6 tetor 2008, Radio Kosova, Komuna e Deçanit është ndër me te pasurat me burime arkeologjike, të cilat dëshmojnë për lashtësinë dhe autoktoninë shekullore të popullatës shqitpare. Projekti “Evidentimi i hapësirave arkeologjike te komunes se Decanit” eshte vetem nje nisme per hapjen e portes se kesaj lashtesie.
Hapesirat arkeologjike jane nje perle tjeter e thesarit te trashegimise se komunes se Decanit. Gjurme të vendbanimeve të lashta, objekte te kultit, shpella e varre deshmojne ekzistencen shekullore te popullit shqitpar ne keto treva, perderisa, projekti “Evidentimi i hapesirave arkeologjike te komunes se Decanit” konsiderohet si çeles per hapjen e kesaj porte lashtesie. Fondacioni Suedez “Trashëgimia Kulturore pa Kufi” (CHWB), pas realizimit të disa projekteve për restaurimin e kullave në disa vendbanime të Dukagjinit, tashme ka mbeshtetur idene e Institutit per Ruajtjen e Monumenteve Kulturore, ne Peje si dhe te Shoqates se Intelektualeve te Pavarur, ne Decan per evidentimin e objekteve dhe hapësirave arkeologjike.
Adem Lushaj, drejtor i Shoqates se Intelektualeve te Pavarur ne Decan, implementuese e ketij projekti:
“Qellimi jone eshte qe keto vende dhe objekte te merren nen perkujdesje insitucinale, qofshin qeveritare apo komunale. Kemi objekte apo vende te cilat shume lehte, me ane te asamblese komunale mund te futen si zona te mbrojtura, sic eshte Belleja, Shpella e Madhe, pastaj Kulla e Qelise e vende te tjera. Pra, qw te mbrohen institucionalisht prej disa “arkeologeve” joinstitucional, te cilet bejne vetem demtime duke bere germime te paautorizuara”.
Në 17 vendbanime të Decanit është evidentuar një thesar i çmueshëm i arkeologjisë i cili u nda ne: objekte kulti, kodrinoro malore si dhe te paevidentuara. Ndërkohë që vendet më të pasura arkeologjike janë vlerësuar “Çelia” dhe “Belleja”.
“Mund te permendim fshatin Belle, Carrabregun, Rastovicen, Shpatejin, Gramaçelin, Dashinocin Ratishin, Pobergjen e shume fshatra te tjera, si dhe zonat malore sic eshte Kulla e Qelise, Shpella e Madhe dhe te gjetura te tjera ne Carrabreg dhe Rastovice, te cilat japin me kuptu se keto vende lidhen me lashtesine tone kombtare”.
Dhe, pas gjithë kësaj është e domosdoshme që këto objekte dhe hapësira të konservohen dhe të merren në mbikëqyrje të institucioneve vendore, por edhe ndërkombëtare.
“Ne tash kemi pergatitur gjithe materjalin te cilin do t´ia dergojem asamblese komunalee, do te propozojme qe keto objekte te merren nen perkujdesje me nje vendim insitucional apo te ndahen edhe mjete per hulumtime”- thote Adem Lushaj, drejtor i OJQ-sw, “SHIP”, ne Decan.
Ndersa, Avdyl Hoxha drejtor i Institutit Rajonal per Ruajtjen dhe Mbrotjen e Monumenteve Kulturore, ne Peje, iu ben thirrje te gjitha institucioneve relevante te jene te njezeshem ne kerkesen per shpalljen e ketyre zonave, si zona me interes te vecante, ngase sipas tij, gjurmimet arkeologjike e as konservimi i ketyre hapesirave, nuk bie ndesh me statusin e Zonës me Rëndësi të Veçantë e as me Pakon e Ahtisarit.
Ajete Beqiraj,Radio Kosova