Arkivi

Ajete Beqiraj fituese e Cmimit te Pare te festivalit te radiove ne Tuzlla te Bosnje Hercegovines






1 korrik 2008, Radio Kosova, Organizuar nga Alter Media, prej 24 deri me 29 qeshor u mbajt Festivali i Katërt Rajonal te Radiove, „Tingulli është Vizion-Tuzlla 2008“. Në një konkurencë  prej 160 punimesh, Radio Kosova e perfaqesuar nga gazetarja Ajete Beqiraj   me reportazhin "Jeta ne natyre"  mori Cmimin e Pare te ketij festivali. 


 





Me date 1 korrik 2008,ora: 8:00-09:00
Programi i Mengjesit
Autore: Dhurata Kaba MustafaDëgjues të dashur, sic ju informuam më parë, prej 24 deri me 29 qeshor, organizuar nga Alter Media u mbajt Festivali Katërt Rajonal, „Tingulli është Vizion-Tuzlla 2008“.
Thuhet që udhetimi është jeta, ashtu siç është edhe jeta udhëtim. Udhëtimi i suksesshëm është udhëtim nga gëzimi për nisje në rrugë deri te gëzimi për t´u kthyer në shtëpi. Gjërat më të vlefshme dhe më të bukura i përjetuam pas kthimit, sepse në një konkurencë jashtëzakonisht të fortë, me 160 punime nga ky festival tradiconal u kthyem me Cmimin e Parë!
Lavdërimi i siqnertë I veprës së mirë është i vlefshëm sa edhe pjesëmarrja në të. Ndërkaq, madhështia e një njeriu të mirë mund të matet me qëndresën dhe aftësinë për t´i bërë ballë konkurrencës. Nuk është thënë kot se zemra eshte celësi i botës dhe i jetës. Dhe, ka disa tela të çuditshme në zemrën e njeriut që befas nisi të dridhet edhe nga  një fjalë e vetme. Sepse, kur u tha se Radio Kosova merr Cmimin e Parë ishte gëzim i madh për ne. Ky gëzim nuk mungoi as te zëvendësrejtoresha në „Alter media“, zonja Suada Adjanel
Dhurata Kaba: Suada Miremëngjes  nga Radio Kosova!
Suada Axhanel: Mirëmëngjesi Dhurata dhe përshëndetje për të gjithë dëgjuesit e Radio  Kosovës.
Dhurata Kaba: Suada, në studio kemi edhe anëtarin e jurisë, Mon Zhubin, gazetar shumëvjecar dhe drejtor i Administratës Qendrore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Qështjeve Jorezidente, në Prishitnë. Kemi edhe të shpërblyerën, Ajete Beqiraj. Po kështu, a do t´na thoni dicka në pika të shkrutëra për festivalin?
Suada Axhanel (majtas, poshte)
Suada Adjanel: Po, interesimi për festivalin e sivjemë ishtë shume I madh, një itneresim që po rritet cdo vit. Siç e thatë edhe ju, Dhurata, në festivalin e katërt rajonal të radiove, sivjet të mbajtur në Tuzlla, prej 24 deri me 29 qershor, morën pjesë 35 radistacione të rajonit dhe pesë fakultete dhe shkolla gazetarie, të cilët konkuruan në gjashtë kategori garuese me gjithsejt 160 punime. Dhe, mudnt ë them lirisht se tani dhe ne festivalet e mëparme, po triumfojne radiot nga Kosova. Është dëshmuar se në një konkurencë të fortë nga pesë kategori garuese, në Kosovë erdhen dy çmimet e para dhe më të rëndësishmet, njëra në Radio Kosovë me raportazhin e Ajete Beqirajt, “Jeta në natyrë” dhe tjetra në Radio Dukagjin, me siglin identifikues, “Jeta është libër”. Unë shfrytëzoj rastin t´I uoroj Ajete Beqirajt për këtë reportazh kaq të mirë, të cilin juria e vlerësoi si reportazhin më të mirë të festivalit. Si njëra nga organizatoret e këtij festivali, dua ta falenderoj edhe z. Mon Zhubin, I cili me përkthimin profesional ndihmoi jurisë rreth reportazhit të Ajete Beqirajt, duke e faldneruar poashtu qëe ishte anëtar jurie për kategoritë e tjera në këtë radiofestival. Do doja të përmend edhe disa cmime të tjera që u dhanë në këtë festival, ku për produkcionin më të mirë të sutdentëve, Cmimin e Parë e mori Fakulteti I Shkencave të Gazetarisë, në Beograd; për radio-temën hulumtuese, Cmimi i Parë I takoi radios se Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa për reportazhin e shkurtër, Cmimin e Parë e mori radio e Malit të Zi.
