi asnje rast qe pylltati eshte
ballafaquar apo kercenuar nga keqberesit. Derisa pylltari nuk ballafaqohet ai s´mund te kerceneohet dhe ne nuk kemi rast
dhe nevoje per nderhyrje ne arrestimin e keqberesve. Prandaj, ketu na ndihmojne
shume pak. Se,duke qene se kompetent per
ruajtjen e pyllit jane pylltaret, nese ata shohin se ka persona te
pandergjegjshem qe po sorollaten neper pyje te Decanit duhet te na informojne
neve, sespe ata jane kryes te mundshem te prerjeve ilegale apo te zjarrvenjeve
te qellimshme. Hetimet rreth ketyre zjarreve po vazhdojne, por meqense ende nuk
kemi raport te ekspertit komunal mbi zjarret, ne nuk mund te vleresojme a kane
qene zjarre aksidentale apo te qellimshme”.
Zjarrvenje te qellimshme ne Bjeshket e Decanit?
Ministri Gashi:"Zjarrvenje te qellimshme per fshehje krimi" (foto Y.Thaci) |
Sipas drejtorit per Bujqesi dhe Pylltari, Nasim Haradinaj, thirrjen per kujdes duhet ta kete secili ne
ndergjegjen e tij kur eshte ne pyetje pasuria kombtare dhe jeta e qytetareve, duke
bere thirrje qytetareve per kujdes sidomos gjate pikniqeve .
“Duhet me qene shume te
kujdesshem se pyjet nuk jane pergjegjesi vetem e institucioneve por e te gjithe
qytetareve. Dhe, sic mund te bej nje delikt penal nga pakujdesia dhe duhet pergjegjur
per ate, njesoj eshte edhe me pyjet. Aq me teper, duke llogarit se kemi
kapcitetin e zjarrfikesve nuk e kemi te mjaftueshem”.
Nga
keto zjarre njejavore u dogjen mbi 50 hektare
pyje neper disa Bjeshke te Decanit, kryesisht ne vendet ku pyjet nga prerjet
ilegale jane shnderruar ne djerrina. Pikerisht per kete u ngriten dyshime per
zjarrvenje te qellimshme. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Dardan
Gashi pat shprehur bindjen se zjarret jane vene pikerisht nga ata qe i kane
demtuar pyjet me qellim te fshehjes se krimeve te kryera ne kete pasuri
kombtare, e cila per vite te tera eshte keqperdorur me te madhe.
Zjarri ne Bjeshken e Bellese
nuk u lokalizua asnjehere
Zjarret jane afruar deri te Kalaja ne Bjeshke te Strellcit |
Nderkohe
qe zjarri ne Bjeshken e Bellese, per shkak te terrenit shkembor nuk u lokalizua
asnjehere meqe meqe mundesia e vetme per shuarjen e tij ishte intervenimi nga
ajri. Dhe ne nje kohe kur ende nuk u llogariten zjarri u bart ne Bjeshken e
Strellcit perderisa vatra te reja zjarri shperthyen ne malet e Lebushes dhe me
vone edhe ne rajonin e Vokshit, ne
vendin e quajtur “Zhare”. Ketu ne te
dyja vendet kishte nderhyrje nga njesite e zjarrfikesve te Decanit dhe Junikut,
pylltare te kompanise “Mali”si dhe qytetare te shumte.Nderkohe qe per kater
dite, zjarre me intenzitet te larte qw shperthyen me 24 guht gllaberuan hektare
te tere te pyjeve ne Bjeshken e Strellcit, ne te cilen sipas Drejtorit per Sherbime Publike, Mbrojtje dhe Shpetim, nga zjarret dhe tymi
jane rrezikuar edhe banoret te cilet po verojne ne bjeshke meqense temperaturat
e larta shkonin ne favor te tij perderisa era i bartte tutje duke ndez vatra
te reja. Sherbimi i Zjarrfikesve te Decanit dhe zjarrfikes te komunes se Junikut
te cileve per shkak te kapaciteteve te limituara iu bashkangjiten edhe
qytetaret vullnetmire, bene perpjekje te
vazhdueshme per lokalizimin e zjarreve per shpetimin e kesaj pasurie kombtare e
cila po iu nenshtrohet djegjeve masive. Nysret Shabani nga Strellci eshte vetem
njeri nder strellcjanet te cilin e gjejme teksa i ngjitet bjeshkes se tij per
t´iu pergjigjur thirrjes per ndihme.
