16 qershor 2008, Dojce Vele, Kater muaj pas shpalljes e pavaresise se Kosoves, ka hyre ne fuqi Kushtetuta e saj. Per shtete qe pranojne dhe perkrahin Republiken e Kosoves, Kushtetuta legjitimon përcaktimin e qytetarëve të Kosovës per krijimin e nje shteti demokratik dhe shumetnik te integruar në komunitetin Euro-Atlantik. Per Rusine dhe Serbine, ky eshte edhe nje cenim i itnegritetit territoiral te Serbise dhe shkelje e ligjeve nderkombtare. Por, cfare mendojne qytetaret e Kosoves per kushtetuten e sapo hyre ne fuqi?
Pages
Arkivi
Hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Kosoves
Himni i Kosovës do të pranohet nga kosovarët
13 qershor 2008, Dojce Vele, Deputetet e Paralmentit te Kosoves tashme kane miratuar himnin me te cilin Kosova do te identifikohet si shtet ne bote. Ne mesin e 134 propozimeve të kompozitorëve të vendit dhe të huaj, eshte perzgjedhur melodia pa tekst me titullin “Evropa” e kompozitorit, Mehdi Menxhiqit.
Pergatitje per Konferencen e Donatoreve
9 qershor 2008, Dojce Vele, Kosova do te kete mbeshtetjen masive te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te Bashkimit Evropian, tani pas shpalljes se pavaresise. Kjo theksohet ne deklaraten e samitit BE-SHBA qe zhvilloi punimet, te marten, ne Brdo te Sllovenise. Ndihma, per Kosoven do te artikulohet edhe permes ndihmave qe pritet te jipen nga shtetet donatore ne Konferencen e Donatoreve per Kosoven“, ne Bruksel, qe pritet te mbahet me 11 korrik.
Decan: Komuna dhe Manastiri
7 qershor 2008, Radio Kosova, Vazhdon tensioni ne mes te Komunes se Decanit dhe te Manastirit i nxitur nga Vendimi Ekzekutiv 2008/21, leshuar nga Zyra e Shefit te UNMIK-ut, Joachim Ryker, me ane te te cilti kerkohet bartja e 24 hektarëve tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit. Manastiri pardje leshoi nje komunikate me ane te se ciles akuzon komunen per mosperfillje te autoritetit te UNMIK-ut dhe shkelje te rezolutes 12/44. Komuna e Decanit,sot, me ane te nje komunikate i kunderpergjigjet.
Decan: A jane pronat e Manastirit apo te popullit?
4 qershor 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Asambleja Komunale e Deçanit, në seancën e sotme, ka kërkuar pezullimin e Vendimit Ekzekutiv 2008/21, me anë të të cilit Përfaqësuesi Special I Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, Joachim Ryker, kërkon nga Drejtoria Gjeodete e Kuvendit Komunal të Deçanit bartjen e 24 hektarëve tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit. “Toka shoqërore I është dhuruar Manastirit me 1997, me ligjet e Serbisë së udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç-thonë zyrtarët komunalë. "Prona i është grabitur Manasitirit në vitin 1946”-thonë përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit.
Marreveshje per kthim te te zhvendosurve ne Decan
31 maj 2008, Dojçe Vele & Radio Kosova, Eshte nenshkruar marreveshja per ndertimin e 12-te objekteve te banimit per te znvendosurit serb ne komunen e Decanit. Marreveshja eshte pjese e projektit "Partneriteti i Qëndrueshëm për ndihme ne kthimin e pakicave ne Kosove“, te cilin e financon qeveria e Kosoves ne bashkepunim me qeverine e Britanise se Madhe.
Frode Mauring viziton te kthyerit ne Decan
29 maj 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Shefi i Programit per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Frode Mauring, shprehu domosdoshmërinë për mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, e në veçanti të komuniteteve që janë përballur në të kaluarën me dhunë dhe padrejtësi. Mauring, i shoqëruar nga këshilltari i ministrit për kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Stanisha Petroviq, para vizites ne Manastirin e Decanit, eshte takuar me të zhvendosurit serb, te cilet jane pjese e nje projekti per dialog nderetnik.
Presioni i radhës nga UNMIK-u për pronat e Komunës së Deçanit
29 maj 2008, Radio Kosova, Përfaqësuesi Special I Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, Joachim Ryker, me anë të një urdhërese, kërkon nga Kuvendi Komunal I Decanit bartjen e rreth 24 hektareve të pronës shoqërore mbi Manastirin e Decanit.
Prapaqan: Hapet Qendra per Komunitete
28 maj 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Ne Prapaqan te Decanit eshte hapur Qendra per Komunitete, nga e cila do te perfitojne grate e gjashte fshatrave te komunes se Decanit ,pa dallim feje dhe kombsie.
Kreu i EULEX-it ne Prizren
19 maj 2008, Dojce Vele,“Qellimi i fundit i Bashkimit Evropian eshte i qarte: dislokimi i tij ne mbare Kosoven sa me shpejt qe eshte e mundur”-tha te henen kreu i misionit EULEX ne Kosove, Ives de Kermabon, me rastin e vizites se tij ne qytetin e Prizrenit.