Dhurata Kaba: Suada, a ke të shtosh edhe dicka tjetër?
Suada Agjanel: Do doja të flas pak për Tuzllën, si nikoqire e këtij festivali, për këtë qytet të bukur në veri të Bosnjë Hercegovinës, e njohur me kripë dhe me një arqitekturë të pasur të kohës  së sundimit otoman dhe atij austrohungarez, me dy liqej të njohur për sëmundje astmatike dhe reumatizmale dhe me pyje pishash në qendër të qytetit. Por, c´është më e rëndsishme, do doja të flas për njerëzit e saj të dashur dhe shumë mikpritës dhe për mikpritjen e paharruar të kryetarit të Kuvendit Komunal të Tuzllës. Unë çdo ditë po marr letra nga pjesëmarrësit e festivalit me falenderime për organizimin dhe me fjalë të bukura e të ëmbla për mikpritjen që na u bë në Tuzlla.
Dhurata Kaba: Suada, përshëndetje nga të gjithë dëgjuesit e Radio Kosovës, për ju dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival. Ndërsa nga unë dhe Moni që ishim atje, falenderime për mikpritjen dhe për organizimin që e keni bere. Mirupafshim në festivalin e ardhshëm. Dhashte Zoti me shpërblime të tjera.
Cmimi i Pare i Festivalit "Tuzlla 2008"
Suada Agjanel: Faleminderit shumë. Ju mirëpresim në festivalin e  ardhshëm, juve dhe radiostacione të tjera.
Dhurata Kaba: Faleminderit Suada dhe ditë të mbarë!
Ja të dashur dëgjues, ishte Suada Adjanel, zëvendës drejtore dhe bashkeorganizatore e Altermedias, Festivalit të Katërt Rajonal, “Tingull Është Vizion-Tuzlla 2008”, i cili festival dita-ditës merr fizionominë e më të përsosurit në Evropën Juglindore.
Nuk është thënë kot, të dashur dëgjues, mençuria që paguhet me përvojë është shumë e shtrenjt, por dituria e vërtet rrjedh nga përvoja e drejpërdejt dhe pema gjithnjë duhet të vlerësohet sipas trungut. Nga një qiri mund të ndizen shumë qirinj tjerë, kurse shkëlqimi i të parti të mos zvogëlohet. Vlera e njeriut ka të bëjë me ato gjëra që i ka krijuar dhe me ato gjëra të shumta që I ka mbledhur. Dhe, të kesh vlerë dhe të dish ta tregosh ate, don të thote, të kesh vlerë të dyfishte, sepse vlerën e vërtet e njeh profesionisti.
Profesionalisht veproi z. Mon Zhubi, gazetar shumëvjeçar dhe drejtor i administratës qendrore nëMinistrinë e Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Qështjeve Jorezidente të Kosovës, z.Mon Zhubi. Mirëmengjesi dhe mirëseerdhët!
Mon Zhubi: Mire se ju gjeta!
Dhurata Kaba: Cilat kanë qënë përshtypjet tuaja për festivalin?
Mon Zhubi: Përshtypjet ishin të jashtëzakonshme. Shfrytëzoj rastin ta përshëndes organizatorin e festivalit-festival tashme tradicional, I vendeve te Rajonit të Evropës Juglindore, I cili ka marrë fizinominë e vet. Një festival I shqaur më një kokurencë gjithnjë e më të madhe. Dhe, kur jemite konkurenca, unë përgëzoj Radio Kosovën edhe Radio Dukagjinin, të cilët prej festivalit të parë kanë marrë pjesë me shumë sakrificë, deh c´është më e rëndësishme, me gazetarë meritor dhe me shpërblime, gati për cdo vjet.
