27 shkurt 2012, Radio Kosova, Per shkak se reshjet e medha te bores kane renduar edhe me teper jeten e banoreve te “Lagjes Garibaldi”ne Decan, kujdesi ndaj tyre ka qene me i shtuar dhe kontigjenti i sotem i ndihmave te ardhura nga Federata Nderkomtbare e Kryqit te Kuq ne bashkepunim me Kryqin e Kuq te Kosoves, eshte i treti me radhe qe nga fillimi i reshjeve te bores.
Pages
Arkivi
Kujdes i shtuar per Lagjen Garibladi
Lojërat e fatit-Ketu fitorja dhe humbja jane motra
21 shkurt 2012, Dojce Vele, Në Kosovë, mungesa e aktiviteteve për të mitur dhe papunesia enorme për të rritur, jane ndër arsyet kryesore të frekuentimit në lokalet e lojërave të fatit. Ndwrsa, vendndodhja e kwtyre lokaleve vend e pa vend ka nxitur aksione te përbashkëta të institucioneve përkatëse për mbylljen e tyre.
Bora ne Decan paralizon cdo pore te jetes
![]() |
![]() |
Kulla e Gjukajve ne radhen e objekteve per nderhyrje emergjente
7 shkurt 2012, Radio Kosova, Te qindra kullat e Rrafshit te Dukagjinit nuk jane me. Numri i tyre eshte zvogeluar dukshem, nga lufta, nga koha por edhe nga faktori njeri. Mirepo, ka edhe te tilla qe fale kujdesit te pronareve te tyre si dhe institucioneve perkatese, jane futur nen mbrojtje si monumente te trashegimise kulturore perderisa te tjera, per shkak te gjendjes se tyre emergjente, po konservohen dhe restaurohen.Nder to eshte edhe kulla e Kajtaz Gjukajt ne Strellc te Poshtem , e cila fale fondeve te Ministrise per Kulture, Rini dhe Sport dhe organizates suedeze CHWB, se shpejti do te kthehet ne origjinalitetin e vet shekullor.
Integrimet evropiane në fushën e energjisë në Kosovë
![]() |
| Pergjate Grykes se Decanit do te ndertohen tri hidrocentrale te reja |
31 janar 2012,Dojce Vele, Zhvillimi i Sektorit Energjetik është një nga komponentët më të rëndësishëm të Partnetitetit Evropian dhe Planit të tij të Veprimit. Qeveria e Kosovës vazhdon me përshtatjen e legjislacionit me atë të BE-së si dhe zhvillimin e sektorit energjetik me kriteret që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë. Përkundër përpjekjeve, sfida mbeten shkalla e pamjaftueshme e prodhimit të rrymës, e inkasimit si dhe humbjet teknike e komerciale të energjisë.
Qytetarët e Kosovës te vetmit ne rajon me regjim të vizave
![]() |
| (Foto DW) |
Ne Dubovike shenohet 30 vjetori i vrasjes se vellezerve Gervalla
![]() |
| (Foto:"Zeri i Kosoves") |
Në 30 vjetorin e vrasjes së, në fshatin Dubovikë u vu gurethemeli i shtëpisë- muze te vellezerve Gervalla.
Integrim në Bashkimin Evropian nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitar
![]() |
| Integrimi ne Bashkimin Evropian behet edhe ne Alpet Shqiptare |
Ardhja e Tadicit ne Decan kundershtohet me protesta

7 janar 2012, Radio Kosova & Blue Sky, Ne Decan, Levizja Vetvendosje dhe qytetare te shumte kane kundershtuar viziten e presidentit serb Boris Tadic, me barrikada dhe gure. Paraprakisht, ata kane bllokuar autobusin me serb i cili vetem pas heqjes se targave te Serbise eshte lejuar te kaloje. Igumani i Manastiri Sava Janjic beri thirrje per shfrytezimin e potencialeve ne gjetjen e alternativave te perbashketa per nje jete me te mire per te gjithe. Presidenti Tadic percolli mesazhe paqje, pa harruar te perseris se Serbia nuk do ta njohe kurre pavaresine e Kosoves Perderisa, Vetvendosje ka thene se presidenti Tadic po shfrytezon kishat e lashta katolike per te percjell mesazhe politike kunder shtetit te Kosoves.
Solidariteti-Virtyt i popullit te Kosoves
![]() |
| Ketu jetuan deri dje... |
![]() |
| ...Ketu jetojne tash e tutje |
3 janar 2011, Dojce Vele, Gjëndja e rëndë ekonomike, numri i madh i të pastrehëve dhe buxheti i limituar i institucioneve përkatëse, ka nxitur mobilizimin e popullatës , falw solidaritetit të së cilës vetëm brenda 2011-tes janë ndërtuar shtëpi te shumta anekënd Kosovës.











