Arkivi

Bisedimet shtese dhe politika aktuale

30 shtator 2007, Dojçe Vele, Qështja e Kosovës mbetet në qendër të vëmendjes së shteteve ndërkombtare. Por, çfare mendojnë qytetaret e të dyja vendeve negociuese për bisedimet e stërzgjatura dhe sa është e drejtë në sy të tyre, politika aktuale e Prishtinës dhe Beogradit?

Përfaqësuesit e Prishtinës dhe të Beogradit vazhdojnë negociatat për statusin e Kosovës.  Përderisa pala shqiptare mbetet e vendosur në qëndrimin e saj, se nuk do të pranoje zgjidhje tjetër për Kosovën përveç pavarësisë, pala serbe vazhdon të thirret në ruajtjen e integritetit të Serbisë. Vlladimir Anxheliç, nga Aranxhelovci, për udhëheqësit e vendit të tij ka një porosi:
„Le te hiqen prej aty, më mirë. Le te largohen! Duke menduar se po bëjnë mire, gjithçka po bëhet gjithnjë e më keq. Për qytetarët e thjeshtë, kjo nuk është e mirë dhe unë mendoj se ata po udhëheqin një politikë të gabuar. Nëse nuk dinë, le t´ua lënë radhën njerëzve të rinj e të mençur të udhëheqin politikën“.
Po politika e udhëhequr nga Sllobodan Millosheviçi, a ishte e mirë për vendin e tij?-pyesim këtë qytetar të Serbisë?
„As nuk them se ishte politikë e mirë! Kur e pashë se ishte e keqe, nuk desha të jem pjesë e saj. Por, as kjo nuk është e mirë, sepse punësimi është 50 per qind nën zero, arsimi, shëndetësia…çdo gjë është përmbysur. Le të hiqen pra, nga karriket! Unë nuk turpërohem ta them këtë. Kjo është porosia ime për ta dhe pikërisht kështu mendoj!”
Pas luftës së vitit ´99, Nikolla Aranxheloviç nga Beogradi, si zgjidhje për statusin e Kosovës sheh pikërisht  propozimin e hedhur në tryezën e bisedimeve nga krerët e Serbisë, që: „Kosova të jetë pjesë e Serbisë, me një autonomi nder më të mëdhate që është e mundur. Më parë kishte një autonomi, por ishte formale. Ndërsa tash, le të jetë zyrtare dhe e plotëfuqishme!“
Dhe, përderisa qytetarët e Serbisë shohin qështjen nga jashtë, qytetarët e Kosovës janë në thelb të saj.
„Na krejt po i dime punët qysh janë, po tjetërkush vendos për ne. Kur vendos tjetërkush, treqind mije premtime unë t´i jap ty, po gjo n´dore s´kam, është e kotë. Mue po ma merr mendja si, na e kemi këmbanen e Romën e luan tjetërkush!“-mendon Zefi nga LLozhani.
 “Mendoj se na jemi vonu, se na gjithmonë e kemi pësuar nga Evropa…Prej kurrkujt tjetër, veç prej Evrope! Thone se nëse miratohet rezoluta në Kombe të Bashkaura, atëherë do ta pranojmë edhe ne, tuj e dit atje veç u hodh poshtë Plani i Ahtisarit. E në fakt, ata po frigohen!“-mendon Mustafë Gashi, nga Peja.
Anëtaret e Grupit të Unitetit, të mërkurën, para nisjes për në Nju Jork paralajmëruan se nëse procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës bllokohet përsëri përmes Këshillit të  Sigurimit, Kuvendi I Kosovës do të gjejë alternativa me të cilat janë bërë shtet edhe vende të tjera të botës.
Një hap të tillë, Rrustemi nga Deçani, s´do t´ua preferonte:
“Kishin pas dal e pyet dy veta tregtarët e lëkurave të gjesë së egër: “A po na merr një lëkurë të arushës?” “Ku asht?”-e pyet tregtari. “Nuk e kem vra hala!-përgjigjen ata. “Aaaa…Pa e pa, s´di qysh me ba pazar!“ Ata shkojnë e i dalin në pritë arushës. Kur u ni tuj ardhë arusha prej malit, njani tha: “Pasha Zotin, vdiça nga friga! S´me punon zemra se lëre dora!“ „Shtriju, se arusha s´e ha njeriun e vdekun!“-I thotë tjetri. Edhe une s´asht shteg t´rri vetëm, por po hyp n´lis!“ Kur erdh arusha, merri erë andej e këndej, ky i vdekun, spice! Kur shkoi arusha, tjetri shtrypi prej lisi e e pveti: “Cka t´tha arusha n´vesh?“ ky iu përgjegj:  “M´tha:“Mos ban Pazar pa pasë n´dorë gjo!“… E tashti, ti studio pak ma larg, se mo s´ka!"
Ajete Beqiraj,Dojce Vele & Radio Kosova