Do doja të përshëndes poashtu edhe kryetarin e komunës së Tuzllës, një njeri I penës, politikan dhe shkrimtar, I cili perkrah fjalen e lire dhe I cili nuk e mbylli festivalin, duke premtoi se na mirëpret edhe vitin tjetër.
Sa I përket festivalit, ai ka qënë I konceptuar në gjashtë kategori: kategoria e parë ishte “Storja hulumtuese”; “Radioreportazhi I shkurtër; “Jingli identifikues”, “Jingli Komercial” dhe radio-reportazhi I gjate apo radiostorja. Për herë të parë ishin edhe produkcionet e studentëve të jurnalistikës dhe të gazetarisë, I cili ka  bërë nje Bum të vërtet me punimet e prezantuara. Ndërsa, në vitin tjetër organizatori ka menduar ta fus në konkurrencë edhe kategorinë e radio-dramës.
Dhurata Kaba: Po.Ndërsa, puna këmbëngulëse e shfrytezuar me inteligjencë për të menduarit drejt, doemos shpie drejt suksesit. Fshehtësia e parë e suksesit është besimi në vetvete dhe angazhimi I mendjes, zemrës, intelektiit dhe shpirtit, në cdo aktivitet. Por, fshehtesia e suksesit në jetë nuk lidhet me atë që njeriu ta bëjë atë që do, por ta dojë atë që bën. Dhe, shpërblimi I parë që I takoi Radio Kosovës me reportazhin “Jeta në natyrë”, padyshim, është I Ajete Beqirajt, e cila edhe në vitin e kaluar në po këtë festival u shpërblye me Cmimin Special të Festivalit. Por,  këtë vit, Ajete Beqiraj triumfoi dhe në një konkurencë jashtëzakonisht të fortë, në mesin e 160 punimeve të rreth 50 radiostacioneve ia solli Radio Kosovës Cmimin e Parë të festivalit. Të dashur dëgjues, le ta dëgjojmë së pari reportazhin e shpërblyer “Jeta në Natyrë”.
Gjate inqizimit ne studion e Radio Kosoves
Dhurata Kaba Mustafa: Ajete, ke dëshirë më pak të flasësh dhe me shumë të punosh. Si e ndjeve veten kur te kumtova lajmin se ishe më e mira në këtë festival dhe ne si Radio Kosovë morëm këtë Cmim të parë?
Ajete Sh. Beqiraj: E mirëprita, sigurisht! Aq më tëpër kur nuk e kam pritur, ndonësë e kam dëshiruar heshtur. Ka qënë një dëshirë imja e fshehtë që herëdokur Radio Kosovës nga cilido festival t´ia sjell Cmimin e Parë. Dhe, kur ky cmim vjen nga një festival kaq prestigjioz sic eshe festivali rajonal I mbajtur sivjet në Tuzlla, kjo më nderon edhe më shumë dhe më mbetet vetëm t´I faldneroj të gjithë ata që më kanë besuar duke rpazantuar Radio Kosovën me punën time.
Dhurata Kaba: Ajete, unë flas nga përvoja. Je eksperte për reportazhe. Këtë e përmendi edhe pr.dr. Rade Veljanovski, anëtar i jurisë nga Beogradi, duke thënë se: „Autorja e vë në vetë të parë jo veten sic bëjnë shumë gazetar, por bashkëbiseduesin“.
Ajete Shaban Beqiraj: Po. Kishim diku në shkollën e gazetarisë një këshillë nga gazetarë me përvojë se, poqese je ne kërkim të namit orjentohu kah mediat televizive, por po deshe një lidhje të ngushtë me njërzit apo auditorin, atëherë zgjidh radion. Duket se unë kam përcjellur këtë princip dhe duke mos qënë në kërkim të këtij nami, unë në vend se të vë fokusin te          vetja ime,   në cdo rast përpiqem t´i jap dritë jetës apo përsonazhit për të cilin flas.
Dhurata Kaba Mustafa: A ta mori mendja se do të shpëblehesh dhe atë me cmimin e parë?
Ajete Sh. Beqiraj: Ndoshta me ndonjë çmim po…Por, me Cmimin e Parë, absolutisht jo, për vet faktin se, sic e thatë edhe ju, ka qënë një konkurencë e fortë dhe numerike. Nisur nga kjo, e ceka edhe më lart,  ka mund të jetë një dëshirë por marrje e një cmimi të tillë, absolutisht!
Mon Zhubi(i pari,majtas)gjate festivalit
 Dhurata Kaba Mustafa: Dhe vitin e arshshem do të angazhohesh, sigurisht. Ndërsa, ne kemi vendosur që në vitin e ardhshëm të mos shkojmë pa ty. Moni, komenti yt? Keni luajtur një rol të persosur në përkthimin e tij.
Mon Zhubi: Sidoqoftë, unë shfryetzoj rastin ta përgëzoj Ajeten për një  punim të jashtëzakonshem. Me vie mirë që dëgjuesit e Radio Kosovës patën rastin ta dëgjojnë edhe një herë dhe ta vlerësojnë edhe vet, se nuk ishte rastësi që punimi i Ajete Beqirajt të vlerësohet si më i miri, në një konkurencë, siç e thatë edhe ju, të jashtëzakonshme. Ajo çka dua të përmend është se në festival kërkohet nga garuesit që brënda temave të ëprzgjedhura të kenë: interesin publik, shumëllojshmërinë e qasjes, studimin e temës, shumëllojshmërinë e burimeve apo akterëve të rëndësishëm për temën, a janë shfrytëzuar gjer në fund karakteristikat radiofonike apo performanca e mediave në prezantimin e pasqyrës fonike dhe në fund, ajo më e rëndësishmja, gjuha e gazetarit. Dmth., këto ishin kriteret kryesore për vlerësimin e punimeve…
Dhurata Kaba: Dhe, kësaj radhe fitoi Radio Kosova. Ndërsa, Radio Dukagjini mori cmimin e parë për siglin të cilin sapo e degjuat, sepse ishte jashtëzakonisht i mirë dhe natyrisht që e meritoi vendin e parë. Ndërsa, vendin e dytë e mori me reportazh. D.m.th., këtu ka fituar Kosova. Në linjë të drejtpërdrejt kemi Eroll Grapcin, autorin e siglës. Eroll,miremengjesi!
Eroll Grapci: Mirëmëngjesi juve dhe të gjithë dëgjuesve të Radio Kosovë.                            
Dhurata Kaba: Maestro Eroll Grapci, cilat janë përshtypjet nga ky festival?
Eroll Grapci: Përshtypjet e mia…Unë thjesht kam mbet pa tekst nga pritja që na u bë në Tuzlla, nisur nga kryetari e të gjithë të tjerët. Mund të them se organizimi ka qënë në nivelin më të lartë dhe ndër katër festivalet vlerësimet  e këtij kanë qënë më pozitivet. Cka të them? Kemi dëgjuar shumë ligjerata në pergjithësi. Por, megjithëse të gjithë I i kemi posedu CD-të me të gjitha materjalet konkuruese, ndoshta ka munguar ajo që të gjitha materjalet t´i dëgjojmë të gjithë bashkë. Mirëpo, juria dhe organizatorët kanë vendosur që nga të gjithë të dëgjohen vetëm finalet.
Dhurata Kaba,Redakore ne Radio Kosove
Dhurata Kaba: Paj, ´sthashë kot që Kosova është shpërblyer, qoftë Radio Kosova me shpërblimin e parë, qofte Radio Dukagjini me siglën dhe vendin e dytë, për reportazh. Eroll, unë besoj së vitin e ardhshëm Kosova do të triumfojë serish, qoftë me Radio Kosovën qoftë me Radio Dukagjinin. Unë uroj të keni suksese dhe uroj që të keni sukses si dhe ju përgëzoj për shpërblimet që i morët.
Eroll Grapci: Falemidnerit juve dhe besoj se kjo ishte një shtytje edhe me e madhe për Radio Dukagjinin, për Radio Kosovën dhe për Kosovën në përgjithësi. Sepse, unë e ceka në një bisedë të drejtpërdrejt që kisha në radion „Bosnja dhe Hercegovina“, në natën finale, se kjo don të thotë shumë për shtetin me të ri, të cilin ju ende nuk e keni pranuar dhe mendoj se do të vazhdojmë kështu. Dhe, më pëlqu komenti I disa kolegëve tonë të cilët propozuan që Radio Kosova dhe Radio Dukagjini mos të hynë me në konkurencë, sepse janë të pakunkurence dhe cdo vit o marrin cmime. Besoj se kështu duhet të dëshmohemi edhe në vitin e ardhshëm“.
Dhurata Kaba: Eroll, të përshëndes në emër të dëgjuesve përmes valëve të Radio Kosovës. M´i përshëndet të gjithë kolegët e Radio Dukagjinit.
Mon Zhubi: Unë kisha përshendet Erollin, ish një djalë shumë simpatik dhe shumë punëtor. Tashmë vec është cekur se përderisa në festivalet e mëparshme gazetarët vet e kanë gjet temën me të cilën kanë konkuruar, pra, aktuale, me interes të përgjithshëm, sivjet për herë të parë, organizatori i ka dhënë të gjitha temat e parapara në të gjitha kategoritë. Psh., në kategorinë në të cilën unë isha pjesëtar i jurisë, në storjen hulumtuese ka qënë afërsisht të zhanrit „ne dhe Evropa“. Ndërkaq, sa I përket radio reportazhit,tema ka qene kryesisht rreth vlerave turistike dhe ekologjike ne rajonin e Evropës Juglindore, në të cilin cmimin e dytë e mori Radio Dukagjini.
Eroll Grapci: Po, morëm vendin e dytë me reportazhin. Një punë e vyeshme nga kolegu I studios në Prishtinë, Ermal Panduri, I cili qysh edhe e shpjegoi juria, se ishte reportazhi më I shkurët ku janë të përfshira të gjitha. Po ne mirë e dimë se reportazhin e radios së Malit të Zit ë cilit I takoi vendi I aprë, është vështirë ta tejkalosh. Një reprotazh shumë I mirë, në vend të ngjarjes. Z.Moni e ka dëgjuar dhe e din se çfarë reportazhi ishte ai. Mirëpo, unë mendoj që tema ishte aktuale dhe se në mos të parin, ne merituam vendin e dytë,gjithsesi.
Dhurata Kaba: Patjetër. Rëndësi ka që të marrim shpërblime dhe se ka fituar Kosova. S´është me rëndësi nëse Radio Kosova apo Radio Dukagjini. Ka fituar Kosova dhe ne ju kemi deshmaur të tjerëve se me të vërtet ne dimë të punojmë ashtu siç duhet.
Eroll Grapci: Faleminderit edhe juve dhe të gjithë dëgjuesve të Radio Kosovës. Mirudegjofshim!
Myrvete Bunjaku gjate transmetimit te emisionit
Dhurata Kaba: Të dashur dëgjues, një buzëqeshje i pasuron ata që e marrin e nuk I varfëron   ata që e japin. Ajo është një shenjë miqësie. Ua ofron pushimin të lodhurve, ua  kthen guximin të dëshpëruarve. Atë nuk mund ta bleni as ta huazoni por as ta vidhni. Nëse takoni dike që ka harruar të buzëqesh, bëhuni zemërgjërë! Dhurojani buzëqeshjen tuaj, sepse buzëqeshja më së tepërmi I nevojitet atij që nuk mund t´ia dhurojë tjetrit. Ne ju dhuruam një program të jashtëzakonshëm mëngjesi, me shpërblimin e parë që fituam në një konkurencë të fortë në festivalin rajonal të radiove të Evropës Juglindorë “Zëri është vision-Tuzlla 2008”. Falenderojmë Mon Zhubin dhe autoren Ajete Beqiraj. Dhashtë Zoti, vitin e ardhshem me shpërblime të tjera.
Mon Zhubi: Nëse punojmë kështu, suksesi është I garantuar, sigurisht!

Autore e emisionit: Dhurata Kaba Mustafa

Operatore zëri: Myrvete Bunjaku