29 gusht 2012, Dojce Vele, Projekti synon të përfshijë perosnalitete nga komunat e Shqipërisë dhe
të Kosovës të cilat gëzojnw autoritet në popull me qëllim tw sensibilizimit të
familjeve të involvuara në këtë fenomen.
Vrasjet për gjakmarrje janë dukuri të cilat
po e percjellin kombin shqiptar ndër shekuj. Ndërsa vetëm një mobilizim i përgjithshëm
do të ndikonte në prerjen në rrënjë të kësaj të keqeje, beson Simon Kuzhnini,
kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, bartëse e projektit “Stop vëllavrasjes-Jo
hakmarrje”.
“Unë besoj se programi i
Lidhjes Shqiptare në Botë do të has në mirëkuptim dhe në një rrugë të drejtë.
Ndërsa unë nëpërmjet valës suaj bëj thirrje që, me një mëndje e me një zemër të
ndihmojmë për të afru njëri-tjetrin, për të ndal këtë dukuri negative dhe për të
filluar rrugën e qytetërimit, rrugën e dashurisë dhe të respektit ndaj njëri
tjetrit. Që një herë e përgjithmonë të largojmë të keqen dhe afruar të mirën e
cila është: “Stop vëllavrasjes –Jo hakmarrje”.
Aktivitetet e para
filluan në Shqipërinë Veriore
Simon Kuzhnini,kryetar i Lidhjes Shqiptare ne Bote |
Vëllezërit Kuzhnini, aktivitetetet e para të këtij projekti filluan në
Shqipërinë Veriore, si në: Mirditë, Shkodër, Shën Gjin, Lezhë,etj., ku mosmarrëveshjet
që shpien deri te fenomeni janë më të theksuara dhe të pasqaruara, ndërsa
vazhduan në Kosovë, gjegjsisht në Mitrovicë dhe në Gjakovë. Projekti synon të përfshijë
personalitete nga komunat e të dyja shteteve shqiptare të cilat gëzojnë
autoritet në popull për t´u përfshirë në Këshillin Kombtar i cili do të pasohet
me mbledhjen e miliona nënshkrimeve nga shqiptarët anekënd globit,shpjegon z.Kuzhnini.
“Nuk mund të themi sa
raste janë brenda vitit, por nuk ka së paku javë që mediat nuk lajmrojnë për një
vrasje. Prandaj, do duhej të jetë një ligj adekuat dhe i përbashkët Kosovë-Shqipëri
dhe cdo shqiptar në botë i përfshirë në vrasje të njëri-tjetrit të vinë dhe ta
vuajnë dënimin me burg në Kosovë apo në Shqipëri. Vetëm kështu mundemi që këtë dukuri ta largojmë një herë e
përgjithmonë. Unë kam kontakt edhe me disa europarlamentar, kongresmenë dhe jam
përkrahur shumë dhe më kanë dhënë shtytje të bëj një hap të tillë”.
22 vjet nga tubimi i parë për pajtim në Kosovë
Dr.Don Lush Gjergji |
Karvani për pajtimin e gjaqeve i prirë nga
profesor Anton Qeta filloi rrugëtimin me 2 maj 1990, për të shtruar “Sofrën e
Pajtimit” në cdo familje e cila vuante nga plaga e vrasjes dhe mendimi per gjakmarrje. Karvani i pajtimit
te gjaqeve trokiti derë më derë tek familjet e hasmuara në Kosovë, për të kërkuar
pajtimin e gjaqeve i cili kulmoi me tubimin e madh te Verrat e Llukës, në të cilin në prezencën e 500 mijë shqiptarëve
nga Kosova dhe rajoni brënda ditës u falën
1,275 gjaqe e ngatërresa. Sepse falja është parakusht jete, paqeje dhe
qytetërimi dhe përvoja më rëndësishme dhe vendimtare në jetë e cila mundëson daljen e nga vetvetja dhe përqëndrimin
në të tjerët, thotë dr.Don Lush Gjergji,
njëri ndër protagonistet kryesorë të kësaj ngjarjeje.
