Arkivi

Papunësia e të rinjve në vendet e ish-Jugosllavisë

2 shtator 2007, Dojçe Vele, Papunësia në përgjithësi dhe ajo e të rinjve në veçanti, është prezente në mbarë Evropën. Por, kur është fjala për vendet ballkanike, shifrat në tabelat e papunësisë rriten shumëfish. Në rrethana të tilla, „tharja e trurit“ është një fenomen i pritshëm ndërsa pyetja e të rinjve: „çka pas studimeve?!“, ndër më të rëndomtat.

Papunësia e të rinjve dhe problemet që dalin nga ajo, ishin temat kryesore të konferencës pesëditore, në gjimnazin gjerman, “ Loyola”, në Prizren e cila përfundoi të premten. Ky problem i mblodhi në një tryezë të rinj nga 13 shtete të Evropës, të cilët u munduan të gjejnë alternativa me shkëmbim ideshë dhe përvojash nga vendet e tyre.
Ervin Qela, është student i Fakultetit të Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Tiranë, I cili në këtë konferencë, vet I pesti përfaqësoi Shqipërinë.
„Diskutuam se si t´iu gjejmë zgjidhje problemeve me të cilat ndeshet rinia me Evropën dhe më gjërë si dhe shkëmbyem ide dhe mendime, të cilat do t´na ndihmonin të luftojmë papunësinë, më së tepërmi te të rinjtë“.
Përderisa shtetet e Bashkimit Evropian mundohen të luftojnë papunësine me projekte konkrete, kjo nuk ndodh edhe me vendet e ish-Jugosllavisë. Sipas Nikolina Shkaros, studente e drejtësisë nga Nishi, situata e të rinjve në vendin e saj është: „Katastrofale“, sepse 48 për qind të të rinjve në Serbi janë të papunë, dhe ky numër rritet vit për vit. Këtu nuk ka ardhmëri! Për pesë vjet përfundon fakultetin me nota të larta dhe pas gjithë këtij mundi, duhet radhitur në byro përp[unësdim dhe serish nu ka punë!”
Sipas studentes Shkaro, qeveria e Serbisë I kushton pak vëmendje këtij problemi, I cili është shkaktar kryesor I migrimit të kuadrove të arsimuara.
 “Përse do të qëndronim, kur e njëjta punë për të cilën presim, në shtete të tjera paguhet pesë fish. Prandaj, unë e para dua të ik. Nuk na kushtohet vemendje as ne media as gjëkundi. Vetëm kur kam ardhur këtu e kam se ne vërtet kemi një problem dhe unë as që kam qënë e vetëdishme!”
Nga gjysmë milioni të papunësh në Maqedoni, numrin më të madh e përbëjnë kuadrot e reja me arsim të lartë. Edhe këtu, si pasojë vjen migrimi, ndonëse një hap I tillë nuk merret me qejf gjithnjë. Këtë e konfirmon edhe Gligorije çatovski, student nga Struga: 
“Me qeverinë e re kanë ardhë edhe investitorë të rinj. Ka filluar ndërtimi i shumë fabrikave me qëllim të punësimit sa më të madh. Unë nuk do doja të largohem nga Maqedonia. Por, nëse nuk gjej punë, do të jem i detyruar të ik!“
Një situatë e tillë alarmante, sigurisht nuk është edhe në Evropë. Psh.në Austri, shkalla e papunësisë është vetëm 8 per qind-thotë Lukas nga Viena, i cili shton se:
 „Shumica e të rinjve janë të punësuar në sektorin e shërbimeve, arsimohen dhe nuk kanë dëshirë të ikin nga vendi. Unë besoj se pas kësaj konferencë, sidomos të rinjtë nga Evropa Juglindore do të mësojnë se si funksionon kjo tek ne, për të ndryshuar pastaj dicçka në vendet e tyre“.
Ndërkohë, situata në Kroaci është pak më e mirë. Por, ndonëse sipas Nemanjes nga Osjeku 19 për qind prej 4 milionë e gjysmë kroatëve, ikja e të rinjve jashtë shtetit nuk lakmohet shumë, për njëe arsye të thjesht:
„Se, jashtë shtetit ka më shumë punë për ata që nuk kanëtë kryer fakultete, se sa për akademikët e rinj. Ndërsa,  pronarët privat të fabrikave nuk duan të punësojnë të rinj të pa përvojë. Megjithatë, mendoj se sa i përket punësimit në Kroaci, situata nga viti në vit po përmirësohet“.
 Arben Fondaj nga Suhareka, megjithëse i vetdishëm faktit se në zyrat e Kosovës për punesim janë të lajmëruar më se 60 për qind e qytetarëve, ai beson në një të ardhme më të mirë.
„Kosova po vazhdon bisedimet për pavaresinë dhe unë besoj se ata poavarësi edhe do ta marrim. Me këtë do të hapen edhe rrugët ligjore për investitorë të rinj të cilët do të ndihmojnë në zhdukjen e papunësisë dhe kosovarët nuk do të kenë më nevojë të migrojne për të gjetur punë“.
Ajete Beqiraj,DW