7 korrik 2008, Dojçe Vele, „EULEX-i nuk është këtu për te zëvendësuar UNMIK-un. Ai është një mision krejt ndryshe, do të funksionoje si një mision në vete dhe me një mandat të qartë, i cil ido t´i rpaortojë Brukselit“-deklaroi, sot ne Prishtine, shefi i Misionit Evropian për Polici dhe Gjyqësi, në Kosovë, Iv de Kermabon. Lexo më shumë… Gloser: Gjermania ka lobuar per njohjen e Kosoves
Shefi i Misonit Evropian për Polici dhe Gjyqësi në Kosovë, Iv de Kermabon, përsëriti se misioni që ai drejton nuk do të jetë nën ombrellen e Kombeve të Bashkuara, por do të funksionoje si një mision në vete dhe me një mandat të qartë.
„EULEX-i nuk është këtu për te zëvendësuar UNMIK-un. Ai është një mission krejt ndryshe dhe ndërkohë po bëjmë konsultimet e nevojshme me faktorin vendor dhe ndërkombtar për të saktësuar fushat e veprimit. EULEX është këtu nën udhëheqjen e qartë evropiane dhe do të raportojë tek mekanizmat specifik ne Bruksel, të cilët merren me krizat civile në epërbërje të 27 vendeve anëtare dhe para shefit Havier Solana ”-tha Shefi I EUELX-it në Kosovë, Iv de Kermbaon, pas takimit me presidentin e Republikës së Kosovës, Famtir Sejdiun.
Megjithese i vetdishem sfidave për vendosjen e misionit të ri civil ndërkombtar në Kosovë, presidenti Sejdiu tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të zbatuar Planin e Ahtisarit dhe në kuadër të tij, të avancojnë edhe sistemin e gjyqësisë.
„Do të bashkëpunojmë edhe me mekanizmat e tjerë për të bërë një reformë të mirëfilltë në gjyqesor dhe t´i ipet aplikimit edhe të kësaj pjese moderne të ristrukturimit, siç e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës.“
Sa i përket themelimit të qeverisë së re, në Beograd, si shefi de Kermabo si presidenti Sejdiu, favorizuan ardhjen në krye të atyre që kanë qasje proevropiane. Ndërkohë që, presideti Sejdiu i kërkoi nga presidenti i Serbise, Boris Tadiç, që të dëshmojë në praktikë qasjet e deklaruara për politikat proevropiane.
Shefi i EUELX-it, Iv de Kermabon u taua edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, ndërsa në orët e pasditës do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Ajete Beqiraj, Dojce vele