“Zjarri ka ardhe prej Bellesw, kah Kerrshi
i Qelise e o dal n´Zymerdan, ku asht kap deri afer kalase se Adem Rrustemajt qe
eshte ne ndertim e siper.Aty jane stacionu zjarrfikesat prej te premtes ne
mbremje(25 gusht)tuj u mundu sa po munden. Tash po ngjitem n´bjeshke se
m´thirren zjarrfikesat qe e kane ba bazenin te kroni ne Behovc me i mbush cisternat por nuk iu
kane mberri. Tash i bleva e po ua dergoj ta vazhdojne punen”.
Pyjet te demtuara ne mase te madhe nga
prerjet ilegale
Rete e tymit zbresin deri afer vendbanimeve |
Sipas
drejtorit Hasanaj, zjarret i ka bartur era nga Bjeshka e Bellese, ne te cilen
per shkak te terrenit shkembor nuk eshte arritur te lokalizohen asnjehere ne
teresi. Ndersa, nje mobilizim i pergjithshem i zjarrfikesve te Decanit dhe te
Junikut si dhe i qytetareve, vazhdoi ne Bjeshken e Strellcit qe nga pasdita e
se premtes(25 gusht).
“Te
premten ne mesdite, i derguam nje ekip zjarrfikesish nga Decani dhe nje tjeter
nga Juniku banoret e Strellcit te cilet po banojne perkohsisht per verime ne bjeshke.
Terreni i papershtatshem dhe temperaturat e larta po e bjen te veten, druri eshte
kryesisht pishe qe shkon ne favor te zjarrit, jemi duke punu maksimalisht me e
lokalizu. Nuk muj me fol me shifra te sakta po kalon 20-30 hektare dhe eshte
shtrire ne pjesen e njohur si Zymerdan prej kerrshave te qelise kah belleja e
deri te zymerdani, ekipet e zjarrfikeve jane tuj punu”.
Gjate zjarreve
te medha, re te dendura tymi te cilat mjegulluan bjeshken zbriten deri ne
vendbanime prej nga binte arome tymi. Pas zjarreve te medha kane mbet re te
dendura tymi te cilat kane mjegulluar bejshket dhe kane zbritur deri ne
vendbanime, prej nga bie edhe arome tymi. Keto zjarre te reja vine ne nje kohe,
kur ende nuk jane llogaritur demet e zjarreve ne gjysme te korrikut, ku krahas
zjarrfikeve te Decanit te Pejes dhe te Junikut, ne fikjen e vatrave te zjarrit
u mobilizuan edhe pjesetare te FSK-se. Nderkohe, nuk ka ndonje intervenim nga
institucionet qendrore. Ndersa sipas Nysretit Shabanit ne lokalizimin e zjarrit
ndihmojne demtimet masive te pyjeve nga prerjet ilegale.
“Po digjet sa t´shohin syte. Por, zjarri
lokalizohet se nuk ka lisa te medhenj vec degw, se mali asht i prerw”.
Shuarjen e vatrave ndihmon zbritja e
temperaturave
Ne Bjeshken e Strellcit solidarizohen qytetaret (foto Y.Thaci) |
Fale zbritjes se temperaturave dhe eres, zjarri ne Bjeshken e Strellcit sot
eshte lokalizuar, njofton Drejtoria per
sherbime Publike, Mbrojtje dhe Shpetim ne komunen e Decanit dhe vatra te vogla
zjarri aktulaisht kane mbetur vetem tek vendi i njohur si “Bria”, te cilat jane
nen kontroll.
Nga zjarret e kohepaskohshme ne bjeshket e
Komunes se Decanit, rreth 40 dite vleresohet te jene djegur rreth 200 hektare
pyje. Ministri
per Mjedis dhe Planifikim Hapsinor Dardan Gashi, ka premtuar ndermarrjen e masave shtese per
mbrojtjen e pyjeve si, vendosje kamerash vezhgimi si dhe vendosje te pikave te
reja kontrolli 24 oresh. Perderisa, sipas tij gjendja do te ndryshoje vetem pas miratimit te
Ligjit per Parkun Nacional te Bjeshkeve të Nemuna, i cili ka kaluar ne leximin
e pare. Mirepo, perkunder
kapaciteteve te kufizuara per shuarjen e zjarrit komuna e Decanit nuk shpalli gjendje te jashtezankonshme, perderisa
zeri i qeverise eshte degjuar pak ne muajin korrik e hic ne pjesen e fundit per
te ndihmuar shpetimin e kesaj pasurie kombtare.