Arkivi

De Marnac: "Besimi nuk blihet ne dyqane"

25 korrik 2008, Radio Kosova & Blue Sky, Ne vazhden e vizitave te tij neper komunat e Kosoves, pak kohe para perfundimit te mandatit, komandanti I forcave te KFOR-it, Ksavier de Marnac, sot vizitoi komunen e Decanit.

Gjenerali de Marnac, pas  takimit me udheheqesit komunal, ai u takua edhe me asambleistet e komunes, pjesetaret te TMK-se dhe perfaqesues te shoqerise civile. Ne pyetjen e perfaqesuesit te shoqerise civile, lidhur me pikat e shpeshta te kontrollit dhe barrikadat e KFOR-it,  gjenerali de Marnac tha se:
 "Kjo qeshtje ka te beje me besimin I cili nuk blihet ne per dyqane, por eshte dicka qe ndertohet dhe fitohet. Dhe, kjo kerkon kohe.. Prandaj, une kerkoj mebshtetjen tuaj ne ruajtjen e kesaj sigurie, sepse eshte nje qeshtje qe nuk rregullohet per nje dite, sigurisht, me shpresen se ne nje te ardhme te afert nuk do te kemi nevoje me per masa te tilla".
I pyetur nga gazetaret se si do te ecen qeshtja e pronave te cilat kerkon Manastirit, kryetari I Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha, u pergjigj:
„Jemi ne nje proces te veshtire ne te cilin, gjerat s´mund te vendosen per nje dite. Procesi do te vazhdoje dhe ne shpresojme se do te gjejme mirekuptim ne kete qeshtje”.
Pas ketyre takimive, gjenerali de Marnac u prinoncua edhe per gazetare, njera nder pyetjet kyce te te cileve ishte per zhvillimet e djeshme ne Mitrovice, ku protesta e shqiptareve per largimin e tri maunave me materje kimike u shua brutalisht, nderkohe qe serbet e veriut nuk u trajtuan ne te njejten menyre.
"Nuk eshte imja te flas se kush trajtohet si qytetar I dores se pare e kush si I dores se dyte-tha gjenerali de Marnac. Ne kemi vendosur te vazhdojme punimet e ketij porjekti ne Suhadoll. Ne I kemi pajisjet dhe jemi te gatshem te fillojme punen per hir te ketyre njerezve, mirepo menyra se si do te vazhdoje varet nga UNMIK-u. Sic e dini z.Zanier eshte ne Nju jork ne takimin e keshillit te sigurimit. Une I telefonova dje dhe jam ne pritje te vendimit te UNMIK-ut per vazhdimin e punimeve“.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova & Blue Sky