Arkivi

Kosova kremton bashkë me Amerikën

4 korrik 2008, Dojce Vele, „Amerika është e përkushtuar ndaj Kosovës, ndaj popullit të saj, nga çdo grup etnik, çdo komuniteti vendor në çdo kënd të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në këtë rrugëtim”-tha mes të tjerash ambasadorja e SHBA-ve, në Prishtinë, Tina Kaidanoë, në ceremoninë e shënimit të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Amerikës, e cila po kremtohet edhe në Kosove.

Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë po shenohet me një varg manifesimesh. Presidenti I Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një telegram urimi dërguar presidentit të ShBA-ve, George Ë. Bush, në emër të qytetareve dhe të institucioneve të Ksooves, ndër të tjera, shkruan:
„Krijimi i shtetit tonë të ri ishte rezultat i një përpjekjeje të gjatë të popullit të Kosovës për liri e pavarësi dhe mbështetjes së pakrahasueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke çmuar kontributin e jashtëzakonshëm që shteti juaj ka bërë për popullin e Republikës së Kosovës, ne shpresojmë dhe punojmë për forcimin e mëtejmë të lidhjes se vecante që kemi mes dy shteteve tona”.
 Në vazhdën e manifestimeve kushtuar 4 korrikut, organizuar nga Kuvendi Komunal I Prishtinës, ambasada amerikane dhe Radio Televizioni i Kosovës, sonte, në qendër të kryeqytetit të Kosovës, mbahet manifestimi kulturor ”Tung Amerikë“. Me këtë rast, shoqata “Miqtë e Amerikës“ ka përgatitur një pano, në të cilen gjenden të gjithe ata që kanë ndihmuar Kosovën, por para të gjithëve, Amerika.
“Është ky një respect modest, por me një mesazh të fuqishëm; se populli I Kosovës nuk harron të gjitha veprimet që ndërmarrin, qoftë një individ apo një shtet“-thotë kryetari Agim Regjepi.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanoë  në një ceremoni festive të organizuar me rastin e shënimit të 4 Korrikut - Ditës së Pavarësisë së Amerikës, theksoi edhe një herë përkushtimin e shtetit të saj ndaj Kosovës.
“Amerika është e përkushtuar ndaj Kosovës, ndaj popullit të saj, ndaj çdo grupi etnik në çdo kënd të Kosovës. Dëshirojmë të shohim një të ardhme më të mirë për Kosovën, dhe do të punojmë së bashku me ju, për të këtë të ardhme.  Ky është premtimi ynë, dhe ky është zotimi ynë. Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në këtë rrugëtim!”-tha mes te tjerash, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Prishtinë, Tina Kaidanoë, në ceremoninë e shënimit të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Amerikës.
 Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në këtë rrugëtim”-tha mes te tjerash ambasadorja e SHBA-ve ne Prishtine, Tina Kaidanov, në ceremoninë e shënimit të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Amerikës, e cila po kremtohet edhe ne Kosove.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele