Arkivi

De Marnac: Paqe për hir të popullit të Kosovës

28 shtator 2007, Dojçe Vele, „KFOR-i është i angazhuar që të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Të dy proceset e rëndësishme: zgjedhjet dhe bisedimet për statusin, duhët t´i kalojmë në qetësi dhe paqe, për hir të popullit të Kosovës!“- deklaroi të shtunën, në Prizren, komandanti KFOR-it, gjenerali Xavier Bout de Marnac.

Përkah incidenteve në kohën e fundit, komandanti I forcave paqeruajtëse të NATO-s, në Kosovë, gjenerali francez, Xavier Bout de Marnac, dje në Prizren, situatën në Kosovë e vleresoi si të qetë dhe stabile. Eksplodimi i fundit, në Prishtine, ku përkrah dëmeve materjale pati të vrarë dhe të plagosur, nga gjenerali de Marnac e vlerësua “si akt kriminal, I cili më së paku I duhet Kosovës, në kohën kur procesi për statusin po vazhdon dhe vendi është në focus të Bashkësisë Ndërkombtare.
“Dhe mesazhi im për njerëzit e ndërgjegjshëm është, që të dëshmojnë para botës, se duan paqe dhe stabilitet dhe të kenë parasysh opinionin publik të bashkësisë ndërkombtare“-tha gjenrali de Marnac.
Ndërsa, sa iu përket deklaratave të së ashtuquajturës „Garda e Car Llazarit“, se në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosoves, do të fillojne, siç thonë,  „aktivitetin e tyre në Kosove“, gjenerali de Marnac tha se misioni i KFOR-it është të ruaje paqen dhe stabiltietin, në Kosovë.
„Dhe të gjithë ata që provojnë ta rrënojnë këtë, do të përballen me pjesëtarët e KFOR-it, të policisë së UNMIK-ut dhe të SHPK-së, me të cilët bashkëpunojmë ngushtë. Policia është në gjëndje ta ruajë qetësinë dhe ne do ta mbështesim në këtë angazhim të saj.“
Ajete Beqiraj,Dojce Vele