25 nëntor 2007, Dojçe Vele, Janë keto, dy sllogane që përsëriten tash tetë vjet nga të dyja komunitetet. Ato janë të njohura edhe për botën, para syve të së cilës zhvillohet beteja ndërmjet dy vendeve të destinuara me ndarje. E, midis kësaj tërheqjeje të vazhdueshme në anë të kundërta, është populli i cili ka mbetur pezull mes situatës së turbullt, pa një ide të qartë qoftë edhe për të nesërmen.
Pages
Arkivi
“Pavarësi për Kosovën” apo „Kosova është Serbi”
Gjendja e sigurisë në Kosovë e kënaqshme
22 mars 2007-Dojçe Vele, Sipas Zyrës për Siguri Publike pranë Qeverisë së Kosovës, gjëndja e sigurisë ndërkohë është e kënaqshme, duke mos përjashtuar mundësinë e rebelimit të popullit nëse nuk respektohet vullneti i tij.
Ajete Beqiraj,fituese e "Cmimit Special" te Festivalit te Radiove ne Neum te Bosnje Hercegovines
Kosovë: Pensionistët në vështirësi sociale
6 nëntor 2007, Dojçe Welle. Pensionistët e sistemit të dikurshëm pensional përbëjnë një të tretën e popullatës aktuale, në Kosovë. Pensionet prej vetem 40 eurosh në muaj, këtë shtresë të popullatës e çoi në një gjëndje të rëndë sociale.
Zbardhja e fatit të personave të zhdukur ndihmon vendosjen e paqes
5 nëntor 2007, Dojçe Velle. Me 2 nëntor në një lokacion në fshatin Orllan të Podujevës, u gjet një skelet femre dhe një kafkë. Për fatin e 4,400 të pagjeturve të tjerë, nuk dihet asgjë...Dihet vetëm se numri më i madh i tyre janë pleq, gra dhe fëmijë.
Fondet pensionale edhe më tej në Serbi
4 nëntor 2007, Dojçe Vele, Me rrënimin e autonomisë së Kosovës në mënyrë antikushtetuese dhe jolegjitime, kontributet që kapin shumën prej 2 miliardë eurosh, me ligjet e Serbisë u bartën në këtë republikë. Prej vitit '98, u ndalua dhënja e pensioneve në viset ku u zhvilluan askionet ushtarake e policore serbe, ndërsa që nga fundi I vitit '98, u ndaluan në përgjithësi.
Duhet kohë për bashkëjetesë shqiptaro-serbe pas luftës së Kosovës
![]() |
| Djurdja dhe i biri Nebojsa Radovanovic jetojnë në kontanierët e Enklavës së Graçanicës |
Kosova e Re dhe Serbia e Vjetër
2 nentor 2007, Dojçe Vele, "Ku është Serbia e vjetër sot dhe ku do të jetë Kosova e re, nesër?" Kjo është një pyetje të cilën të dyja komunitetet ia shtruan vetes për gjithë këtë kohë. Por, pas tetë vjetësh vendnumërimi dhe qëndrimi pezull, përgjegja sikur nuk ka më rëndësinë e dikurshme. Të paktën jo për serbët e Kosovës të cilët që nga viti ´99 jetuan në Serbi.
Ajete Beqiraj fituese e "Cmimit te Varferise 2007"nga Ekipi i Kombeve te Bashkuara ne Kosove
Me qëllim të shënimit të tetë Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, qe duhet realizuar deri më 2015 nga vendet nënshkruese të Deklaratës së Mijëvjeçarit, Ekipi i Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, me nje sere aktivitetesh shenoi “Javën e Luftimit të Varfërisë” . Cmimin e Parw pwr radioreportazhin me te mire e mori Ajete Beqiraj, e cila perfaqesoi Radio Kosoven.
Bashkejetese e serishme ne Kosove?
20 tetor 2007, Dojçe Vele, Një ndër tetë standardet që duhet plotësuar para përcaktimit përfundimtar të statusit të Kosovës, është standardi i katërt që ka të bëjë me „Kthim të qëndrueshëm dhe të drejtat për bashkësitë dhe pjesëtarët e tyre“. Qeveria e Kosovës për këtë qëllim pat ofruar një fond prej 11 milionë eurosh, ndërkohë që një rol të rëndësishëm luajnë edhe organizata të ndryshme ndërkombtare.