„ Jam i lumtur që kam qënë një ndër pjesëmarresit
e kësaj ngjarjeje. Por, më vjen shumë keq që kjo ngjarje nuk është mishëruar sa
duhet në mendnjen dhe zemrën e popullit tonë, sepse kjo ishte dashtë të jetë në
cdo pore të jetës sonë që të themi:”Ne e përballuam këhtu dhe kjo është
metodolgjia dhe strategjia jonë. Kurrë nuk do t´heqim dorë prej vetvetes dhe
kurrë nuk do t´heqim dorë prej asaj, cka është historia e faljes dhe e pajtimit”.
Shteti nuk hyn dot aty ku hynë pajtuesit
Karvani për pajtimin e gjaqeve filloi
në Lumbardh të Decanit për t´u shtrirë në mbarë Kosovën. Ndërsa, familaj e cila gjeti forcë të shtrinte dorën e pajtimit
ishtë familja Ukaj nga po ky fshat. Regjep Ukaj, sot 77 vjecar, kthehet 22 vite
pas:
Ne emer te popullit dhe te Zotit u falen mijeragjaqe |
“Kur
erdh Këshilli për Pajtimin e Gjaqeve, për hir të Zotit, të popullit dhe të
situatës që ishte krijuar në Kosovë, me vrasje, arrestime e persekutime, ne vendosëm
të bajmë pajtim ndërvëllazëror. Ai ka qënë moment i vështirë, se agja im pas
vetes ka lënë vec një grua pa djalë, e cila asht pajtu me e fal gjakun. Atëherë
ua kam shtri dorën e pajtimit Anton Qetes, Mark Krasniqit, Ramiz Kelemendit,
Bajram Kelmendit:”N´Emer t´Zotit e t´kombit ju koftë falë gjaku i agjës sonë,Dervish
Ukajt”.Thanë njëzëri:”Qofshi faqebardhë!”
Por, dukuria e gjakmarrje vazhdoi serish pas luftës në Kosovë, përderisa në
Shqipëri nuk u ndërpre asnjëherë e me këtë familje të tëra të ngujuara.Por, jo
në masën që prezentohet në opinion, thotë për DW-në ambasadori i Shqipërisë në
Kosove, dr.Islam Lauka.
“Per fat te keq kemi pas
edhe spekulime duke tentuar të mrrin viza, pasaporta etj., dhe rrugë tjetër nuk
ka vec asaj të forcimit e shtetit ligjor dhe natyrisht të pajtuesve të gjakut.
Roli I tyre mbetet I pazëvendësueshëm se ka raste ku shteti nuk hyn dot aty ku
hyne ata”.
Me 2013 tubim i madh për pajtimin e gjaqeve
Falë angazhimit të vëllezërve Kuzhnini, në frymën e atij tubimi në vitin e ardhshëm do t´organizohet një
tubim tjetër për pajtim, paralajmëron Kryetari i Lidhjes së shqitparëve në Botë,
Simon Kuzhnini.
Prof.Anton Qetta(foto FB) |
„Unë do t´i
falenderohesha burrit të madh Anton Qetës, I cili mori rrugën e pajtimit.
Por,duke parë se dukuria vazhdon, ne do
ta crrënjosim këtë dukuri me shtrirjen e
dorës së pajtimit, të afrimit dhe të respektit. Kur të dalim me 3-4 milionë
nënshkrime të cilat Lidhja shqiptare në Botë e ka për detyrë t´i tubojë, unë besoj
se me 2013-të do të kemi një moment historik për kombin tonë i cili do të
shërbej si shembull edhe për kombet e tjera në botë. Atëherë i themi Lamtumirë së
keqes dhe e afrojmë të mirën. Kjo do
t´jetë një rrugë e mirëisë, një rrugë drejt civilizimit, një rrugë e dashurisë
ndaj njëri-tjetri, se askush nuk ka të drejt t´i marr jetën tjetrit përvec
Zotit që ia ka fal. Dhe pas gjithë atyre përjetimeve që kishim në vitet e
fundit, kjo është një dukuri tejet negative e cila duhet crrënjosur!”
Vëllezërit
Mikel dhe Simon Kuzhnini, me banim në Kroaci për veprimtarinë e tyre
kombtare jo fort larg nga ish-presidenti i Shqipërise Bamir Topi u ndëruar me çmimin
“Nderi i Kombit”.