Arkivi

Krishtlindjet ortodokse në Kosovë - Incidente dhe mesazhe paqeje

Manastiri i Deçanit
7 janar 2014, Dojce Vele,Vuçiq mori pjesë në liturgjinë e mbajtur në Graçanicë nga peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit Teodosije. Liturgjia u mbajt vetëm një ditë pas protestave në Gjakovë dhe refuzimit të vizitës së Vulinit atje.

Ndihma gjermane për veriun e Kosovës

21 nëntor 2013, Dojçe Velle. Gjermania ndan 2 milionë euro për komunat veriore të Kosovës. Fondi synon zhvillimin e veriut të Kosovës, fuqizimin e shoqërisë civile si dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ahmetaj ne Kreta shenoi sukses te permasave nderkombtare

Shpejtim Ahmetaj pas meqit fitues ne Kreta 2013

 12 nentor 2013, Radio Kosova, Shpejtim Ahmetaj, nga Isniqi i Decanit mori medaljen e arte ne kategorine 75 kg, ne Kick Boks në nje konkurrence prej 45 shteteve pjesemarrese ne “ WKV- World championship Crete 2013”, i mbajtur me 25 dhe 26 tetor ne Kreta të Greqisë.

“Mediat si ndërmjetësues mes popujve“


6 nëntor 2013, Dojce Vele, Instituti Robert Bosch në bashkëpunim me Shkollën e Gazetarisë në Berlin iu ofrojnë gazetarëve nga Evropa Juglindore dhe ajo Qendrore një përvojë tremujore në mediat gjermane.

Studentë nga Kosova njihen me sistemin parlamentar në Gjermani


4 nëntor 2013, Dojce Vele,  Programi i Bursave Ndërkombëtare të Bundestagut Gjerman(Internationales Parlamentsstipendium IPS) ,120 bursistëve nga 28 shtete të ndryshme të botës do t'iu mundësojë të njihen për së afërmi me sistemin parlamentar të Gjermanisë.Bundestagu gjerman me anë të bursave parlamentare, 120 bursistëve nga 28 shtete të botës ua mundëson njohjen me sistemin parlamentar të Gjermanisë. Dy bursistë janë nga Kosova.

Zgjedhjet lokale në Kosovë-Sfidë luftimi i varfërisë dhe i papunësisë

Lemoshe per mbijetese...
Kontejneret, burim ekzistence...
24 tetor 2013, Dojce Vele, Kosova po përballet me përqindje të lartë të papunësisë dhe te varfërisë. Qeveritë vinë e shkojnë, por gjendja mbetet e njëjtë. Premtimet për ndryshime, mirëqënje e prosperitet vazhdojnë edhe në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit, edhepse të parat nuk u përmbushën as për së afërmi.

Shkëmbimi akademik Kosovë-Gjermani

Studente ne Prishtine
23 tetor 2013, Dojce Vele, Me qëllim të mbështetjes për studentët, të diplomuarit dhe doktorantët nga Kosova, Shërbimi Gjerman për Shkëmbime Akademike (DAAD), çdo vit ofron bursa të ndryshme për studime në universitetet gjermane. Numri I aplikimeve tregon interes të studentëve nga Kosova për gjuhën gjermane dhe studimet në Gjermani.  

Rapsodi i heshtur Zeqir Mehmetaj

Zeqir Mehmetaj
6 tetor 2013, Radio Kosova, Folklori burimor eshte nder vlerat me te cmuara te popullit shqiptar, i cili nepermjet rapsodeve popullor u bart neper breza deri ne ditet tona. Nder rapsodet autokton te cilet e kane dashur dhe kultivuar folklorin eshte edhe Zeqir Mehmetaj, i cili per here te para publikut te gjere prezantohet nepermjet valeve te Radio Kosoves. 

Një dekadë nga lumturimi i Nënës Terezë


Mother Teresa smiles while talking with United Nations Secretary General Kofi Annan on Saturday, June 14, 1997, in New York. Annan and Mother Teresa met today at The Missionaries of Charity in the South Bronx section of New York for a private meeting. (AP Photo/UN, Evan Schneider) 6 shtator 2013,Dojce Vele, Në katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë është shënuar 10 vjetori i lumturimit të humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiut dhe 1700 vjetori i Ediktit të Milanos. Në manifestimin treditor të 10 vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës dhe 1,700 vjetorit të Ediktit të Milanos, qëndroi e hapur ekspozita e hartave gjeopolitike të kohës së Konstantinit, një simpozium mbi rolin e Konstantinit dhe 1700 vjetorin e Ediktit te Milanos, vizitë në qytetin antik në Ulpianë dhe një koncert nga Filharmonia e Kosovës për tú përmbyllur më meshën solemne të udhëhequr nga  i dërguari i Papa Franceskut, mons. Francesko Canalini.

Një dekadë nga lumturimi i Nënë Terezës

Nënë Tereza, 14 qershor 1997(Foto AP)
6 shtator 2013, Dojçe Velle. Në Prishtinë u shënua 10 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës dhe 1700 vjetori i Ediktit të Milanos. Ceremoninë solemne e udhëhoqi i dërguari i Papës, shkelqësia e tij Francesko Canalini.