Arkivi

Smith ne Decan: "Jemi në një tunel më shumë dritë"

15 qershor 2007, Dojçe Vele & radio Kosova, Drejtori për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Britanisë, Entony Smith në përcjellje të shefit të Zyrës Britanike, në Kosovë, David Blunt, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, vizitoi komunën e Deçanit dhe atë të Pejës. Ai, me këtë rast vizitoi edhe dy qendrat e rëndësishme të Kishës Ortodokse, Manastirin e Deçanit dhe Patrikanën e Pejës.

Drejtori për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Britanisë, Antony Smith, gjatë vizitës së sotme në Deçan, nga kryetari I Kuvendit Komunal, Nazmi Selmanaj, u njoftua për zhvillimet e fundit në komunën e Deçanit, për qështjen e kthimit të personave të zhvendosur, për raportet Komune-Manastir. 
"Jam I lumtur të kem dëgjuar nga kryetari I Deçanit, për qasjen konstruktive të komunës së Deçanit në raport me manastirin. Një qasje e tillë do të jetë e rëndësishme edhe në të ardhmen, me qëllim të promovimit të integrimit evropian të Kosovës"-deklaroi me këtë rast, Drejtori për Evropë, Entony Smith.
Muaji qershor ishte paralajmëruar si kohë perfundimtare për miratimin e një rezolute të re. Megjithatë, krejt papritur ngeci procesi; një zhgënjim I madh ky për popullin e Kosovës, mbetur pezull për tetë vjet!
"Ne jemi të vetdishem pritjes së gjatë të popullit të Kosovës dhe e kuptojmë shqetësimin e tyre. Por, ka shumë rëndësi për Bashkësinë Ndërkombtare të vazhdoj të mbetet e bashkuar, sepse ne duam integrimin e Kosovës në Evropë dhe që kjo të ndodh sa më shpejt, duhet mbeshtetja e komunitetit ndërkombtar?” 
A do të ketë zvarritje të tjera, lidhur me miratimin e Rezolutës së re për Kosovën?
"Procesi I miratimit të një rezolute të re, definitivisht, po kerkon më shumë kohë se që ne dëshironim-pergjigjet z.Smith. Por, e mira në gjithë këtë është se propozimi I Ahtisarit ka gjet një mbështetje të madhe nga komuniteti nderkombtar, në pergjithësi dhe nga Këshilli I Sigurimit, në veçanti. Të gjithë e dime se cila është bllokada për momentin. Por, ne kemi vendosur që të punojmë më shumë se kurrë me parë, për miratimin e një rezolute të re, për Kosovën".
Z.Smith tha se kjo po ndodh tash në Nju Jork, në Grupin e Kontaktit dhe në Rusi, ku anëtaret e Këshillit të Sigurimit po kërkohen mënyrat e ecjes përpara.
Drejtori për Evropë, në Ministrinë e Jashtme të Britanisë se Madhe, Antony Smith me pastaj vizitoi komunën e Pejës, ku poashtu është një qendër tjetër e rëndëishme e Kishës ortodokse: Patriarkana e Pejës. Në përcjellje të tij, ishte shefi I Zyrës Britanike në Kosovë, David Blunt, I cili për miratimin e Rezolutës së re për Kosovën, sjell një mesazh pozitiv:
"Jemi në një tunnel. Por, në këtë tunnel kemi shume dritë. Mirëpo, kemi nevojë për durim, kemi nevojë për besim në komunitetin ndërkombtar. Objektivi është shumë i qartë: Pavarësi për Kosoven, në bazë të Propozimit të Ahtisarit!"
Ajete Beqiraj,Dojce Vele