12 qershor 2007, Dojçe Vele, Më 10 qershor 1999, Keshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi Rezoluten 12/44 dhe me këtë krijoi bazën për ndërtimin e Administratës së Përkohshme Civile, në Kosovë, si dhe për një operacion ndërmjetësues, të udhëhequr nga NATO-ja. Po të njëjtën ditë, hyri në fuqi një marrëveshje ushtarake ndërmjet NATO-s dhe ish-Republikës Federale Jugoslave, e cila rregulloi tërheqjen e trupave Jugoslave nga Kosova si dhe marshimin e ushtarëve të NATO-s. Pas tetë vjetësh, Keshilli i Sigurimit po shqyrton miratimin e një rezolute të re, për Kosovën.
Me 12 qershor të vitit 1999, 50.000 trupa paqeruajtes, kryesisht ushtarë evropian, të cileve pritej t’iu bashkangjiteshin edhe rreth 7.000 trupa amerikane, marshuan drejt Kosovës për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve kosovarë, numri I të cilëve në fund të luftës sillej në rreth 780.000. Kolonat e refugjatëve vërshuan menjëherë drejt vatrave te veta, pas ushtarëve paqeruajtës që po rikthenin jetën në shkrumbin e Tokën e Djegur!
Ushtarët e kontigjentit gjerman në kuadër të KFOR-it, vunë bazën në gjirin e Prizrenit të lashtë.
“Ështe ndjenje e shkelqyer, natyrisht, sepse e kemi provuar ne lekuren tone cfare dont e thote kur vendet partnere te ndihmojne ne kohera te veshtira. Dhe, perderisa kemi gjetur vendin ne kombet e bashkuara, vetvetiu kuptohet se edhe prej nesh pritet te marim nje pergjegjesi e tille, duke bere per dike ate qe dikush beri per ne. Aq me teper, kur nje problem te tille e ke te pragu”-thotë komandanti i kontigjentit gjerman, gjeneral brigade, Robert Bund.
Atëbote, Prizreni ishte i rrënuar, i shkretë, pa jetë. Tetë vjet pas, është krejt ndryshe. Brigada Shumëkombëshe-Jug, bëri shumë në qështjen e sigurisë, në ngritjen e infrastruktures dhe në rikthimin e besimit ndërnjerëzor. U rindërtuan shtëpitë, shkollat e ambulancat. U ndërtuan qerdhe të reja për femijë, shumica prej të cilëve gjatë ekzodit kosovar u lindën maleve. Tashmë ekziston edhe lëvizja e lirë, ndërsa përfaqësues të komuniteteve të ndryshme, komunikojnë lirshëm në gjuhe të vet. Por, për gjeneralin Robert Bund, i ardhur para dy javësh në Kosovë por i mrekulluar me respektin që gëzojnë ushtarët nga popullata e këtushme, rrugët të cilat ndërtohen në vazhdimësi, janë simbole të sigurisë dhe të lëvizjes së lirë për të gjithë”.
Gjenerali Robert Bund është komandant i kontigjentit gjerman në Kosovë, me 2500 ushtarë 2200 prej të cilëve sherbejnë në bazën e Prizrenit. Por, ndonëse në kuadër te BSHJ-së së udhëhequr nga gjermanët, veprojnë edhe ushtarë nga Azerbajgjani, Bullgaria, Gjerogjia, Austria, Rumania, Zvicra dhe Turqia, që të gjithë veprojnë me moton: ”Tetë kombe-një mision”.
“Këtu secili komb sjell mundësitë që ka në dispozicion. Sigurisht, historia na mëson që të kemi përgjegjëesi më të madhe dhe të njëjtë për të gjithë. Kjo vlen për të 35 kombet që përbëjnë forcat tona, prej ku shohim se kemi një bashkësi të vërtet”.
Gjeneral Brigade Robert Bund thotë se edhe shumë kosovarë me nënshtetësi gjermane e kryejne shërbimin ushtarak në Bundesverin gjerman, duke mos përjashtuar mundësinë se të tille ka edhe në kuadër të KFOR-it. “Brenda çdo kontigjenti, kemi ushtarë që komunikojnë në gjuhë të ndryshme, çfarë për ne është e mirëseardhur. Dhe, sigurisht që të tillë mund të ketë edhe nga Shqipëria dhe nga Kosova”.
KFOR-I, edhe pas 8 vjet misioni paqeruajtës në Kosovë, angazhohet për sigurimin e një mjedisi të qetë dhe lirise të lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës, durimin e shumicës prej të cileve po zbeh zvarritja e rezolutës së re. Të hutuar nga deklarata të ndryshme, në shumë prej të cilave si afat I fundit cekej qershori, ata sot gjenden para nje pikëpyetjeje të madhe. Cka nëse si pasojë shpërthejnë trazira të reja?
“Duhet të jetë shumë e qartë se ne do të reagojmë shpejt e me vendosmëri ndaj çfarëdo lloj dhune. Kfori do të vazhdojë të ofrojë mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe të punoj me moton:”Ta gdhendim të ardhmen!”- rikonfirmon deklaratat e mëparshme, komandanti i KFOR-it, gjenerali Roland Kather, të hënën, në Prishtinë, në tetëvjetorin e ardhjes së forcave ruse në Kosovë.
“Pas katastrofës së Luftës së Parë, Gjermanisë iu deshën edhe 30 vjet që të arrijë stabilitetin, i cili u ndërpre me katastrofën e Luftës së Dytë. Prandaj, duhet të përkujdesemi që të parandalojmë një katastrofë të tillë. Kosova është një vend i bukur. Kur udhëton sheh gjera hyjnore dhe poashtu sheh se këtu ka vend për të gjithë. Por, kur jemi kaq afër këtij vendimi, është e rëndësishme që të ruhet durimi. Dëshmia se munds të durosh është mënyra më e mirë për arritjen e qëllimeve”-bën thirrje për durim, gjeneral brigade Robert Bund, në tetëvjetorin e marshimit të trupave gjermane në Kosovë, sepse sipas tij, “Ky vend asnjëherë nuk ka qënë më afër një vendimi”.
Ndërhyrja e NATO-s i dha fund shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç dhe hapi rrugën për kthimin e qindra mijëra refugjatëve të deportuar në vendet fqinjë. Aktualisht, në Kosovë jane rreth 60.000 ushtarë të NATO-s, përderia Alenaca Euroatlantike pritet të qëndrojë në Kosovë deri në zgjidhjen e statusit të saj përfundimtar.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele