4 korrik 2008, Dojce Vele, „Ka ardhur koha qe institucionet e Kosoves te deshmojne autoritetin e tyre dhe permes nje plani konkret te kthejne situaten nen kontroll. Sepse, strukturat paralele nuk shperbehen me fjale“-deklarojne kreret e dy partive opozitare ne Kosove, Nexhat Daci dhe Ramush Haradinaj, pas takimit me shefin e UNMIK-ut Lamberto Zanier.
Dite me pare ne veri te Kosoves, serbet kane themeluar parlamentin e tyre, nderkohe qe ne baze te rezultateve te zgjedhjeve te 11 majit, vazhdon konstituimi i kuvendeve paralele te komunave. Per presidentin dhe kryeministrin e Kosoves, krijimi i stukturave paralele ne Kosove, eshte perpjekje e kote dhe e deshtuar. Por, kreret e dy partive opozitare, LDD dhe AAK, mendojne ndryshe.
„Institucionet nderkomtbare dhe ne vecanti, institucionet e Ksooves, duhet te fillojne me hapa te vegjel, jo me force, te demonstrojne qe jane pergjegjese dhe qe qytetaret te mund te kene gjume te rehatshem. Nuk e besoj se deri sot e kemi demonstruar kete. Dhe, vetem fjalet nuk mjaftojne!“-thote Nexhat Daci, kryetar i Lidhjes Demokratike te Dardanise.
„ Vetem reagimet se pajtohen apo nuk pajtohen, nuk mjaftojne per venjen e rregullit. Duhet nje plan,se si te veprohet rreth doganave, rreth vendosjes se nje jete ma te rregult ne veri. Ju i dini tashme qendrimet e mia...“-thote kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj.
Komente te tilla u bene pas takimit me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zanier. Nderkohe qe, shefi i UNMIkut Lamberto Zanieri theksoi nevojen e krijimit te urave te bashkepunimit me serbet e Kosoves dhe permes vendosjes se nje dialogu, te bejne zgjidhjen e problemeve te tyre.
Nje perpjekje e tille eshte vendimi i qeverise se Kosoves, per tíu vazhduar mandatin kater kryetareve te deritashem te komunave me shumice serbe te Kosoves: Leposavic, Zvecan, Zubin Potok dhe Shterpce. Presidenti i Ksooves, Fatmir Sejdiu ka shfaqur besimin, se me vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave me shumicë serbe në Kosovë, po krijohet mundësia për pranimin e realitetit të ri në vend. Por, ai nuk përjashtoi mundësinë e vështirësive në terren për shkak të presionit të vazhdueshëm nga Beogradi mbi serbët në Kosovë, për mos pranimin e institucioneve të Republikes se Kosovës.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele