15 shtator 2007, Dojçe Welle. Durrësi, ndër qytetet antike më të lashta pellazgo-ilire dhe ndër vendbanimet e para historike, tashmë është ndër qytetet me tërheqëse dhe më të frekuetuarat nga viitorë nga rajoni dhe bota. Por, bukuria e tij antike dhe bregdeti joshës nuk zbusin vështirësitë e disa qytetarëve, mbijetesa e të cilëve varet nga bujaria apo lëmosha e kalimtarëve.
Natë shtatori në Durrës. Rrugët vlojnë nga vizitorë të ardhur nga anë e anës për të shijuar bukuritë e jashtëzakonshme të këtij qyteti antik. Zbritja e çmimeve në dyqane tregon fundin e sezonit. Por, makina luksoze vazhdojnë të përshkojnë parreshtur rrugët e qytetit. Rreth trotuareve tezga të stërmbushura me mallra e përreth tyre, turma njerëzish të mrekulluar nga suveniret me artizanate shqiptare. Era bregdetare edhe sonte gërsheton zërat e këngëtarëve nga kënde të ndryshme të qytetit, teksa nëpër restorante vizitorët janë shtruar në darka. Por përnjëherësh, një vijë ndarëse mes dy botësh! Varfëri, uri, ftohtësi, egërsi e jetës është mbledhur në një siluetë të zhytur në errësirën e kësaj pjëse të qytetit, pa drita, e cila përcjell heshtur njerëzit që ngarendin të shijojnë netët bregdetare, me shpresën se ndonjëri do të ndalë shikimin edhe tek ajo, e cila me barkun bosh pret ndonjë lek që të blejë të paktën një misër nga ato që piqen buzë rrugës.
Është kjo Fatime Nebihu, 64 vjeç, e cila në pleqërinë e thellë shtrin dorën për lëmoshë. “I kam vu tre kartona edhe jam ul. Do rri dhe një orë se edhe dritë s´ka. S´po m´sheh njeri këtu me m´dhanë ndonjë lek. Ja deri më tash kam vetëm 700 lekë! Kur s´ka kosovarë, dal e mbledh ndonjë kanaçe nëpër kosha dhe e shes që t´mbaj fëminë se s´mund ta mbys! Jetoj në një barakë me dy minera dërrase, nje dyshek. S´ka as derë. I kam vu një perde te madhe. Kam një vajzë të paralizuar qëkur ka lind dhe e mbyll me qelës. T´i ndihmojë Zoti ato që m´ndihmojne mu!”
Fakti se Shqipëria vlerësohet si më i varfëri argumentohet me faktin se prodhimi i brendshëm bruto për frymë në këtë vend është shumë më i vogël se në vendet e tjera, ndërsa varfëria e madhe argumentohet me tregues të tjerë si papunësia, emigrimi, korrupsioni, konsumi i ulët i prodhimeve, etj.-u pat thënë në seminarin„Varfëria në Shqipëri dhe masat për uljen e saj“, të mbajtur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë në bashkëpunim me fondacionin gjerman „Fridrich Ebert Stiftung“. Ndërsa, sipas një anketimi të Institutit të Statistikave, shtresat më të varfëra në Shqipëri janë: familjet e mëdha dhe familjet e reja me fëmijë të vegjël; familjet me kryefamiljarë të papunë; banorët e Zonave Rurale dhe banorët e Zonave Malore. Sipas këtij instituti, më se 90 për qind e emigrantëve pohojnë se shkak i largimit të tyre ishte varfëria. Shpirti tradicional i solidaritetit shpeshherë ndihmon që të tejkalohet varfëri e skajshme në mijëra familje shqiptare që jetojnë një jetë sa për të mbajtur frymen gjallë. Por, se një shpirt i tillë s´përgjigjet përherë dëshmon rasti i Fatime Nebihut.
„Një djalë që kisha m´u arratis në Greqi. Atje asht me gruan, me fëmijët e vet dhe s´po m´sheh me sy mua. Unë jam me vajzën e paralizuar. Po dal po lyp, gjithë beharin dhe i ruaj ato lekë për dimmer, që t`ha me vajzën. 80 mijë lekë marr pension për vajzën. Po kujt i del ajo? Ajo do bebelina se s´ngrehet fare. E mbylla me çelës dhe kam ardhë me lyp. Në orën 11-të do të ik, ta laj e ta shpërlaj, t´i jap me hangër, ta vë në gjumë dhe të shtrihem edhe vetë. Çka me ba? Jeta është e vështirë!”
Aroma e detit, era e ngrohtë, malet e virgjëra e historia shekullore e Durrësit që tërheqin vizitorë nga mbarë bota, Fatimes nuk i japin asgjë më shumë veç ca lekëve të hedhur në prehër si lëmoshë. Dhe shkëlqimi i netëve durrsake shkon e mbytet në errësirën e trotuarit pa drita; aty ku varfëria është ulur këmbëkryq!

Ajetë Beqiraj, DW